Shpesh jemi me te afte ta parashikojme te shkuaren se sa te ardhmen me analizat tona. E kaluara jone individuale apo a cdo kombi eshte teper delikate kur shkon vite mbrapa dhe mendimet jane me te kthjellta. Kjo ndodh per te vetmen arsye e cila eshte qe, kemi nje zinxhir ngjarjesh te regjistruara dhe jemi ne gjendje te dallojme se ku deshtuam.
Por e ardhmja eshte a pa-sigurte !

Ne duhet te shohim vitet qe kane kaluar si nje vazhde e vendimeve te mara gjate nje periudh te caktuar duke ko-operuar dhe pranuar tendencat dhe normat a asaj peruidhe. Eshte teper e veshtire te ti reziztosh rrethanave te caktuara. Koha fluturon dhe mer me vehte opinionet, interesat, paragjykimet dhe sentimentalizmat tona.

Por ne te njejten kohe ne duhet te pranojme qe femijet tane mund te mos kene asgje te perbashket me ato qe ne kemi ndertuar ose aspiruar. Koha sjell ndryshime dhe njeriu i perqafon ato ne menyre spontane. Perqafimi i ndryshimeve eshte ne vetvete nje akt i thyerjes se opinioneve, traditave, paragjykimeve te cilat me pare jane pare si dicka statike. Ne qofte se prinderit tane nuk mund te arrinin gje tjeter ne jeten e tyre por vetem te ishin konformist ne lidhje me sistemin komunist dhe ku burri dominonte ne familje, pra cdo veprim i tije duhet te ishte ne perputhje me cfare ne fakt ishte e parashikuar.

Shume shpesh ne hasim experienca qe femija ben cdo gje qe eshte ne kundershtim me cfare prinderit e tij deshirojne. Pra femija deshiron te jete i lire nga opinionet, paragjykimet dhe kundershton me force autoritetet. Te zgjedhesh te jesh non-konformist do te thote te zgjedhesh nje jete me te veshtire. Te jeshe konformist rezulton ne nje jete me te qete , te jeshe pjese e shumices. Konformistet thone qe , te ndjekesh traditen eshte vertet shume e rendesishme. Por vete prindi ne shume raste nuk eshte i bindur qe tradita qe ai imponon vullnetin e tije tek femija eshte pozitive ose meriton qe te transmetohet nder brezat e ardhshem!

Ne shoqerin Shqiptare, nje tradite qe eshte trasheguar nder breza ku pjesetaret e familjes shpenzojne kohe vetem me njeri tjetrin nen kontrollin autoritar te babajit ose gjyshit.Kjo duket nje teme e gjere dhe teper e komplikuar. Jeta e nje individi ne izolim e ben individin te sillet ne menyre disi te cuditshme kur eshte ne kontakt me nje grup tjeter i cili po ashtu manifeston nje sjellje po ashtu disi te ndryshme. Pra te jetosh ne nje komunitet me te madh dhe heterogjen i cili influencon dhe inkurajon qe individed te zhvillojne dhe fitojne aftesi me te mira se si te integrohen ne nje shoqeri me moderne. Ne kete faze, individi ve ne dyshim traditat, paragjykimet, opinionet dhe sentimentalizmat qe ai ka fituar brenda familjes se tije. Kjo eshte vendimtare faze ne jeten e njeriut, nese vazhdon te jete konformist ose non-konformist.

Perse keto fenomene ndodhin?

Per gjeneratat e ardhshme te cilat bie nje peshe e madhe mbi te eshte se si te kete nje te ardhme me te sigurte. Nese nje prind deshiron qe femija te vleresoj arritjet e tij duhet patjeter te perfshij femijen ne biseda dhe duhet te ti jap femijes nje lloje lirie veprimesh dhe mendimesh. Pra prindi duhet te kete nje ko-operim te kendshem me respekt nga te dy palet qe i riu te kalcifikoj deshiren per traditat e vjetra ose cfare do lloje trashegimie qe prindi deshiron te transmetoj. Pra , te kerkosh qe te imponosh vullnetin tend tek brezi i ri eshte nje taktik qe mund te kete efekte ‘’ pozitive’’ te cilat jane afat-shkurter por ne afat-gjate brezi ri do mos-pajtohet me prindin dhe nuk do mari me seriozisht opinionet e tij.

Gjithashtu ka edhe factor te tjere qe influencojne opnionet, paragjykimet, traditat dhe sentimentalizmat tona. Ashtu si koha fluturon dhe tendency te ndryshme te reja paraqiten. Disa nga tendencit e vjetra thuajse zhduken. Ndersa sot ne kohen e ‘’ demokracis’’ nje grup njerezish aspirojne te edukojne femijet e tyre se si te behen bisnesman ose tregtar. Tregu i lire i cili ne fakt nuk eshte i lire sepse eshte i kontrolluar nga nje grup i vogel njerezish qe nuk lene vend per ide krijuese.

Pra si permbledhje nese njeriu aspiron te jete besnik i nje tradite ose mendimi qe eshte trasheguar ose ngulitur ne mendjen e tije si nje tradite pozitive, ai pas nje periudhe qe nuk e parashikon dot gjendet ne pozicion qe koha e ka braktisur.
Vlerat qe ne aspirojme sot gjysherit apo stergjysherit nuk i kane menduar kurre. Por megjithe faktin qe koha te braktis dhe njeriu zgjedh te mos jete nje konformist i vertet, ne nuk duhet te harrojme qe traditat e vjetra jane berthama e vazhdimsis se nje kombi i cili dallohet nga kombet e tjera. Po ashtu keto norma apo tradita jane trasheguar per te bere jeten me te lehte me njeri tjetrin dhe per te pasur nje ide se si te sillemi kur jemi ne shoqerine e te tjereve.

E kaluara e larget eshte me e embel. Njeriu ne fakt nuk mban mend cfare ka ndodhur pak muaj me pare por cfare ka ndodhur shume vite me pare. Mundohemi te mbajme mend dhe ndoshta vleresojme se cfare gjysherit dhe ster-gjysherit tane kan bere gjate jetes se tyre. Por ne fakt ne harrojme faktin qe ata jetuan a tyre te plote dhe historit e tyre jetojne te gjalla nder brezat e rinj. Kurse prinderit tane ndoshta jetojne akoma dhe arritjet e tyre nuk jane aq impresionuese. Jam e sigurte qe kur nipi i tyre te degjoj ose lexoj rreth tyre do te impresionohet me shume se ne femijet e tyre. Historit qe jane treguar per shume kohe dhe per nje kohe te gjate mbijetojne , degjohen me shume interes nga brezat e ardhshem.