Dicka qe shihet dhe nuk pritet me entuziazm ne shoqerine Shqiptare eshte te qenit autokrat. Te perkufizosh nje autokrat eshte te analizosh historin e shqiptareve nder shekuj. Nje role te madh ne krijimin e autokrateve, edukimi i popullsis, besimet fetare dhe familja tradicionale patriarkale qe vazhdon edhe sot ne Shqiperi.
Edukimi i popullsis ne Shqiperi ne shekuje ka qene prone e elites nese e perkufizojme me termat moderne. Ne kohen qe Mbreti Zog erdhi ne pushtet popullsia ishte thuajse analfabet. Ardhja e tije ne pushtet krijoj disa shkolla si ajo e Normales ne Elbasan dhe Shkolla per Vajzat ne Tirane. Por gjithsesi megjith perpjekjet qe ai beri edukimi ishte prone e te pasurve. Me ardhjen ne pushtet te Komunisteve shkollimi ishte prioritet. Qeveria me ne krye Enver Hoxhen ashtu si ne Rusi pas Revolucionit te Kuq arsimimi i popullsise u shtri ne cdo skaj te vendit.

Besimet fetare megjithese te ndryshme ne Shqiperi kane luajtur nje rol te rendesishem. Besimi fetar influencon edukimin e popullsis, i cili nuk eshte e njeta gje si e shkuara ne shkolle, por edukimi eshte vetem rreth cfare deshiron Zoti. Pra, megjith anet positive qe ka edukimi i popullsis nepermjet fese, mbetet i nje-anshem dhe influencon njerezit te jene te varur dhe te shikojne jeten e tyre te orientuar rreth Zotit.

Familja patriarkale ne Shqiperi ashtu si ne shume vende te tjera ku meshkujt vendosin per cdo gje ka ekzistuar dhe vazhdon edhe sot. Babaj ne familje eshte ai qe vendos per edukimin e femijeve si edhe probleme te tjera shtepiake.

Nje nderthurje e ketyre faktoreve mund te krijoj nje autokrat perfekt! Nje autokrat eshte nje njeri qe nuk njeh kompromisin, nje njeri qe deshiron te tjeret ti kushtojne vemendje por eshte i pa afte te degjoje te tjeret, nje njeri qe vete-vendos.

Rreziku i te qenit autokrat eshte teper e rrezikshme ne demokraci. Te qenit autokrat do te thote te jetosh i izoluar nga te tjeret. Nga nje ane duke qene i izoluar qe autokrati zgjedh te jete i izoluar nga te tjeret me deshire e bejne ate te ndjehet i lire. Ai eshte i afte te udheheqe nje familje ose nje fise, por ai e ka teper te veshtire te integrohet ne nje bote me te madhe. Si pasoje kjo tradite qe duket pozitive trashgohet nder breza. Pra, ketu kemi krijuar njerez qe udheheqin ne te njejten menyre ashtu si te paret e tije kane udhehequr, gjendje-statike. Vezhgues akademik te ndryshem kane verejtur kete fenomen ne Shqiperi nder shekuj, dhe shume nga ata shkruajne qe kjo lloje menyre te menduari, eshte si pasoje e familjes patriarkale.

Edukimi i popullsis ne Shqiperi mbas 1945 ka qene i suksesshem sepse popullit iu dha mundesia qe te edukonte femijet dhe veten e tyre. Pervec aneve positive qe ajo periudh solli kundrejt edukimit, ne aspektin e krijimit te nje autokrati nuk beri gje tjeter por forcoj ate me shume.

Perse arrijme ne konkluzionin qe arsimimi gjate periudhes se komunizmit krijoj autokrat?

Shkolla tete-vjecare ishte e detyruar. Ne moshen 9-10 vjecare femijet beheshin pionier te Partise dhe Enverit, sigurishte qe kjo ishte kopjuar nga Ruset. Po ashtu nese kthehemi ne kohet e lashta te Spartaneve ndodh e njejta gje, ku kur femija behej 7 vjec shteti e merte persiper, te ta trajnonte dhe per 13 vjete te tjera, dhe sherbimi i tije per shtetin Spartan ishte i perjetshem. Cfare Spartanet arriten, ishte nje komunitet i bashkuar, nje vend ku krijoj institucione qe i rezistonin korrupsionit dhe burokracise. Keto ishin disa aryset qe Greket e Lashte ishin xheloz megjithese e shikonin arsimimin e Spartaneve me dyshim te cile arriten me sukses te kopjonin traditat me te mira te edukimit Spartan.

Tradita e Spartaneve pervec Rusis Komuniste ishte zbatuar dhe ne Gjermanin Naziste. Sparta ashtu si Marrou tha: Ajo ishte e mire kur ishte e bukur dhe drejte….kur virtutet e qyteterimit dhe ushtria ishin ne nje balance dhe kur njerezit buzeqeshnin….

Arsimimi i popullsis gjate periudhes komuniste arriti te pervetesonte shpirtin dhe trupin e femijeve qe ne moshe te vogel. Ashtu si ne Sparte dhe ne Shqiperi ku disiplinimi dhe ndeshkimi ishin pjese e arsimimit kundrejt nje ideali. Ne shoqerine tone duhet te besoje idealin komunist. Ndeshkimi ishte persekutimi personal dhe i familjes nese shfaqje tendenca mosbesimi. Nuk eshte shume ndryshe nga filozofia e besimit fetar. Nese nuk beson or vepron dhe zbaton ide qe jane te mirepritura ne Zoti, te pret ferri!

Nje nga fenomenet e tjera qe shume shpesh sot ne e hasim dhe pyesim perse vuajme nga ky lloje mentaliteti ku autokrati nuk njeh arsyen duhet te jete e lidhur ngushte me familjen patriarkale, ku zbatimi i urdherave duke respektuar rangun, eshte nje fenomen i nje shoqerie qe nuk ndryshon por mbetet statike.

Ne nje sistem ku ka vetem nje menyre te menduari ku cdo gje eshte e llogaritur, dhe ai sistem bente te mundur qe te mbronte individed, te rrinin larg mendimeve te rrezikshme, eshte sistemi totalitar . Po ashtu gjate kesaj periudhe nuk kishte privaci. Cdo veprim ne shkolle apo universitet nese binte ndesh me idealet do te ndeshkoheshin ne menyre te hapur. Me e keqja gjate kesaj kohe qe ndoshta pasojat shoqeria vuan edhe sot ishte, qe mendimi intelektual nuk u inkurajua.

Nje aspekt tjeter qe duhet analizuar eshte qe arsimimi ishte rreth idealeve te asaj periudhe nuk inspiroj virtutin por inspiroje ndarjen e shoqerise ne klasa. Nuk inspiroje qe njerezit si individe te ishin te pergatitur per surprizat e jetes si edhe ato me te keqijat ku te perballoheshin nga njerez te guximshem. Por per fate te keq ajo periudh inkurajoj instinkte te frikes ku nuk kishte hapesire per virtute.

Te rinjte ne Shqiperi ne ato vite, nuk u ekspozuan kundrejt nje reflektim personal, dhe nuk kishin experience sociale jashte vendit te cilet nuk mund te pergjigjen/integrohen me nje imagjinate te kthjellet ne boten e sotme moderne. Disa probleme te tjera qe ne i ndeshim sot brenda vendit dhe ne lidhje me boten e huaj jane korrupsioni, tirania dhe komunikim pa takt.

Nje aspekt tjeter qe eshte pjese a nje sistemi totalitar eshte mohimi i kenaqsive te qenieve njerezore. Ne te gjithe e kemi pare se sa e lehte eshte te ti japesh formen e duhur brezit te ri ne perputhje ne nje ideologji te caktuar. Shqiperia gjate kesaj periudhe u ktheu kurrizin vendeve perendimore, dhe ktheu vendin e vete ne nje vend bunkeresh ku u mohoj te rinjve idet dhe ndikimin e ketyre vendeve ku demokracia dhe ekonomia prosperonte.

Me e keqja qe ai sistem qe arriti me sukses te bente ishte ndrydhja e mendimtareve si edhe te artisteve duke iu treguar atyre se ideologjia komuniste ishte kyci i suksesit dhe zhvillimit, te cilet jetuan terrin e frikes dhe terrorin e ndeshkimit. Shqiperia ishte nje vend qe arrestoj veten e vete per me shume se 50 vjete dhe sot autokratet jane kudo.

Ata jane ne pjese e kastes politke dhe vendosin per fatet e arsimimit te brezit te ri. Autokratet jane ne krye te familjve dhe vendosin per edukimin e tyre. Ndoshta duhet tu japim dhe pak kohe atyre dhe te presim qe arsyeja do te dominoj nje dite!