Zgjedhjet, Qershor 2013!

Nje periudhe e shpresave, premtimeve, pasiguris, ndryshimeve dhe nje periudhe e venjes ne dukje me shume se here tjeter, demokracis sone te brishte.Kjo periudhe eshte e dominuar nga politikan qe jeta e tyre eshte e dominuar nga programe dhe reforma te cilat flasin per jeten e njerezve, te cilat prekin cdo qeliz te kombit!

Kushdo qe eshte neutral dhe e shikon me imtesi kete periudh krijon nje mendim qe eshte i pa kontestueshem-Shqiperia eshte nje shoqeri ku lideret me karakter te forte pelqehen ende. Nje lider qe eshte i ” bute” ndoshta nuk do te jete po aq terheqes i turmes e cila pelqen te brohorasin dhe perplasin duart.Kjo turme qe Greket e vjeter e quanin plebs dhe para disa vjetesh Zoti Sali Berisha ne fjalimet e tij permendte fjalen pleb or plebishit ne vend te fjales popull. Por ashtu si per gjysem shekulli qe turma ose populli ose plebs (e cia eshte fjale angleze) kishte brohoritur per fjalime te ngjashme nga toni, por jo nga permbajtja.

Klasa politike jo vetem qe e perdor popullsin sot ashtu si gjithmon me qellim te fitoj voten e tyre me premtimet e tyre para fushates elektorale, por nuk e kupton qe e ofendon ate me sloganet e tyre, te cilat ata me mire se cdokush tjeter e dine qe jane fjale ne ere. Premtimet e politikaneve jane gjigante dhe do te ndryshojne vendin ne shkalle kombetare thuhet nga te dyja palet. Por nje njeri i thjeshte sot qe nuk eshte i punesuar kerkon te punesohet dhe eshte i pa afte te kete ne mendjen e tij nje foto me te madhe te te gjithe kombit. Cfare nje njeri i thjeshte kerkon?

Sa e trishtueshme eshte per nje person kur shpresat e tij jane varura ne, dhe, nga politika?
Te marim nje shembull qe nuk ka ndodhur por ne fakt eshte ne mendjen e njerezve qe jane hallexhinj sot ne cdo skaj te Shqiperis. Ai shkon dhe perkrah njeren parti sepse i eshte premtuar nje vend pune mbas zgjedhjeve- SHPRESA! Ai mund te jete profesional ose nuk ka asgje pervec mbeshtetjes politike qe i jep nje partie. Ky person do te punesohet pas disa kohesh dhe dikush tjeter qe eshte ne kete vend pune do te largohet nga puna. Pra, 10.000 vende pune ne Shqiperi jane ne rrezik sot nese fitojne te majtet dhe po aq njerez do zhgenjehen nese nuk fitojne te majtet. Dhe 10.000 njerez do te humbasin punen po humben te djathtet. Ketu perfshihen jo vetem drejtor minsitrish por edhe pastruesi dhe roja i deres se nje institucioni. Fitimi e nje vendi pune tek ne eshte ne kurriz te nje familje tjeter qe eshte po aq e varur nga politika.

Po aq e trishtueshme eshte pasoja e kesaj politike te ndjekur keto 20 vjetet e fundit. Keto ndryshime krijojne ne fund nje kaos per nenpunesit. Krijojne nje pasiguri ne vetvete dhe nje mosbesim per dikasterin ku punon. Po ashtu krijon ata kategori qe urrehen nga te gjith dhe ne cdo vend te botes, burokratet! Si, perse kemi burokrate? Sepse ata i marin vendet e punes jo ne baze te merites por ne baze te preferencave politike. Disa nga ata qe punesohen si pasoj e politikes jane te pa-afte te arrijne rezultate ne pune. Jo vetem qe ata jane te pa-afte por per arsye te pa-aftesise se tyre krijojne nje bariere midis njerezve qe jane krijues, kompetent ne pune dhe drejtoreve dhe ministrave. Pa-aftesia ne pune ne shume raste puneson njerez te mefsht,meskin, arrogant, eqoist te cilet nuk njohin etiketen e punes dhe me e keqja shikojn jo me shume kater vjet larg. Zgjedhjet e ardhshme!

Sa e trishtueshme eshte te jesh ne pozicionin a atij qe pret te punesohet dhe nje drame e vertet per tjetrin qe toka do filloj te rreshqasi nen kembet e tij kur flaka e shpresave te tij te shuhet ashtu ngadal per te mar nje rroge te beje familjen e tij me te gezuar cdo nate kur shkon ne shtepi!

Koha eshte shume e larget qe kjo praktik e shemtuar te ndaloj. Shpresat e popullit nuk duhet te jene te varura se cili krah do te fitoj kete Qershor, por se cili person do te ndaloj kete praktik korruptuese dhe te urryer. Punesimi i njerezve te afte qe te prezantojne cdo dikaster me respekt eshte mese imediate. Kurre nuk eshte vone per te punesuar dhe trajnuar njerez qe e duan punen dhe duan te bejne nje pune me te mire dhe si rezultat, te mos jene nen friken e pasiguris se cila parti do te fitoj ne kater vjecarin e ardhshem.