Brezat e vjeter historikisht ankohen per brezin e ri. Prinderit tane shprehin ankesa ose mos-pajtohen me veprimet e brezit me te ri duke thene : ne kohen tone nuk kishte keshtu ose ne nuk silleshim keshtu dhe te tjera si keto. Por brezi i vjeter nuk ishte ne ato kushte qe eshte brezi i ri- konflikti i brezave do te na shoqerojn ashtu si edhe ankesat tona ose te tyre. Asgje per tu alarmuar!

Por duhet te jene disa parime ose njohja e nje kodi miresjellje qe duhet shoqerojn cdo brez. Brezi i ri duhet te pajiset me cilesit me te mira te kultures eksteriore e cila fillon ne familje. Brezi i ri duhet te edukohet me ndjekjen ne menyre strikte te kodit te miresjelljes- dhe kjo pergjegjesi duhet te bjere mbi nenat.

Parimet themelore te sjelljes me etiket si ne shtepi dhe jashte saj nuk duhet te neglizhohen. Nese neglizhohen- pasojat jane jo vetem ankesat e brezit te vjeter, por ndeshesh me nje shoqeri qe eshte e veshtire ta dashurosh!

Djeme dhe Vajza:

Mos flisni me ze te larte. Kur jeni jashte ( djemte kur luani futboll) mund te ngrini zerin. Kur jeni ne shtepi ose prane tavolines se ngrenies ose ne shoqerin e te tjereve- modero zerin.

Mos harro qe nena juaj eshte nje zonje dhe nese e takon ate ne rruge, pershendete. Nese e takon ate ne oborrin e shtepis ose ne shkalle, leri rruge qe ajo te kaloj, nese uleni per te ngren leri vendin me prestigjioz, ofro ndihm kur ajo ka dicka ne dore ose per cdo gje tjeter. Nena juaj ben cdo dite gjera per ju. Nje femij i denj duhet te ofroj ndihm nenes se vete kurdo qe mundet.

Djem: nese keni motra , mos harro ti trajtosh ato me respekt. Kjo nuk eshte sepse ato jane me te mira se ju, or kane nevoj per mbrojtjen tuaj se jane vajza or jo per dicka tjeter pa vlere, por per te vetmen arsye dhe te thjeshte qe vellaj duhet te jete krenar per gjinin femerore. Dhe nje vella qe ndjen krenari per motrat e tij me gjithe zemer, eshte vella i vertete.

Te jeshe i sjellshem nuk eshte dobesi. Te jeshe i pa sjellshem, arrogant, pa kurojo dhe cilesi si keto tregojn qe je i dobet.Kur te ulesh per te ngrene, berrylat te mos jene ne tavoline. Mos e mbush gojen plote dhe mos fol kur ke ushqim ne goje Mos bej zhurme kur pi uje, vere or cfare do lloje pije. Mos u ul i pari ne tavoline dhe mos u ngri i pari nga tavolina. Nese ke vizitor ne shtepi pershendeti me perzemersi. Bisedo me gostiaret, mos nderpri fjalen kur dikush tjeter flet.

Kur je ne shkoll- meso dhe lexo dhe prezanto veten tende me ndershmeri. Ki respekt per veten tende.

Vajza: pervec cfare eshte permendur me larte- kerkohet nje finese nga ju ne vecanti. Mos mendo se miresjellja e vellajit eshte nje e drejt qe ty te takon. Ai pret te njejten gje nga ty. Bashke me vellan te jeshe mbeshtetje e prinderve. Meso si te jeshe nje nene, moter, mikesh, e dashur dhe grua e mire.Rrenjet e parimeve te jetes tende fillojn ne familjen qe ti vete je pjesetare!

Nese sheh dicka qe nuk shkon gjej rruget qe te sjellesh ndryshime. Shfrytezo librat, internetin dhe cdo gje qe bie ne duart tua te kultivosh mendjen tende, dhe te inspirosh te tjeret me femininitetin tend. Shmang leximet e disa Revistave te cilat kan per qellim te denigrojn kultivimin e mendjes duke u perqendruar ne shpenzime kolosale kohe dhe pasurie ne paraqitjen e jashtme. Mos shpenzo kohe te shikosh programe si Big Brother or te kesij lloji. Eshte humbje kohe. Edukimi yt kerkon nje jete te tere. Mos e humb rastin.

Mos perdor gjuhen e rruges. Mos shkruaj or fol duke perdorur iniciale. Eshte zakoni i keq dhe kur te kerkosh te punesohesh, harron te flasesh dhe te shkruash profesionalisht.