Archives for category: Fieri

Ndryshimet qe ka pesuar shoqeria Shqiptare gjate shekullit te 20 kane qene te medha. Keto ndryshime nuk kane kaluar pa rrjedhoja ose me mire pasoja qe kane ndikuar negativisht ne pasjen e nje shoqerie te civilizuar ose me mire te kulturuar.  Megjithate njeriu pershtatet shpejte me ndryshime ekonomike dhe shoqerore dhe i perqafon ato ashtu ne menyre te pavetedijshme.

Ndryshimet e fundit te nje shoqerie nen nje regjim diktatorial qe ne jemi deshmitare kane lene gjurme ne ndergjegjen e kombit.

Shqiperia sot eshte me e pasur se 20 apo 10 vjete te shkuara. Eshte kjo nje faktore qe njerezit jane me te lumtur?Shtrohet pyetja tjeter po aq vitale, eshte sot shoqeria Shqiptare me e edukuar? Or jemi me te lire se sot se ne periudhen komuniste? Kushdo mund direkt te jap nje pergjigje te thjeshte duke thene se ne sot jemi me te lire ( jemi me te vertete? ) ose jemi me te pasur por jo shume njerez do te pergjigjen qe Shqiptaret sot jane me te lumtur.

Ku eshte problemi qe shoqeria jone sot nuk duket e lumtur ne dukje? Kjo eshte nje teme qe duhet perfshije psikologe ose njerez  qe meren me menyren e te menduarit dhe te vepruarit te qenies njerezore ne nje situate dhe vend te caktuar. Por kjo nuk do te thote se nje mendim i nje obzervuesi  te njerezve nuk eshte me vlere.

Ne sistemin shkollor tradicionalisht ne Shqiperi nuk eshte inkurajuar menyra e te menduarit me koncept. Po ashtu ne na mungon nje menyre xhentile se si integrohemi me njeri tjetrin. Cfare do qe meson apo lexon do te jete e pa dobishme nese nuk arsyeton ose gjykon rreth vetes tende. Gjithashtu cfare eshte me e rendesishme eshte te njohesh mendimet e te tjereve. Kjo eshte e rendesishme sepse te ndihmon te formosh mendimet e tua.

Po ashtu eshte e rendesishme qe te arsyetosh opinionet e te tjereve qe te mos perserisesh ato te tyret sepse do te dukesh si papagalle. Gjithashtu, marja ne konsiderate jo vetem opinionet, mendimet por edhe ndjenjat e te tjereve eshte dicka virtuoze. Vetem duke pasur virtute te cmuara kupton vlerat e njerezimit. Nese zoteron parime te cmuara ne jete e cila eshte nje pamje e njeriut pa keqdashje, hile, zakone te keqija dhe dikush qe eshte i veshtire, nuk demonstron gje tjeter por nje shembull te nje njeriu virtuoz. Kjo cilesi duhet te te shoqeroje cdo njeri si ne jeten private dhe ate publike. Te jeshe xhentil rreth grave, femijeve dhe kushdo dhe nese je i tille te tjeret deshirojne te jene ne shoqerine tende dhe te pelqejne. Po ashtu thyerja e premtimit te bere, demontron asgje tjeter por nje karakter te dobet, pandershmeri dhe immoralitet. Dikush qe eshte i tille nuk mund te te shihet por vec nje person qe nuk ka parime dhe eshte i shemtuar nen syrin e njerezve, dhe ata qe jane besimtare ne syte e Zotit.

Nje aspekt tjeter qe eshte karakteristike e thuajse cdo shoqerie duhet te pushtoje mendjen e nje njeriu me virtute: kjo eshte te jeshe i bindur qe askush nuk eshte i pa rendesishem dhe mos-perfillja te kushton nje dite. Kjo eshte e lidhur me te qenit i afte te kuptosh te tjeret dhe te ti trajtosh ate me dinjitet. Nese njeriu ben nje gabim me kohen duhet te falet por perbuzja, mosperfillja kurre nuk falet sepse cdo qenie njerezore ka krenari.

Qenia njerezore eshte nje kompleks komponentesh, si arsye, deshire, vullnete, pasione, oreks dhe keta komponent jane ne perqindje te ndryshme ne nje individ dhe njerezit jane te ndryshem nga njeri tjetri. Nje komponent qe te gjithe e kane eshte arsyetimi  e cila duhet te udheheq jeten e individi pa perfshire pasionet. Nese gjithmon arsyeton perpara cdo veprimi, nje person eshte i destinuar te jete i sukseshem ne jete dhe ai do te kete nje familje e shendoshe dhe si pasoje nje shoqeri te shendoshe ashtu se Greket e Lashte thane: nje individ me mendje te shendoshe do te thote nje shoqeri e shendoshe.

Me duket sikur po vdes.

Ketu i vetmuar i larguar,

ku meson te verteten sot. Dua te tju tregoje jo me shume se kaq. Nuk ka zgjidhje

dhe te gjitha shpresat me kane braktisur dhe e gjithe kjo eshte i madh zhgenjim!

Dua te ta provoje dhe te qaje dhe njehere, lote qe te kthjellojne,

dhe ndoshta dhe njehere tjeter e kaluara mahnitese,

dashurine do te rrise,

aty brenda meje dhe brenda kenges tende

ku une do te gjeje, ty te pafajshme,

Shqiponjen qe majat me te larta pushton,

ashtu si femije i vogel,

dhe bashke me te gjithe kujat,

Shqiponja me syte e mprehte krenare qendron!

 

 

Keto vezhgime jane nje permbledhje e shkurter e shkrimtares Amerikane qe ka jetuar ne Shqiperi per disa vite dhe ka punuar per Banken Boterore me emrin Susan E. Pritchett Post.

Nje nga shembujte qe ajo analizon ne librin e saj qe titullohet Grate ne Shqiperine Moderne eshte: Shume shpesh informacionet jane premtuar per neser, por kurre nuk arrijne. Nga keto moskuptime te sjelljes se Shqiptareve qe ajo punonte,ajo donte te arrinte te kuptonte arsyen, perse ky lloje mentaliteti?. Se si  e anlizon ajo kete sjellje dhe konkluzionin qe arrin, eshte teper interesant dhe konkrete doja te thoja. Ajo thote se kur punonim ne nje projekt dhe kishim objektivat te caktuara, qe do te arrinim.Nuk kishte ide te qarta se cfare hapash do te ndermerreshin per te arritur keto objektiva, si perfundim cfare strategjie duhej ndjekur? Por thote ajo, mund te merrje vesh se cfare aktualisht do te ndodhte duke pire kafe me te tjere.  Ose ajo shton, mund te marresh veshe mbas disa vitesh se cfare do te arrihet, por jo shume e qarte se cfare objektivash do arriheshin, ose objektivat ishin te ndryshme me ato qe ishin vendosur ne fillim te projektit.  Ne nje raste Susane, ngaqe ishte teper e zhgenjyer se cfare po ndodhte dhe nuk po arrihej, cka ishte planifikuar fton per nje kafe nje nga drejtuesit  (Shqiptare) per nje kafe dhe e pyet perse nuk po progreson asgje, kur disa nga njerezit e perfshire ne kete projekt kane punuar shume. Ky person i pergjigjet asaj me gjakftohtesi duke i thene ” Susan, ti nuk kupton. Nese nuk ben asgje, nuk arrin te besh gabime”.

Nuk  mund te te them, nese njeri nga ne Shqiptaret do te ishim ne nje projekt ne nje vend jashte Shqiperise dhe dikush do te fliste me kete gjuhe cili do te kish qene reagimi! Kjo vjene dhe nga nje regjim qe ndrydhi cdo njeri me iniciative. Nje pune, ne kohen e socializmit nuk varej thote autorja nga krijimtaria, ose ide te reja por direkt nga zabitimi i urdhrave.

Po ashtu autorja arrine ne konkluzionin duke punuar me Shqiptare, qe Shqiptaret jane burokrate dhe pelqejne te komplikojne problemet.  Ajo vazhdon te komentoje,  ndoshta kishte njerez qe me qellim i komplikonin problemet. Ajo mer si shmebull, ligjet jane hartuar ne ate menyre qe jane jo te prere, ku ka vende per spekullime. Me shume ligjet Shqiptare thote ajo, jane si udhezime dhe jo si rregulla qe kerkojne te mos thyhen.  Procedurat e ndryshme jane pa vlere, dhe ka konflikte midis nevojat e njerezve -bazuar ne shmebuje historike-te zbatohen urdhra te njerezve siper atije, dhe deshirat e njeriut te kenaq interesat e tije dhe te klanit te tije. Ky konkluzion qe ajo ka arritur eshte me shume se i vertete. Problemi eshte qe, Shqiptaret e kane shume te lehte te gjykojne te tjeret qe nuk jane pjese e klanit, apo familjes se tyre, por nuk kane aftesine te mendojne, the perfyturojne, se si te tjeret i mendojne dhe perceptojne veprimet e tyre. Te punosh me Shqiptaret ku intelligjenca nuk mungon eshte, si te futesh veten ne nje qark ku nuk ke rrugedalje.

Nje nga konstantimet qe eshte teper serioze,  autorja ka bere ne librin e saje eshte, qe Shqiptaret kurre nuk tregojne te verteten rreth jetes se tyre personale dhe rreth biznesit. Si pasoje e kesaje karakteristike e cila eshte konstantuar edhe nga te huaj te tjere, shume investitore kane lene Shqiperine, sepse ishin genjyer shume shpeshe nga Shqiptaret. Nese themi qe ky mentalitet i njerezve ne Shqiperi nuk ndihmon jo vetem individed, por,  me e keqja eshte qe, gjithe shoqeria vuan si pasoje e ketije mentaliteti. Por si cdo veprim e ka nje shkak. Jo vetem gjate periudhes komuniste por ndoshta nder shekuje Shqiptaret nuk kane demonstruar arsyetim te thelle. Cfare kjo do te thote eshte qe: arsyeja nuk eshte inkurujuar. Kjo nuk do te thote qe ne Shqiperi nuk ka pasur intelligjence. Shoqerise Shqiptare i eshte diktuar se cfare te mendoje. Simbolet kane qene historikisht dicka qe jane respektuar, por Shqiptareve ju ka munguar trajnimi i mendjes se si te krijoje ose te marri iniciative te arrije objektiva te caktuara. Per gjysem shekulli Shqiptareve  u ishte thene se si te ushqeheshin, se sa te pavarur ishin- kur cdo kush e dinte qe ato ishin genjeshtra. Dhe ne keto kushte Shqiptaret, nuk kishin zgjedhje, por te perserisnin fjalet ose propoganden si papagall.

Shqiptaret thekson autorja nuk jane te hapur te shkembjene informacion. Aty mund te pikasesh qe nuk kane besim tek njeri tjetri. Ata operojne ne pune sikur cdo gje qe bejne eshte sekret. Kjo prape reflekton se si ishte operuar ne zyrat ish-komuniste por ne shume raste dikush qe mban informacione ka interes personal.

Shqiptaret ajo vazhdon kane nje reputacion per te piset dhe te pasjellshem nga Perendimoret Europiane dhe standarded Amerikane.  Eshte e pashmangshme nese jeton ne Shqiperi te mos shohesh veprime te shemtuara si ,te shohesh burra te pa-rruajtur ne rruget e qytetit te Tiranes edhe ne qytete te tjera, te palare, shfryjne hundet dhe urinojne ne rruge. Po ashtu nje nga zakonet e shemtuara qe sheh eshte e peshtyra ne rruge, femije te palare dhe era e trupit eshte e padurueshme.

Me ardhjen e demokracise jane shtuar disa veprime te shemtuara te tjera si agresiviteti ne rruge kur njerezit ngasin makinat, no respekt per dritat e trafikut, hedhjen e plehrave ne toke, veshja extravagante ose tualeti i ekzagjeruar.

Nje permbledhje jo shume larg realitetit te shoqerise Shqiptare. Lexuesit e ketije posti jane te ftuar te sjellin dhe ndajne experiencat e tyre si te keqija dhe sugjerime se si disa gjera qe nuk kushtojne leke mund te eliminohen.