Libra te ndryshem te shkruajtur ne Anglisht jane botuar kohet e fundit per Shqiperine. Shkrimtare te huaj paraqesin nje interes te vecante per veriun e Shqiperise. Pamja piktureske i veriut  ka terhequr shume historian kohe pas kohe. Po ashtu historia e lashte e ketyre viseve paraqet interes te madh ne arenen nderkombetare ne kohet moderne. Ne librin e titulluar Jete te Gjate Femijeve Tuaj, nga Marjorie Senechal dhe Stan Sherar te cilet sjellin historine e lashte. Dicka teper interesante qe ne kete liber thuhet eshte lidhja e historise se pasur te ketyre viseve duke filluar nga rapsodite e tyre  te cilat konsiderohen me origjine  Homerike. Po ashtu nje liber tjeter botuar ne Londer nen titullin Toka e Shqiponjave , nga Robin Tenyson, ku ben analogji Dardaneve me popujte qe jetuan Trojen ose Izmir i Turqise se diteve te sotme.Trojanet mbasi humbjes se luftes me Greket lane Trojen dhe merguan ne vende te ndryshme dhe nuk perjashtohet mudesia qe Dardania mban emrin e nje populli qe jetonte ne Troje. Por ne kete shkrim te shkurter ne nuk do perqendrohemi ne fakte historike.

Duke asimiluar keto histori te ndryshme te lind idea te shkruash per vende po aq piktureske te cilat, jo te huaj por edhe vete Shqiptaret nuk kane paraqitur ndonje interes ne shkrimet e tyre perfshi ketu viset e Shqiperise se mesme si Gramsh dhe Berat. Dicka qe eshte e perbashket me njerez qe shkruajne per veriun e Shqiperise dhe ketije shkrimi eshte: jeta e thjeshte ne nje fshate apo qyteze te vogel.

Tregimet e te pareve jane evidence qe kerkon pak imagjinate se si nje familje ne fshat jetonte dhe vazhdon te jetoje. Me rritjen ne numer te pjesetareve te nje familje, siperfaqja e tokes shtohej gradualisht. Kur ata mundeshin, percaktonin se cfare toke do te ishte e begate per kultivim. Ndoshta kjo kerkonte te prisje pyll, i cili do te perdorej si lende ndertimi per banesat e tyre. Banesat duhet te kene qene te vogla. Ndoshta kishte familje te cilat jetonin ne nje vend ku edhe bagetia jetonte por ata duhet te kene qene te kenaqur sepse nese nuk ke jetuar me mire, dhe ky standard eshte me i larti, atehere me mire qe kjo kenaqsi eshte siguruar nga ijnoranca.

Pranvera eshte stina me e bukur ku cdo gje lulezon dhe gjelberon. Gusht-Tetor eshte sezoni e vjeljes se frutave te cilet e bejne jeten akoma me te kendshme. Ne muajte e Veres njerezit ne viset e tjera te Shqiperise ishin vendosur buze lumenjve dhe ne rreze te kodrave ose maleve, ku zagushia evitohej nga pak.  Me vjeljen e frutave perqafimi e kesaj ndjenje ngazelluese, ku cdokush, pret qiellin me re te erret te dimrit. Megjithate pranvera e ardhshme me bukurite e saje mbetet brenda zemres se njerezve qe jetojne nje jete te thjeshte ashtu si cdo qenie njerezore pret mengjezin pas nje nate te erret.

Pa dyshim do te kete pyetje, perse zgjodha te shkruaj per jeten e thjeshte ne fshat nisur nga imagjinata ime. Perse?

Sepse terreni i Shqiperise se mesme ka nje pamje mahnitese dhe romantike,  pershkuar nga shume lumenje te medhenje, liqene te medha, pyje lisash, plepash, shelgje, pjergullat me rrushe dhe pyjet e pishave ku gjelberimi eshte i perjetshem. Mali i Tomorrit dhe male te tjera me te ulet te cilat nuk njihen me emer nga njerezite qe jetojne rreth tyre, u kane dhene atyre jete  dhe gjalleri. Nje dicka tjeter me shume rendesi e cila te copeton zemren, eshte ajri i paster dhe inteligjenca e njerezve qe kane jetuar dhe jetojne ne keto vise.

Fshataret qe meren me kultivimin e  tokes, te cilet kane asnje veti te hileqareve qe sjellin pisllikun ne jeten e tyre te thjeshte, duke krahasuar me sjelljen e disa njerezve ne qytet e cila eshte me e prirur per te bere me shume kompromise. Keto krahasime vijne nga tregimet e te te moshuarve te cilet jetuan ne nje kohe ku cdo veprim ishte i rregulluar nga zakonet dhe traditat  e vjetra, por si edhe nga eksperienca ime ne nje moshe fare te re.

Tregime te te moshuarve te cilat i kemi marre si udhezime per jeten: te jeshe i pavarur dhe te zoterosh virtute te larta, te kesh pasuri pa demtuar askush, te keshe nje mendje te pasur, duke ruajtur pasurine shpriterore me nje buzeqeshje kundrejt lirise individuale.

Une duhet te besoje ne dicka! Imagjinata ime me kerkon te rend te kerkoj strehe ne keto vise, te behem Zane dhe te shperndaje zerin tim, te terhiqem nga te gjitha zhgenjimet qe jam e kercenuar, por arsyeja me terheq zvarre duke peshperitur fjalet: bota eshte bote, dhe njeriu ka drite dhe erresire, i cili ne raste te ndryshme inkurajon dashuri dhe shemti, adhurim dhe antipati.

Te gjitha keto jane te shkruajtura me majen e nje lapsi te holle, dhe percjellin nje mesazh qe njerezit e kane te lehte te kuptojne duke perdorur vetem pak imagjinate.