Cfare eshte jeta eshte nje pyetje qe e shtrojme kur jemi adoleshent?
Nje pyetje qe nuk mer pergjigje precise!

Studenter ose ata qe ne Shtator do te behen student shpresojne qe gjate studimeve te tyre do te marin nje pergjigje dhe do te jene te afte te kuptojne boten qe i rrethon. Ne kete shkrim te shkurter ne asnje menyre, askush nuk duhet mendoj qe shpjegon cfare eshte jeta.

Por disa percaktime te vogla se si te integrohemi ne boten e te rriturve do vijojne. Qe te shpjegosh cfare eshte jeta eshte e veshtire te te japesh nje pergjigje ekzakte. Per cka ne shohim, pra, realitetin eshte me e veshtire te ta kuptosh dhe te flasesh. Pra ne shkoll ne shkojme te mesojme se si te mendojme. Me nje fjale studentet qe ne momentin qe jane pranuar ne shkolle, jane te afte te mendojne, pra diferenca ketu eshte jo se cfare ata mendojne.

Le te sjellim nje shembull se si dy te rinj ne Tirane shkojne ne nje bar dhe bisedojn rreth politikes dhe politikave. Nje teme qe shume nga ne diskutojme pa pushim per fat te keq sot. Njeri nga djemt beson se e majta ne Shqiperi do te sjell ndryshime me te medha ne punesimin e njerezve. Kurse tjetri beson se e djathta, ka nje program me te mire per uljen e papunesis. Nese keta dy djem takohen prape mbas kater vjetesh dhe bisedojne per te njejten tem, do pajtohen ose mospajtohen me opinionet e njejta qe kishin para kater vjetesh.Kjo ndodh sepse ata te dy kane nje shpjegim per idet ose opnionet e tyre. Pra e njejta gje per dy njerez te ndryshem ka perceptime te ndryshme duke u nisur nga eksperienca. Cfare ne duhet te mos pranojme ne kete rast duhet te jet qe asnjeri nga opinionet e njerit eshte i verte dhe tjetri falco ose i keq, kjo vjen nga tolerance dhe diversifikimi.

Duke u nisur nga eksperienca dhe qellime personale njeriu arrin konkluzione te caktuara. Ketu hyne ne skene arroganca. Cfare deshiroj te them ketu eshte qe: te dy keta djem jane te bindur qe opnionet e tyre jane te palekundura duke dhene shembuj te ndryshem te mbeshtesin teorit e tyre. Te dy ata bashke mund te jene te neveritshem me arrogancen, verberin dhe mendje shkurtesin, te cilet jane si nje i burgosur qe nuk e di qe ne fakt eshte brenda ne burg.

Problemi ketu eshte qe te mesosh se si te perceptosh, mendosh, kthjellohesh : te jeshe me pak arrogant, to konsiderosh opinionet e tua dhe vertetsin e argumentave te tua, sepse nje dite ato opinione qe ti prezanton si te verteta nje perqindje e madhe mund te jete gabim.

Nje experience tjeter qe do te doja te permendja eshte qe ndonjeher ne mendojme pa qene ne dijeni qe: une jam qendra e universit, nje qenie qe eshte e gjalle dhe personi me i rendesishem qe ekziston. Natyrisht ne te gjith mendojme keshtu, e cila eshte nje ndjenj e neveritshme kur e mendon , por brenda te gjith ne kjo ndjejn ekziston. Eshte me se e vertet qe nje femij i porsalindur qane me te madhe per vemendje dhe ai nuk eshte ne dijeni qe eshte nje bebi tjeter qe ekziston ne kete univers.Bota qe ne jetojme eshte aty para teje, prapa, ne te majten dhe te djathten tende, ne televizor, pra kudo. Mendimet dhe ndjenjat e tua jane imediate, te prekshme dhe urgjente, por te te tjereve duhet te transmetohen ty.

Pra njeriu ka lindur me disa disfunksione qe ai nuk eshte ne dijeni ne aspektin social, duke menduar vec per vete dhe cdo gje e orienton rreth vetes ashti si Greket e vjeter e perkufizonin te qenit egoism. Pra njeriu lind egoist. Pra ky defekt natyral njerezit duhet te ta shohin si dicka qe eshte e riparueshme e cila eshte integrimi yt ne jete me te tjeret dhe boten qe te rrethon. Ky integrim perfshin njohuri dhe inteligjenc.

Te dish se si te mendosh eshte te kesh kontrol mbi ate qe mendon dhe cfare mendon. Ne fakt eshte te zgjedhesh se sa vemendje te ti kushtosh dhe te ndertosh nje kuptim mbi dicka qe ke pare ose verejtur. Kur je ne moshe te re nuk e di se cfare problemesh do hasesh kur hyne ne boten e te rriturve. Pra mendja eshte, eshtu nje proverb e vjeter thote, eshte gje e madhe. Por eshte e vertet pavaresisht se tingellon si shprehje vulgare. Ne shkolle nuk meson se sa e veshtire jeta e nje te rrituri. Pra ti duhet te jesh sklav i mendjes tende dhe i difekteve natyrale, dhe I vetem ne kete bote cdo dite qe kalon dhe cdo dite qe vjen. Kjo mund te duket si hiperbol ose abstrakte qe nuk ka asnje kuptim por kjo eshte dicka qe ne vetvete eshte e dhembshme ta perceptosh.

Te sjellim shembuj konkret pasi nje student eshte diplomuar. Askush nuk te meson ose flet ne fjalimet e qe degjon rreth disa aspekteve te jetes, sigurimi i nje vendi pune, rutina, te rrish ne zyre 8-9 ore, te shkosh ne shtepi pas kesaj dite te gjate te gatuash darke, dhe perreth dy oreve qe mund te kesh kohe duhet te pergatitesh per diten e neserme. Por problem nuk mbaron ketu, ne raste te shpeshta nuk ke ushqime ne shtepi, dhe ke mbetur ne trafik, pazari eshte mbyllur dhe do shkosh ne supermarket ku ka radhe. Pra, te gjitha keto po te ndjekesh instiktin tend, jeta behet cdo dite miserje, sepse eshte cdo gje penges per ty qe te kesh nje dite te qete pa probleme, kur ti sheh qe dikush flet me ze te larte ne celular, te parakalon ty ne trafik, te shikon me zemerim. Ti mendon perse keta njerez jane kaq te neveritshem dhe nuk mendojne. Ti po ashtu gjate jetes tende te nje te rrituri do te zhgenjehesh kur sheh njerez me makina luksoze, ose njerez qe hedhin plehra ne rruge, luajne muzik me ze te larte dhe nuk mendojne per fqinjet e tyre qe kane femij te porsalindur ose njerez te moshuar.

Keta njerez te irritojne ty aq shume per arsyen qe ti mendon, se ne te ardhmen femijet tu do te zhgenjehen me brezin tim i cili harxhon karburant duke ngar makina luksoze, ndot ambjentin dhe te tjera si keto. Kjo menyre te menduari eshte automatike dhe kjo eshte ajo qe determinon cfare eshte e rendesishme per ty dhe prioritare. Pra ti kerkon qe bota rreth teje te jete ashtu si e deshiron ti.

Por ne disa raste ato qe te sjellin ty merzitje mund te ket nje shpjegim. Per shembull nese nje makin te parakalon ty, mund te kete nje te semure me vehte. Nje tjeter qe flet me ze te larte ne celular mund te kete marre nje lajme te hidhur ose mund te ti kete ndodhur dicka qe e ka merzitur. Por po ashtu ti mund te veprosh jo aq ndryshe nga ata qe te kane nervozuar ty por nuk je ne dijeni, dhe po ashtu nuk je ne dijeni qe jeta e ketyre njerezve mund te jete me me problem se e jotja. Ti sheh nje grua qe hedh plehra ne rruge dhe te neverit kjo sjellje me te drejte. Por ti nuk e di qe kjo grua ka nje burre qe po vdes nga kanceri dhe dy femije te vegjel, ose askush nuk e ka edukuar qe plehrat nuk duhen lene ne rruge, sepse ajo sapo ka mberritur nga nje fshat i vogel ku ndotja e ambjentit nuk behet problem per te tjeret. Pra ne jeten e te rriturit ti duhet te ti konsiderosh te gjitha keto variante dhe jeta jote nuk do te jete aq zhgenjyese. Ne fakt eshte ne doren tende qe te ta shikosh dhe trajtosh boten qe te rrethon me dashamiresi dhe mirekuptim.

Si konklusion, varet se si ti e shikon boten, pra vetem ti vendos se si ta shohesh ate. Eshte liria e vertet e studimeve, edukimit se si te integrohesh. Ti dhe vetem ti vendos se cfare ka rendesi dhe kuptim dhe cfare nuk ka.