Kohet e fundit lexon gazetat dhe thirrjet a kryetareve te Partive te medha dhe te vogla ne Tirane dhe ne Kosove qe jane patriotike. Patriotizmi ngre larte zemrat e 10 million Shqiptare te ndjejne krenari per origjinen dhe vendin ku jetojne.

Po ashtu ne te njejten kohe ne mediat e huaja lexon, te faleminderit jo aq shpesh, qe Shqiptaret nuk jane nje popull qe kontrollohen me lehtesi. Nuk mund te thuash me saktesi se si nuk kontrollohen kur Otomanet i pushtuan per me shume se 500 vjet dhe me keq Enver Hoxha izoloj vendin gati nje gjysem shekulli. Por te mos behemi te merzitshem te flasim per gjera qe jane perseritur aq shume.

Cfare do te thote te jeshe qytetare i Shqiperise?  Jemi ne nje komb apo nje perzierje kombesh?

Patjeter ne duhet te ti mendojme Shqiptaret si nje familje. Por grupet e tjera qe jetojne ne Shqiperi? Mendoje se dhe ata jane pjese e kesaj familje te lumtur.  E lumtur! Ah jo me duket se eshte nje martese e planifikuar nga anetare te familjes te te pareve tane. Duket se martesa nuk eshte shume e lumtur. Nje martese qe nuk po funskionon per momentin. Nje gje qe e mban ate bashke eshte hyrja ne Bashkimin Europian.  Nje synim i arritshem ndoshta pas shume vjetesh or dekadash. Politikanet duhet te shihen si kryetare te kesaj familje dhe jemi te bindur qe po perpiqen qe te bejne te pamunduren qe te cojne Shqiperine ne Europe ose te fitojne zgjedhjet e ardhshme. Me shume ne anetaret e kesaj familje te krijuar pa dashurin e prinderve tane duhet te besojme, politikanet qe aspirojne te jene Kryeminister apo President dhe zoteroje ofiqe te tjera ku do te luftojne korrupsionin.

Por megjithate kohet e fundit dhe si pasoje e hapjes se kufijve aq sa lene vendin po aq vijne nga vende te tjera. Ne kemi besime fetare te ndryshme, kultura te ndryshme, njerez qe flasin gjuhe te ndryshme, banka te ndryshem si ata nga Perendimi dhe Arabe, por kombi duket i trullosur per momentin.  Cdo gje eshte komplekse.

Megjithe kete perzierje qe patjeter ka avantazhet e veta Shqiptaret ose me mire shumica e tyre nuk ka udhezime te sakta se si duhet te funksionoje kjo familje. Se si te eci me hapa te sigurta dhe te krijoje nje shtepi qe te mirepres cdonjerin. Cila shkolle apo Universitet meson sot se si te behesh nje qytetar i nderuar?  Edukimi i brezave te rinje nuk eshte aty ku duhet. Korrupsioni e ka pushtuar dhe ate dhe ka pamjen e nje oktapodi.

Gjate periudhes socialiste degjohej shpesh Himni Kombetare qe nuk ishte kenge Komuniste. Komunistet dhe kur ishe ne shkolle ishe i detyruar te kendoje Internacionalen qe nuk kishte asnje lidhje me kombin por  me solidariteti i punetoreve kudo ne bote. Himni Kombetare te jep emocionet e dashurise per Shqiperine por sa veta e dine ate sot? Sa femije e mesojne ne shkolle? Pergjigja dihet, nuk po komentoje ne kete aspekte?

Historia e Shqiperise eshte interesante dhe e vjeter. Historia e vendit nuk ka lidhje se kush do te fitoje zgjedhjet e ardhshme, i cili eshte nje fakte kur ky proces do te ndodhin.  Nuk me pelqen ideja dhe implikacionet qe politikanet dhe populli aspiron per Shqiperine vetem te behet anetare  Bashkimit Europian. Nje gje tjeter qe te ben pershtypje eshte se politikanet dhe shume njerez te thjeshte perfshihen ne debate politike se kush do te fitojne zgjedhjet e ardhshme. Nuk eshte kjo nje lloje propogande pavullnetshme? Po ashtu nuk sheh qe instuticionet shteterore jane ne pozicionin e duhur. Cdo institucion eshte i pergojuar per korrupsion. Nese individi aspiron liri nuk do te thote qe nuk duhet te respektoje autoritetet, por nese autoritetet nuk sigurojne lirin e tije atehere prishet raporti midis tyre.

Ndjenja e te qenit Shqiptare duhet te jete rreth vlerave kombetare, virtuteve dhe ne anterat e kesaj familje te madhe duhet te ndajne te njejtat vlera dhe te aspirojne per virtutet me te shkelqyera qe e kane origjinen ne Greket e Lashte. Ne kemi sot Demokraci por jo politike te edukuar. Origjina e mendimeve te thella filosofike e ka origjine nga Aristoteli qe fliste per rritjen dhe brumosjen e nje qytetari te lire qe te zoteroj virtute qe rrezatojne vec shkelqim.  Nese vazhdojme te degjojme se kush do te jete fituesi i zgjedhjeve te ardhshme dhe cila parti do te ta coje vendin ne Europe nuk eshte gje tjeter por vec Tirani!  Eshte domosdoshmeri te ftojme njeri tjetrin te ndajme vlerat, traditat tona shekullore, lirine e inspiruar nga parardhsite tane Iliret, civilizimin me te vjeter qe e ka shtepine e lindjes ne Balkan. Nese nuk aspirojme asnje nga keto kemi humbur sensin e te kuptuarit te historise dhe kjo do te zhduki me ngadale vlerat tona si shoqeri.