Demokracia eshte ndertuar mbi pasionet e xhelozis. Heraklitus, nje shkrimtar i vjeter Grek tha: qytetaret e Efesus duhet gjithe te varen sepse thane, ndermjet nesh asnje nuk duhet te jete i pari.

Ne kemi degjuar nga shume politikan perfshi ketu dhe Winston Churchill i cili tha: Ende njerezimi nuk ka krijuar nje sistem me te mire se demokracia!

Me pare se te flasim per kete teme, le te perkufizojm se cfare eshte xhelozia ne vetvete. Xhelozia eshte nje nga pasionet me te thella te cilat, jane te rrenjosura ne brendesi te qenies njerezore. Kjo ndjenje eshte teper e demshme, dhe nje person xheloz deshiron te lendoj nje person tjeter, dhe ai pa kuptuar lendon veten e tije, dhe pa kuptuar behet keqdashes. Ai duke qene keqdashes dhe ne shume raste nuk arrin te lendoj te tjeret, nuk ben asgje tjeter por i shton vetes hidherim. Ne vend qe ai te gezoj se cfare ai ka vete, ai inatoset se cfare te tjeret kane, pra, per te eshte e dhembshme kur te tjeret jene te suksesshem.

Nese ai eshte nje biznesmen i vogel ai do te jete xheloz per nje biznesmen tjeter. Nese nje fqinj i tij punon ne nje zyre komode ai pyet perse ai gezon kete privilegj? Xhelozia nuk mund te japi pergjigje shume pyetjeve. Por njeriu nga ana tjeter kompensohet me ndjenjen e adhurimit, te dashurise dhe dashamiresise per te tjeret.

Demokracia eshte ndertuar mbi pasionet e xhelozis te cilat vijne si rezultat i pabarazis. Supozo qe shkon per vizit ne nje shtepi Baroneshe ose Baroni, ku shikon ndryshimin midis tyre dhe sherbetoreve. Eshte a pashmangshme qe xhelozia eshte nje ndjenj natyrale kur je present dhe sheh diferenca te medha sociale.

Xhelozia vjen si rezultat i konkurimit me njerezit qe te rrethojne. Po ashtu ky konkurim eshte me i pameshirshem ne demokraci. Ashtu si ne shume shoqeri te tjera dhe ne Shqiperi kemi krijimin e klasave. Klasa e pasur, klasa mesme ku jane profesionet duke filluar qe nga avokatet, mesuesit, doktoret e te tjere dhe klasa e trete, fermeret,zejtaret dhe punetore me zanate profesionale.

Xhelozia per shembull, nuk eshte midis fermerit dhe atije qe eshte i pasur, por eshte midis vete fermereve. Kur ne nje shoqeri ka shtresa te ndryshme jo te barabarta ne kohet moderne dhe njerezit jane te zhgenjyer nga doktrina sociale e demokracis. Doktrina sociale e demokracis, nuk eshte gje tjeter por nje ide e cila ka rritur me shume ndjenjen e xhelozis. Shume ndryshime ndodhin ne shoqeri si rezultat i xhelozive te ndryshme, por keto lloje ndryshimesh nuk jane me te mirat. Nese nje individ vuan nga xhelozia dhe ky person perfshihet ne jeten publike te nje vendi, sjellja e tij do te jete po e njejte si ne jeten private, dhe rezulati i te qenit xheloz eshte djalli vete.

Cfare eshte e demshme per vende si Shqiperia eshte, te qenit ne izolim per shume kohe, ku njerezit nuk dinin jashte kufijve te saje. Fqinja ishte xheloz per fqinjen e vete sepse ate njihte. Pra, njerezit ishin te pa afte te kishin nje foto me te madhe ne jeten e tyre dhe kjo nuk ishte nga paftesia e tyre , por e krijuar artificialisht nga izolimi.

Ne kohet tona moderne njerezit jane ne dijeni, se si te pasurit jetojne ku shohin kete, duke pare filma, duke lexuar gazeta dhe kerkime ne internet kohet e fundit. Po ashtu nepermjet shtypit njerezit degjojne hsitori nga me te shemtuarat dhe me te dhimbshme. Po ashtu ne kohet tona moderne lexon se si politikanet me propoganden e tyre shkaktojne shume urrejtje nder grupe te ndryshme politike madje edhe kur ata mundohen qe te shmangin qe te shkaktojne zemerim ne popull, ata me shume lehtesi arrijne te bejne njerezit qe te urrejne kundershtaret e tyre politike.

Keto ndjenja kaq te forta qe mund te emerohen si xhelozi ose urrejtje jane prone e zemres se njeriut, dhe per fate te keq ndonjehere keto pasione mbi- sundojne pasionet miqesore. Nje shpjegim e thjeshte qe duhet ti ofrojme ketij problemi eshte: Njeriu nder shekuj eshte ndjer i pasigurte, i pa kenaqur dhe ndjen brenda vetes se tije ate qe ka humbur kuptimin e jetes. Si rezultat eshte i pa afte te gjeje kenaqsi ne jete. Eshte i pa afte te krijoje nje lidhje me natyren, dhe manifeston cmire ndaj te tjereve qe jetojne ne paqe me Universin.

Ai qe vuan nga xhelozia, shetit ne mes te dites por eshte i verber. Ai ndjen dhimbje, dhe e vetmja parajse per te eshte shkaterrimi dhe vdekja. Por qe njeriu i koheve tona moderne te prosperoje, duhet te hapi zemren ashtu dhe te ndricoj mendjen me dije. Vetem keshtu ai mund te arrije te jetoje nje jete kendshme, dhe te ndjehet pjese e Universit.