Nje perkthim e nje kolone te shkruajtur nga Lord Bajron ne Poemen. Femija Harold!

Toke Shqiptare! ku Skenderbeu u rrit,
Himni i te rinjve, dhe vendi i zgjuarsise,
Dhe per emrin nen emrin e tije, ai befasoj shpesh armiqte,
U tkurren nga marreveshjet e burrave,
Toke Shqiptare! me ler te perkul syte e mi,
tek ty,ju e bukur qe lind burra te forte!

Ne nje nga librat qe po lexoje i shkruar nga Julian Amery nje ish-officer Anglez i derguar ne Serbi fillimisht, dhe me pas erdhi ne Shqiperi gjate Luftes se Dyte Boterore me titull Bijte e Shqiponjave.Nje liber me shume informacione dhe analiza historike qe cdo lexues nuk i ngjall gje tjeter vec respekt per Shqiptaret.

Dicka qe eshte me interes te madh ne kohet tona moderne eshte analiza qe ai i ben historise tone ne lidhje me antikitetin deri ne vitet e 1944.
Shqiptaret thote ai jane popull i vecante, jo ndoshta si komb, por teper te vecante dhe te forte ne sensin e nacionalitetit.Geg dhe Tosk thote ai kane origjinen nga Iliret dhe Pellazget ashtu si arkeologjistet besojne. Ilirit mund te kene qene te populli i pare me origjine Arjane ne Balkan. Iliret mund thote ai mund te kene banuar duke filluar nga Danubi shtrire ne krahinat e Detit Egje deri ne brigjet e Adriatikut.

Po ashtu si ne kohet tona moderne Romaket i pushtuan Iliret dhe Rruga Egnatia u ndertua. Per shume kohe Rruge Egnatia bente te mundur lidhjen e Perendimit me Lindjen, pra brigjet e Adriatikut kane qene kyc ne cdo aspekt te komunikimit me pjese te tjera te Europes, dhe bente ne te lehte lidhjen me kontinente te tjera.
Jo vetem politikisht Shqiperia ka qene pike strategjike e zhvillimet dhe komunikimit me pjese te tjera te Europes, por Rruga Egnatia ka mundesuar perhapjen dhe lulezimin e besimeve te ndryshme fetare.
Ne kete aspekt ne librin e tij ai flet se si Shqiptaret nder shekuje kane pasur nje lloje lirie, dhe kjo liri ka ndihmuar qe besime te ndryshme fetare te jetojne ne paqe me njeri tjetrin. Per shume kohe kjo ka qene e vetmja influence e huaj ne komunitete te vogla ashtu sic Shqiptaret kane jetuar nder shekuje. Ai thote ezaktesisht qe eshte me shume interes, (dhe kete e kam lexuar ne disa faqe te tjera interneti por e kam pare me pak dyshim vertetesine) sic vijon:
Perhapja e sectit Bektashi ne Shqiperi sugjeron qe ata vendosnin vete ku instinkti i fese mund te jete zhvilluar si nje lloje forme e Pantheismit, bazuar ndoshta ne traditen e Oraklit te Dodones dhe rangjet e Zoteve. Nje tradite e cila Greket e kane trasheguar nga Iliret perfundon ai.

Julian Amery ishte nje politikan qe vinte nga nje familje me influence te madhe ne Angli. Ai kishte studjuar dhe diplomuar ne Universitetine Oksfordit. Julian Amery ishte politikan i suksesshem per shume kohe ne Angli. Fillimisht ishte deputet ne Parlamentin Angleze i cili perfaqsonte Partine Konservatore ku me pas arriti te emerohej Minister. Ai po ashtu ka shkruajtur nje numer te konsiderueshem librash.

Me e trishtueshme eshte se gjate kohes qe ai ishte ne Balkan dhe me 1944 ishte ne Shqiperi pozicion i tije gjate Misionit Britanike ishte kyc, por vellai i tije John Amery ishte ne Gjermani mbeshteste nazistet. John u arrestua nga partizanet ne Itali. John Amery pranoj te gjitha akuzat per tradheti ndaj Britanise se Madhe dhe u denua me vdekje. Ne ato vite denimi me vdekja ishte varja ne litar. Kur vellai Julios, John ishte ne momentin qe do varej, i tha atije qe do te ta varte i cili quhej Pierrpoint:Pierrpoint, vertete kisha deshire te takoja ty, por jo ne keto rrethana.
John Amery kishte studjuar ne shkollat me prestigje ne Angli dhe diplomuar ne Oksford.