Ne tren na duhej te arrinim ne nje destinacion te panjohur per ne. Te dy ne ate tren duke lene Kembrixhin per ne nje qytet, ne qender te Anglise, na kishte pushtuar frika dhe trishtimi. Njeri nga ne kerkoj te mbyllte syte. Kurse tjetri , duhet te numuronte stacionet e trenit me qellim qe te ishte gati ne momentin ku duhej te zbriste. Megjithese asnjeri nuk fliste Anglisht, nje burre me nje natyre te mire nuk hezitoj te na ndihmonte. Jashte dritares veren, lendina te blerta pa mbarim te cilat te japin qetesi. Po ashtu ve re se dora e njeriut eshte prezent ne cdo pellembe te tokes.

Ashtu pa u kujtuar mendimet te cojne mbrapa ku ke lere. Ndjen menjehere qe vendi i lindjes eshte lene mbas dore nga despotet. Despotizmi, ashtu si gjithmone rrenon punen dhe krijimtarin e njerezve. Gjate periudhes socialiste, njerezit kishin vec krahet e tyre dhe asgje tjeter. Nje nga te drejtat qe  cdo person duhet te kete eshte e drejta e prones. Krahas saje liria e te shprehurit po ashtu ishte mohuar, per shume gjate. Cdokush, gjate kesaje periudhe ishte i detyruar te permbushte detyrat kundrejte shtetit. Disa njerez gjate kesaj kohe ishin me te kujdeshem se disa te tjere. Por te qenit teper i kujdesshem nuk eshte asgje tjeter,  vec shejne e te qenit i dobet ku keta lloje njerezish shume rralle thyejne rregullat. Ndoshta ne nje sistem ku shumica ishte e shtypur, dhe ata qe ishim me te guximshem u bene teper te kujdeshem per arsye se humbja ishte kolosale.Keto mendime pershkonin mendjen time ne ate udhetim I cile ishte I panjohur dhe nje udhetim qe kishte filluar dhe nuk mund te parashikoja fundin e tij.

Te qenit ne keto rrethana, nuk te jep mundesine te besh pyetje inteligjente. Megjithate ashtu nga dritarja e trenit vume re se koha ishte e bukur dhe ndjeje se era frynte me ngadale dhe deget e pemeve leviznin ngadale si valet e detit ne nje dite me kohe te qete. Udhetimi zgjati me shume se dy ore. Arritja ne nje qytet tjeter ishte vone. Te qenit erresir te shton panikun dhe megjithese arritem ne destinacionin e duhur nuk ishim te qete, dhe te qenit ne ankth po shtohej cdo sekond. Me syte po kerkonim njerez te tjere per-rreth. Duke qene i pushtuar nga ky ankth menduam se si do ta ta zgjidhnim kete dileme. Aty ishte nje qetesi absolute ne stacion te trenit sa qe kjo qetesi-frike pushtoje trupin tone.

Prape ashtu si gjate udhetimit ne tren, mendimet te cojne mbrapa dhe ben krahasime me eksperincat qe ke perjetuar ne te kaluaren. Nese shkon ne nje fshat te vogel ne Shqiperi per vizit ne nje mbremje pranvere sheh qiellin e kuq ne perendim. Nese, u afrohesh njerezve qe mund te jene te panjohur, njerezit jane teper miqesor. Nje grua mund te ta shohesh jashte jo shume shpesh.  Dhe nganjehere kurioziteti i njerezve eshte i perzjere me krenari ku njerezit nuk shikojne nga dritarja ose te dalin tek dera.
Duke qene i zhytur ne keto mendime nje nga njerezit e autorizuar na therret mbiemrin dhe ne te pa mundur te komunikojm ne Anglisht komunikojm me shenja. Na u ofrua nje shtepi e vogel. Ne vazhdonim te te ishim te friksuar ku mendja te shkonte tek dikush qe mund te te vras, vjedh dhe cdo djalle qe mund te shkoje neper mend.  Kur hyme ne kete shtepi te vogel, pame qe cdo gje ishte e paster dhe carcafet e shtreterve ishin preje pambuku, te bardhe. Nje ndenje qetesie pushtoje shpirtrat tone ku nuk deshironim asgje tjeter por te shtriheshim ne shtrate nga rraskapitja.

Ne mengjez ashtu te pa orientuar mire, gjeja me luksoze ishte te benim banje dhe te vishnim nderresa te pastra. Nuk kishte gje me te lumtur dhe te thjeshte ne ate shtepi se sa mikepritja e cila ishte shperndare mbi shtresat e pastra te bardha te shtratit dhe dhomat me perde te thjeshta ne ngjyre kremi te cilat sillnin drite ne cdo dhome.