Cdo pjese e shkruajtur qe lexoje me inspiron te shkruaj kur atmosfera ne Europe dhe Shqiperi eshte e rende dhe opresive.Ata thone qe koha eshte flori por bravo atyre qe e shfrytezojne. Ne njohim nga historia qe mbas vdekjes se Skenderbeut Shqiperia ra nen pushtimin turk dhe kjo ishte nje periudh e dhimbshme per Shqiptaret ne te gjitha  viset e tyre dhe nje ndryshim kolosal ne aspektin kulturor.

Por tashme 500 vjete te shkuara ne Shqiperi problemet nuk duhen te shihen si te zeze dhe e bardhe. Nje gje qe sheh ne menyre konsistente qe nuk ndryshon eshte qe ka shume debate dhe shume njerez perfshihen ne argumenta politike ose debate ekonomike. Fjala e lire eshte arma me e forte e demokracise. Por kjo duhet te shihet si nje mjet qe ndihmon ne persosmerine e proceseve te saje. Por nganjehere ose shpeshhere kjo mund te behet shkak qe njerezit humbasin arsyen.

Ndryshimi i temperamentit te Shqiptareve eshte rreziku me i madh kunder atyre vete.  Vise te ndryshme shkojne njehere nga nje krahe dhe pastaj ne krahun tjeter dhe kjo eshte dicka qe njerezit nuk ecin ne nje drejtim. Reagimi i Shqiptareve  thuajse eshte i pa-parashikueshem duke pasur temperamentin e tyre parasysh dhe krenaria e madhe ne shume raste u erreson arsyen.Po ashtu shume lehte mund te shohesh se nje tipar karakteristik i tyre eshte, tu jepen shume shpejte te tjereve.

Paperkulshmeria i ben ata qytetare te keqinj por vetem kjo i ka ndihmuar ata te mbijetojne nder shekuje opresionit dhe okupimive te pushtuesve te huaj dhe te ngrihen mbi padrejtesite politike ose ekonomike.

Shqiptaret nuk kane pasur nje Renesance ose Rilindje gjate shekullit te 15te por Skenderbeu rriti prestigjin e vendit te tije per me shume se 25 vjete. Po ashtu me shume se disa Perandore Romake me origjine Ilire, i ben ata te ndjehen te lidhur me pjesen Perendimore dhe Lindore te Europes.

Shqiptari e sotem rrudh vetullat kundrejt superioreve por nuk meshiron inferioret e tije, por ne te njejten kohe ai deklaron me thellesite e shpirtit te tije te emocionuar se do vdes per Shqiperine. Po ashtu sheh qe klasa politike ben te pamunduren qe Shqiperia te jete pjese e Europes, e cila deshmon qe ata duan te ndjekin gjurmet e Ilireve Perandore qe te integrohen ne Perendim me dinjitet.

Cfare Europianet do te thone ndoshta ne te ardhmen eshte te caktojne dhe percaktojne me shume reforma te c’rrenjosin korrupsionin e ulur kembekryq ne cdo shtepi Shqiptare sot ku edhe femijet e vegjel jane prehe e kesaje gangrene qe duket e pasherueshme per momentin. Kjo eshte e pa evitueshme dhe mospermbushja e kritereve te vendosura nga ata percjell mesazhe te hidhura tek populli i thjeshte. Europa ka metodat e vjetra te keqija te saje e cila nuk  i ndryshon por mendon se vende si Shqiperia duhet te ndryshojne! Por nese do te jeshe mysafire ne shtepine e tjetrit duhet te pranosh rregullat e tije!

Amerika ka si motive, (qe ka origjinen nga Greket e vjeter): njerezit jane te barabarte dhe te gjithe meritojne respekt. Klasa politike dhe populli i thjeshte ne Shqiperi pefshihet ne debata te gjata politike dhe ekonomike por me shume duhet bere ne ekzekutimin e reformave.  Greket e vjeter te cilet paten nje demokraci qe kurre nuk ka funskionuar qe nga ajo kohe, Shqiptaret meritojne nje demokraci qe themelet e saje duhet te ngrihen ne motivin – barazi per te gjithe.