Ndoshta fjalet e mia ju mund te ti shihni si te fresketa, si gjethet e trandafilave ne Maj, ku dikush qe do te kepusi gonxhet a sapo celura do te shmangi gjembat ne kurriz te tyre.  Por eshte dicka qe duhet pare sikur Hena po ndricon gjethet dhe gjembat e vegjel te cilet e ndryshon ngjyren ne gri nen rrezet e saje, dhe kjo duket si nje vello ku enderrat tona gjejne parajsen.

Ne te vertet fshaterat me nje pamje spektakulare duken sikur vajtojne, ku ne te vertet sheh rreze qe depertojne ne menyre ta padukshme te perendimit ne shtepizat e tyre te vogla, dhe mbyten tek ata qe kerkojne pak qetesi.

Vera vjen dhe cdo gje eshte nen rrezet perveluese te diellit, por ti qe kerkon pak qetesi dhe ndricim mendje dhe syte te cojne larg majave te maleve qe te rrethojne. Ti me mendjen tende kerkuese, obzervuese thua , po te paret e mi?

The pyetjet qe i ben vetes te shtojne kureshtjen dhe thua: jemi ne duke ndjekur traditen e vjeter te tyre, rrugen qe te con ne lendinat e gjelbra ku barinjte conin tufen e tyre ne vere, dhe ecnin ata ne brigjet e lumit, ku jeshillleku dhe qetesia mbreteron?

Dhe pergjigjesh ashtu po zerit tend sikur degjon ekot e zerit kur jep nje lajme te gezuar ne mes dy malesh, dhe ndjen sikur ti vete po fluturon drejt qiellit blue dhe Henes ku deshiron te vesh koken tende dhe te fleshe: Une po i ndjek gjurmet e tyre, me zerin tend i cili shkembi buze detit dridhet.

Tani aty pergjate lumit ku tufa e dhenve eshte, ku ajri vjen ashtu, lehteson zemren dhe ti hap krahet dhe mundesh te fluturosh. Dielli ndricon dhe gjallesat i sheh me endje dhe i thua vetes , rera shkelqen dhe imazhe te argjendte ti perfyturon.

Aty ku valet e detit lajne token, aty ku njerezit me ngadal ecin, ti degjon tinguje melodioz.

Ah, perse une nuk jam me barinjte e tokes sime?