Cfare fshihet pas “macoizmit” te meshkujve ne Ballkan?
Njeri muskuloz, i pasur dhe hipermashkullor: keto jane idealet e meshkujve ne Ballkan, vlereson Gabriella Schubert ne studimin e saj “Homo balcanicus”. Cfare fshihet pas “macoizmit” te meshkujve ne Ballkan?
Nje zinxhir floriri ne qafe, celesat e nje Mercedesi dhe te pakten dy Smartphone. Te gjitha keto gjera duhen hedhur mbi tavoline me se miri, ende pa e hapur gojen dhe pa filluar biseden me zonjen qe shoqeron – sepse zonjes menjehere i duhet treguar se kush eshte ai. Ky eshte nje prej idealeve te shume meshkujve ne Evropen Juglindore, kur dalin per here te pare me ndonje femer.
Femrat gjermane filozofojne dhe shkruajne vitet e fundit fejtone ne gazeta per sjelljen e burrave ne vendin e tyre duke konstatuar se ata shpesh jane teper te terhequr, te pavendosur dhe mbase teper te bute. Ndersa tek “Homo balcanicus”, sic e pershkruan shkencetarja Gabriella Schubert ne studimin e saj, keto probleme nuk ekzistojne. Karakteristikat e “Homo balcanicus” jane atributet e macoisteve, pohon profesorja me origjine nga Hungaria. “Sipas mendimit tim, “Homo balcanicus” eshte nje tip i vecante i mashkullit, i cili ka dale nga ndryshimet e fundit ne keto vende. Ai rrjedh nga qarqe te ndryshme shpesh te dyshimta, qe do te thote, behet fjale per meshkuj, te cilet kane shfrytezuar pasigurine dhe kaosin e kohes se ndryshimeve per t’u pasuruar”, pohon Schubert.

Rruget (ilegale) te pasurimit
Keto rruge nuk jane gjithmone legale. Shume meshkuj te elitave te reja vijne nga qarqe gangsteresh, truprojash apo ithtare te sporteve luftarake. Ata bartin petka me marka te njohura dhe paraqiten si moderne, nderkohe qe modeli i tyre i femres i takon te se kaluares. “Ne njeren ane ata shfrytezojne tekniken me te re elektronike dhe automjetet me te rinj. Ndersa ne anen tjeter, kultivojne nje qendrim macoist, ku u jepet perparesi femrave qe u pergjigjen shijes se tyre te seksit”, pohon Gabrielle Shubert.
Ketu bejne pjese kryesisht femrat te cilat shikohen si “seks bombe” dhe te cilat sipas deshires se “Homo balcanicus” ne vecanti theksojne dukjen e jashtme. Ky model i femrave eshte i njohur edhe ne vendet perendimore, por duket se ne vendet e Evropes Juglindore femrat jane me shpesh te gatshme qe t’u pershtaten kerkesave te meshkujve – si ne aspektin e veshjeve ashtu edhe ne kuzhine.

Edukimi i gabuar i femres
Gjyshet dhe nenat kane ndikuar shume ne edukimin e tyre. Ne raportet mes meshkujve dhe femrave ne Evropen Juglindore luan nje rol shume te rendesishem edhe tradita, apo patriarkati ballkanik. Gabriella Schubert e pershkruan kete si nje rregull social me nje strukture te rrepte. Familjet jane bashkuar ne te kaluaren per te mbijetuar ekonomikisht koherat e veshtira. Edhe sot ka per shembull ne Shqiperi apo ne Kosove ende forma te familjeve te medha qe funksionojne sipas ketij modeli. Femrat ne keto familje shikohen shpesh vetem ne rolin e nenes – ne rastet me ideale si nena te djemve.
“Kur nje mashkull nuk ka asnje djale shikohet si mangesi, sepse linja e meshkujve duhet te vazhdoje”. thote Gabriella Schubert. Ne rolin e saj klasik te nenes, femra ne Evropen Juglindore nuk ka perjetuar ndonje ndryshim teper te madh pozitiv as ne koherat e socializmit, shpjegon ekspertja nga Jena. Femrat kane punuar me orar te plote edhe ne ato kohera. Ndersa pas orarit te plote te punes ne ndonje fabrike apo zyre, ato jane detyruar te kryejne edhe te gjitha punet e shtepise. Edukim i femijeve ne keto vende ende kuptohet vetem si obligim i femrave – sepse “Homo balcanicus” e ndjen veten si dikush qe eshte percaktuar per pune me te rendesishme. Qofte madje edhe kur pi birre dhe shikon televizor, perderisa e dashura e tij kujdeset per punet e shtepise, lan dhe pastron.
Nga femra pritet ne anen tjeter qe te fitoje para, te jete nje grua dhe nene perfekte ne shtepi, por njekohesisht te jete edhe erotike. Por Gabriella Schubert thote se disa gjera po ndryshojne ngadale. Femrat e reja ne Evropen Juglindore po udhetojne gjithnje e me shume jashte vendeve te tyre ku njihen edhe me modele te tjera femrash. “Homo balcanicus” ne te ardhmen do ta kete gjithnje e me veshtire te gjeje partnere sipas deshires se tij.
Per te humbur kohen dhe me shprese te fitojne
Nevoja per mbijetese dhe pamundesia per ta bere kete ne menyre te ligjshme shpeshhere con ne rruge pa krye. Te rinjte e frekuentojne lokalet e lojerave te fatit nga nevoja per mbijetese
Nevoja per mbijetese dhe pamundesia per ta bere kete ne menyre te ligjshme shpeshhere con ne rruge pa krye. Dhe keshtu, burimi i pretenduar per nje te ardhme me te mire pernjeheresh shnderrohet ne varr per te tashmen e ndertuar me mund. Megjithese me perjashtime, kjo eshte rruga qe shtrihet me se shpeshti para atyre qe vizitojne lokalet e lojerave te fatit. Kete me se miri e e di kjo nene e dy femijeve, bashkeshorti i se ciles e ka vene ekzistencen e tyre ne loje fati. “I ka humbur te gjitha te hollat. 20 mije pernjeheresh… Para 4-5 vjetesh ka filluar te luaj, po rralle ka fituar dicka. E me humb, i ka humb te gjitha nje nga nje. Kerrin qe ia ka dhane vellai, kursimet qe i kishim ne banke, arin e nuserise sime, te gjitha dite per dite. Derisa, para pak javesh i ka humb 20 mije brenda nate! Tash jetojme me mund… Por, fale Zotit te pakten shpine e kemi! Tash s´po ka me shku me lujt e po ban edhe telashe, se kjo ish si droga,” rrefen A. H., nga komuna e Pejes.
Lokalet e lojerave te fatit frekuentohen nga te miturit deri te pleqte
Lokalet e lojerave te fatit ne Kosove frekuentohen prej moshes 7 deri ne 70-te vjecare, mendon Vaxhide Sopjani, sociologe, sipas se ciles me se paku ne kete loje jane qytetaret fitimtar. “Grupmoshat e njoma i shtyn mungesa e aktiviteteve dhe mungesa e kontrollit te familjeve. Se, keta kerkojne nga familjet para dhe neqoftese nuk i marrin, ata fillojne e vjedhin se pari familjet e tyre. Ndersa te rinjte e afte per pune i frekuentojne keto lokale per te humbur kohen si dhe me shpresen mos po fitojne dicka. Ata nisen nga mendimi se do te fitojne dhe do t’ i shperblejne familjet, pra gjithnje mendojne se do t’ fitojne dhe nuk shohin prapa e aq me pak i parashikojne pasojat. Ky eshte edhe problemi qe krijohet varesia. E ne fakt ketu fitojne vetme bastoret, sigurisht me ndonje perjashtim”, thote z.Sopjani per te cilen roli i familjes ka nje rendesi te vecante ne parandalimin e ketij problemi dhe pengimin e terheqjen graduale te femijeve, mendon socilogia Sopjani.