Nga piktura e madhe e jetes,
dua te zgjedh nje kend te vogel te saj,
te zgjedh nje grimce, nje detaj sot!
Te zgjedh ate kend te lokalit qe nuk ekziston me,
fustanin blu-lejla qe se kam veshur me kurre.

Nuk eshte e trishte kjo grimce e jetes sime,
por nje detaj i vogel e fotos se madhe.
Dhe ashtu une dua te futem brenda,
duke buzeqeshur, gjej kendin tim ku nuk ulet asnje.

Tek kendi im i diamant,
ngadal ulem dhe kqyr boten mban,
duke tundur kemben qe balten e tokes time mban,
i them vehtes, duhet te vesh prape ate fustan,
ndjeje nje fllad te lehte gezimi qe fustanin ende e kam.

Buzeqeshja eshte zemra e bukuris, dashuris,
ngazellimin dua te ta shoh tek cdo njeri.
Kendi im i mbushur me xhevahiret qe vec une i shoh!
Po largohem, por do kthehem serish dhe serish!