Studimet e larta ne Shqiperi kane kaluar ne tre faza.
1.Tradicionalisht Shqiptaret dergonin femijet e tyre per te studjuar ne vendet Perendimore dhe kjo vazhdoj deri ne vitet kur Shqiperia mbylli kufijte e saj me Europen Perendimore. Gjate periudhes komuniste ata student qe ishin te zgjedhur nga sistemi i asaj kohe studjuan ne vendet e ish-blokut komunist. Kudo qe studentet gjate kesaj kohe studjonin jashte vendit ishte shteti, paguante studimet e tyre. Kurse studente para-lufte familjet me te pasura te vendit, paguanin per studimet e tyre.

2. Nje merite e madhe a sistemit komunist ishte krijimi i Universiteteve. Nga ana tjeter kritika duhet te jete qe universistet ishin ne funskion te atije sistemi dhe te ngarkuara me ideologji politike te asaj kohe.

3. Diplomimi i studenteve ne demokraci. Kjo eshte nje epok e cila ka sjell shume ndryshime ne te gjitha aspektet e te gjithe shoqerise. Edukimi ka pesuar ndryshime rrenjesore, por kjo nuk do te thote qe te gjitha jane pozitive.
Ashtu si gjate periudhes socialiste e cila synonte qe cdo student qe diplomohej duhet te te punesohej, dhe sot ne demokraci kemi te drejte te studjojme cdo dege, qe mund te na siguroje ne nje vend pune.

Cfare tjeter qe eshte me vlere te permendesh, eshte ne periudhen e demokracis tashme eshte krijuar nje shtrese e popullsise qe dergojne femijet e tyre jashte vendit per te studjuar. Po ashtu nje pjese tjeter tashme perballon te paguaj per femijet e tyre te studjojne ne Universitete private brenda vendit. Kjo ndarje eshte sipas pasurise. Tashme kemi te pasur dhe te varfer ku te pasurit kane mundesine te paguajne per studimet e femijeve te tyre dhe kjo krijon nje mosperfillje te shtreses ose klases tjeter. Kjo mosperfillje eshte e demshme ne demokraci. Nje shoqeri ku eshte e ndare ne klasa per cfaredo lloje arsyesh dhe ne cdo lloje sistemi nuk deshmon gje tjeter pervec mungese civilizimi.

Te pranosh faktin qe universitetet gjate periudhes socialiste ishin te fryre me ideologji te asaj kohe, por nga ana tjeter duhet te pranosh faktin qe, studentet ose me mire te thuash edukimi i njerezve gjate asaj periudhe ishte teper informativ. Universitetet si edhe shkollat e mesme i kushtuan nje pjese te mire literatures klasike. Studentet dhe nxenesit kishin sadopak, qofshin keto njohuri rudimentare, rreth kultures artit dhe historise.

Nj ndryshim tjeter qe influencon jo vetem kohet qe ne jetojme por edhe te ardhem e vendit eshte, businesmenet ose kapitalistet( plutokratet) e rinj nese i quajme keshtu nuk duan tja dine per kulture. Per ta, nuk ka rendesi arti,historia,edukimi i Lashte Greke dhe Romake ( ku eshte folur aq shume per krijimin e nje njeriu me virtute). Ne fakt keta njerez jane armiq te demokracis dhe kultures.

Universitetet private ne Shqiperi erdhen si pasoje e demokracis. Nuk eshte se jam kunder tyre por, kur degjon se universitetet jane ne konkurim me njeri-tjetrin, dhe nuk mund te mohosh qe te shkon ne mendje keta njerez, e shohin edukimin e studenteve si nje fabrik ose ndermarje, ku cdo muaj duhet te behet bilanci sa i larte eshte perqindja e perfitimit. Industrializimi i madh ne vendet Perendimore si Britania e Madhe solli deme te medha drejt edukimit. E njejta gje po ndodh edhe ne Amerike. Billioneret jane ata qe kane kontroll mbi universitetet me investimet e tyre. Do te ishte nje ide e shkelqyeshme qe, cdo universitet,shkolle, gjimnaz te mbeshtetej nga shteti ku cdo kush te ishte i barabarte dhe te trajtohej ne menyre te barabarte.

Patjeter qe keto opinione politke duhen lene menjan dhe te perqendrohemi ne qellimin qe kane universitetet. Universitetet ekzistojne per dy qellime. E para eshte te edukoje/trajnoje studentet te behen avokat, inxhinier, doktore, mesues dhe profesional ne dege te ndryshme. E dyta, te jete si qender studimesh dhe kerkimesh ku studentet te cilet nuk behen specilaist ne nje dege por studimet dhe kerkimet do te jete puna e tyre.

Nga ana tjeter studentet duhet te shohin veten e tyre ne universitet, si nje vend ku nuk ka vend per dembela, por nje vend ku cdo munite duhet shfrytezuar. Studimet e larta duhet te konsiderohen si privilegj per studentet te cilet kane aftesi te vecanta. Keto aftesi te cilat duhet te testohen me pare se studentet te pranohen ne universitet dhe duhen pare nen driten e merites.