Historia na ka treguar me fakte qe Romaket arriten te bashkonin shume kombe te ndryshme ne nje Perandori , Perandoria Romake. Se si ata arriten ate eshte nje teme shume gjate qe u takon shkollareve te ndryshem te analizojne. Sot Bashkimi Europian eshte nje form e bashkimit te kombeve te Europes dhe ne vecanti te Europes Perendimore. Se sa i sukseshm ky bashkim eshte, eshte perseri per shkollare dhe politikane te ta analizojne.

Nese e shikon ne lidhje se cfare Romaket arriten, eshte nje periudh qe zgjati per shekuje me radhe. Eshte nje kohe e gjate dhe cfare u ndertua eshte ndertuar mbi lumenj gjaku. Megjithate pa hyre ne detaje Perandoria Romake dha nje civilizim te madh, e cila gjurmet a saj jane kudo qe ne shkelim ne Europe sot.Per shekuje me radhe politikanet  kane deshiruar te njiheshin dhe te njehsoheshin me Romaket. Te gjitha perandorite pas saje, si Perandoria Gjermane, Franceze, Britanike.

Po ne Shqiptaret qe origjina jone eshte nga Iliret e Lashte, cfare lidhje dhe sa e ngushte eshte lidhja me Romaket dhe Perandorine me te fuqishme qe ka ekzistuar ne planetin tone?

Duke filluar me emrin Albania direkt duhet te besh lidhjen me Alba Longa. Perandoret Ilire jashte Romes krijuan qytetin  quajtur Qyteti i Albes. Po ashtu emri Alba, Albanses eshte permendur nga dijetari i madhe gjate Perandorise Romake ne nje nga librat e tije ( se si te beshesh nje oratore i mire) Valerius Maximus Quintillus.  Jo shume large jashte Londres nje qytet i vogel eshte quajtur St Albans nje emer qe mund te kete ardhur me ardhjen e Perandoreve Ilire ose ndoshta babaj i Konstadinit te Madh la kete emer ne Britani.

Nje peruidh teper e rendesishme qe Shqiptaret e sotem duhet te ta shohin veten se pasardhes te Romakeve te Lashte eshte lidhja me e forte, e cila eshte nepermjet nje numri jo te vogel Perandoresh me origjine Ilire qene ne krye te saj per nje kohe te gjate. Perandori Aurelian ne 274, gjate e.sone arriti te bashkoj me force Perandorine Romake te Lindjes me ate te Perendimit. Ushtria e Danubit e cila ishte e perbere nga fshatare te Balkanit ishte bastioni i Perandorise Romake gjate kesaj periudhe. Mitrovica sot ose Sirmium ku shume Perandore kishin origjinen, ishte praktikisht Kryeqyteti i Perandorise Romake ne ato vite. Nga kjo qender Aurelian, Probus, Diocletian and Maximian u ngriten te bashkuar nen parimin Forca Ilire per te shpetuar Boten Romake. Aurelian per kete fitoje titullin – Shpetuesi Botes se Romakeve.

Po ashtu nje fakte per tu permendur eshte qe Perandori Augustus ishte edukuar ne Shkollen Greke ne qytetin e Apollonise qe eshte Shqiperia sot. Nena e Augustus quhej Atia. Nese analizon kete emer menjehere thua qe nuk eshte nje emer Latin apo Grek. Eshte shume i ngjashme qe mund te jete emer Ilire, Hatia. Nese ky eshte fakte i vertete, qe ky emer eshte Ilire nuk eshte per tu cuditur sepse Romaket nuk ishin nje race, por nje perzjerje racash dhe nuk kishin paragjykime ne kete aspekt.

Perandori tjeter dhe i fundit Konstandini i Madh ishte me origjine Ilire ose me mire Dardane. Pervec influences se tije personale rreth lejimit te fese Kristiane ai themeloj Constantinopojen ose Stambollin e sotem. Ne fillim ai mendoj te ndertonte nje qytet te madh ne Lindje te Perandorise Romake,  ne trojet  Trojane por nderroj mendje.

Nja fakte i gjalle qe eshte i dukshem dhe sot e kesaj dite eshte ndertimi i Rruges Egantia nga Romaket. Por kjo rruge vec i solli deme vendit sepse sherbeu si nje mjet nga pushtues te tjere te perdornin thuajse si fush beteje.

Te gjitha keto fakte te bejne te ndjehesh krenar qe ke qene pjese e nje vendi te lavdishem me histori te lavdishme. Por nga ana tjeter per shume arsye kjo histori nuk eshte transmetuar nder breza. Eshte pare si dicka qe duhet ne siperfaqe te mbahet mend, por e isoluar me te ardhmen e vendit ose ne kontext me historine tone.  Kudo qe ndoshta shkel ne trojet shqiptare sot duhet te gjesh gjurme te Romakeve.

Sot njerezit, politikanet te cilet aspirojne te behen pjese e Bashkimit Europian por motivet e tyre jane cilat?

Romaket arriten gjate periudhes se tyre bashkim, prosperitet per me shume se 400 vjete.Mundemi ne si Shqiptare te bazojme dhe veprojme si pasardhes te Romakeve? Nese ne arrijme te kemi nje vizion me te madh rreth botes se sa vendi jone i vogel, ndoshta eshte e realizueshme. Nese aspirojme dhe demonstrojme virtute jo vetem me ata qe jetojme por edhe ata qe na rrethojne ne mundemi!

Sot politikanet e vendeve te vogla duan te fitojne kredibilitet ne Qeverine Amerikane sepse Amerikanet sot jane vendi me i fuqishem ne bote. Eshte absolutisht e drejte dhe levizje e zgjuar qe te veprosh keshtu. Romaket ne periudhen e tyre kishin Konsulin ne cdo vend qe ishte pjese e Perandorise. Fjala e Konsulit ishte fjala e Perandorit dhe autoriteti i tije ishte i padiskutueshem. Shqipera aspiron te jete pjese e Europes por ne te njeten kohe mundohet qe te kete marredhenie te mira me Amerikanet. E veshtire per politikanet doja te thoja!

Ne fund te fundit perse te mos gezosh faktin qe je pjese e Europes e cila ka civilizimin me te vjeter dhe me te perkryer ne planet!