Historia e Lashte Greke dhe Romake do te jete nje subjekt qe njerezimi gjithmon do paraqes interes te madh. Arsyet jane me shume se disa, duke filluar, qe nga mendimi filosofik, arkitektura, arti, zbulimet shkencor dhe shume aspekte te tjera te cilat Europa fatemiresisht ka trasheguar.

http://youtu.be/h89uTq6URiw http://youtu.be/h89uTq6URiw.

Ne nje program ne kohet e fundit ne BBC 4 ( FOUR) ne Britani u konstatua pas vitesh ose dekada me mire te thuhet qe kompjuteri i pare i gjetur ne dete, ne nje anije Romake te mbytur qe ishte ne udhetim drejt brigjeve te Izmirit te Turqise ose me mire Dardanellet. Ky kompjuteri i quajtur Antikythera Mekanizm nuk eshte tjeter vec nje deshmi e gjalle se sa te sofistikuar Greket kane qene 2000 vjete te shkuar ne aspektin shkencor. Ka mendime te ndryshme qe ky mekanizem mund te jete arritur nga Arkimedi qe kishte origjinen e tije nga Korinthi.

Cfare ishte interesante gjate ketije programi, ishte se gjate de-kodifikimit te simboleve te shkrujatura ne kete mekanizem  , dhe ku njeri nga simbolet ishte ne formen e F’s e shkruajtur me dore do te thoshte ora- e cila ne Greqishten e vjeter ishte hora. Fjala ora ne te shprehur dhe hora ne te shkruajtur eshte njelloje si ne Shqip -ora- koha. Me kete fjale e cila nuk deshmon qe fjala shqip ora eshte marre nga Ilirishtja dhe eshte perdorur ne Greqisht, por deshmon lidhjen e forte qe gjuha jone e sotme qe ne flasim eshte e vjeter dhe ka importuar ashtu si mund te te kete marre fjale nga fqinjet e saje ashtu si ndodh gradualisht popujt marrin dhe japin nder tyre spontanisht.

Nje liber akademik me titull Shoqeria Romake, i shkruajtur nga Donald Dudley Profesor i Latinishtes ne Birmingham Britani nga 1955-1972, shkruan nder te tjera rreth lashtesise dhe origjines se Romakeve keshtu: Ne Veri-Lindje nje popull i vjeter te qujatur Veneti, ndoshta me origjine Ilire te cilet vazhdojne te mbajne po te njejtin emer.  Ai vazhdon, ne dime shume pak rreth ketyre popujve te cilet rreth viteve 850 para eres sone populluan cfare eshte sot Lombardy and Piedemont.  Po ashtu nje nje nga shkrimet e tije Strabo thote se- ndoshta disa nga viset e Zvicres jane me origjine Ilire.

Historia vazhdon me betejat a saje se si Roma fiton dominancen e saje duke fituar mbi popuj te tjere. Nje ngjarje interesante eshte per tu permendur e cila perseri deshmon lidhjen e Ilirise me Romaket. Ne nje nga betejat qe u luftua midis Samnites dhe Romakeve ne 295 para eres sone ku Romaket fituan. Gjeneralet qe ishin shkelqyen nga te dy anet por nje nga emrat qe Romaket e nderuan dhe qe ishte nga Samnitet ishte Gellius Egnatius. Ai ishte nje nga luftetaret qe kishte vizionin e nje Italie te lire. Si mund qe gjithkush te imagjinoje qe rruga Egnatia ka marre emrin e tije, ne nder te tije.http://youtu.be/AhQ32-nC12A

Romaket pas betejes me Pirron fituan hegjemonin e tyre ne Mesdhe dhe filluan te ndertonin rruge te ndryshme. Nje nga rruget qe ata ndertuan, ishte Rruga Engatia me 13o para eres sone.  Qellimi i ndertimit te kesaj rruge ishte te lidhte Portin e Brindizit i cile ishte qendra ndermjet Greqise dhe Orientit me Durresin dhe Apollonine. Rruga Egnatia u ndertua me qellimin qe te lidhte portet e Adriatikut me Azine ose Turqine e sotme. Kjo rruge ishte arteria kryesore nder Perendim dhe Lindje te Perandorise Romake. Shqiperia sot ka fatin te shohe kete rruge shenjat saje te gjalla ne viset e saje megjithese per vete vendin kjo rruge nuk solli zhvillime pozitive si ne aspektin politik dhe ekonomik.

Iliret duhet dhe traditat e tyre duhet te kene qene te studjuara nga shkrimtaret Romake dhe te njohura ne detaje. Nje nga ata eshte M. Terrentius Varro. Ai botoj nje liber per agrikulturen ne vitin 37 para Krishtit. Ne kete liber nder te tjerash ne aspektin e rritjes se mushkave ai thote: Ata qe kujdesen per kafshet duhet te shkruajne dhe lexojne dhe duhet te kene liber me vete rreth kuajve dhe mushkave ne te cilet duhet te dije semundjet dhe se si mund te te sheroje ato.  Po ashtu vazdhon ai: grate duhet te lejohen te shkojne me kafshet ne male ashtu sic ndodh ne Iliri.

Askush nuk thote te kunderten kundrejt ekzistences Ilire ne bregun e Adriatikut por ne pasardhsit e sotem, duhet te pasurojme historine tone ne shume aspekte. Duhet te shohim boten te vogel si pjese e nje bote te madhe ashtu si ne te vertete jemi dhe kjo realizohet duke pasuruar mendjen tone. Shoqerite me te avancuara sot mirepresin cdo kulture, besim dhe inkurajojne nje shoqeri multi-etnike.Rrjedhojat e kesaj menyre te menduari te mundeson qe te mos mendosh dhe zvogelosh hapesiren tende. Nese jeton ne nje bote te vogel dhe mbyllesh ne te ajo bote do te behet cdo dite dhe me e vogel dhe njeriu do te ndeje sikur rreth tije nuk ka oksigjen te marre fryme lirisht.