Ndryshimet qe ka pesuar shoqeria Shqiptare gjate shekullit te 20 kane qene te medha. Keto ndryshime nuk kane kaluar pa rrjedhoja ose me mire pasoja qe kane ndikuar negativisht ne pasjen e nje shoqerie te civilizuar ose me mire te kulturuar.  Megjithate njeriu pershtatet shpejte me ndryshime ekonomike dhe shoqerore dhe i perqafon ato ashtu ne menyre te pavetedijshme.

Ndryshimet e fundit te nje shoqerie nen nje regjim diktatorial qe ne jemi deshmitare kane lene gjurme ne ndergjegjen e kombit.

Shqiperia sot eshte me e pasur se 20 apo 10 vjete te shkuara. Eshte kjo nje faktore qe njerezit jane me te lumtur?Shtrohet pyetja tjeter po aq vitale, eshte sot shoqeria Shqiptare me e edukuar? Or jemi me te lire se sot se ne periudhen komuniste? Kushdo mund direkt te jap nje pergjigje te thjeshte duke thene se ne sot jemi me te lire ( jemi me te vertete? ) ose jemi me te pasur por jo shume njerez do te pergjigjen qe Shqiptaret sot jane me te lumtur.

Ku eshte problemi qe shoqeria jone sot nuk duket e lumtur ne dukje? Kjo eshte nje teme qe duhet perfshije psikologe ose njerez  qe meren me menyren e te menduarit dhe te vepruarit te qenies njerezore ne nje situate dhe vend te caktuar. Por kjo nuk do te thote se nje mendim i nje obzervuesi  te njerezve nuk eshte me vlere.

Ne sistemin shkollor tradicionalisht ne Shqiperi nuk eshte inkurajuar menyra e te menduarit me koncept. Po ashtu ne na mungon nje menyre xhentile se si integrohemi me njeri tjetrin. Cfare do qe meson apo lexon do te jete e pa dobishme nese nuk arsyeton ose gjykon rreth vetes tende. Gjithashtu cfare eshte me e rendesishme eshte te njohesh mendimet e te tjereve. Kjo eshte e rendesishme sepse te ndihmon te formosh mendimet e tua.

Po ashtu eshte e rendesishme qe te arsyetosh opinionet e te tjereve qe te mos perserisesh ato te tyret sepse do te dukesh si papagalle. Gjithashtu, marja ne konsiderate jo vetem opinionet, mendimet por edhe ndjenjat e te tjereve eshte dicka virtuoze. Vetem duke pasur virtute te cmuara kupton vlerat e njerezimit. Nese zoteron parime te cmuara ne jete e cila eshte nje pamje e njeriut pa keqdashje, hile, zakone te keqija dhe dikush qe eshte i veshtire, nuk demonstron gje tjeter por nje shembull te nje njeriu virtuoz. Kjo cilesi duhet te te shoqeroje cdo njeri si ne jeten private dhe ate publike. Te jeshe xhentil rreth grave, femijeve dhe kushdo dhe nese je i tille te tjeret deshirojne te jene ne shoqerine tende dhe te pelqejne. Po ashtu thyerja e premtimit te bere, demontron asgje tjeter por nje karakter te dobet, pandershmeri dhe immoralitet. Dikush qe eshte i tille nuk mund te te shihet por vec nje person qe nuk ka parime dhe eshte i shemtuar nen syrin e njerezve, dhe ata qe jane besimtare ne syte e Zotit.

Nje aspekt tjeter qe eshte karakteristike e thuajse cdo shoqerie duhet te pushtoje mendjen e nje njeriu me virtute: kjo eshte te jeshe i bindur qe askush nuk eshte i pa rendesishem dhe mos-perfillja te kushton nje dite. Kjo eshte e lidhur me te qenit i afte te kuptosh te tjeret dhe te ti trajtosh ate me dinjitet. Nese njeriu ben nje gabim me kohen duhet te falet por perbuzja, mosperfillja kurre nuk falet sepse cdo qenie njerezore ka krenari.

Qenia njerezore eshte nje kompleks komponentesh, si arsye, deshire, vullnete, pasione, oreks dhe keta komponent jane ne perqindje te ndryshme ne nje individ dhe njerezit jane te ndryshem nga njeri tjetri. Nje komponent qe te gjithe e kane eshte arsyetimi  e cila duhet te udheheq jeten e individi pa perfshire pasionet. Nese gjithmon arsyeton perpara cdo veprimi, nje person eshte i destinuar te jete i sukseshem ne jete dhe ai do te kete nje familje e shendoshe dhe si pasoje nje shoqeri te shendoshe ashtu se Greket e Lashte thane: nje individ me mendje te shendoshe do te thote nje shoqeri e shendoshe.