Koha vendos vulen e vete ne zhvillimin e nje shoqerie. Po ashtu pozicioni gjeografik i nje vendi infuencon ne traditat dhe zakonet e tije. Me e rendesishmja qe duhet te kihet parasysh eshte qe historia e nje vendi pasqyrohet nga aftesit e zejtareve apo zanatcinjeve te ndryshem te krijojne dhe ndertojne.

Nese nje vend eshte ishull, atehere popullit qe jeton ne kete ishull i lind nevoja te te specializohet ne ndertimin e anijeve si per te mbijetuar, deshmuar kjo qe nga  kohet e lashta, ku qellimi ishte, tregti me vende te tjera ose per te perdorur ato si nje nga mjetet per te kolonizuar vende te tjera.

Zakonet dhe traditat e nje shoqerie te caktuar percaktojne se cfare lloje krijimesh artistike ku disa nga keto jane ne konformitet me keto tradita dhe eleminojne ato te cilat behen pengese e madhe nga ku gjithmone keto tradita ose zakone jane ” ofenduar”. Te analizosh kete paragraf, duhen faqe te tera dhe analiza te thella  per shoqerine Shqiptare.

Nese i referohemi periudhes para-Luftes se Dyte Boterore ashtu si te gjithe e dime qe Shqiperia ishte mbytur ne mjerim te thelle. Mjerimi ishte i trasheguar nga te qenit pjese e Perandorise Otomane. Pjesa me e madhe e popullsise jetonte ne fshate dhe meresh me kultivimin e tokes. Tradicionalisht te kultivosh token ishte dicka shume fisnike nisur qe nga koha e Grekeve te Lashte. Vete Greket e Lashte te cilet kishin nje shtet nese e quajme ashtu, i cili ishte i bazuar ne plugimin e tokes. Kjo ishte per arsyen e vetme qe  Greqia eshte nje vend me terren te thyer ku prodhimi i drithit ishte kryesorja per Athinasit  e Lashte, ku celebronin cdo korrje te prodhimeve te tyre me festivale.

Popullsia ne viset e Shqiperise duhet te kete pasur te njejtin dashuri ose me mire ndoshta ishte menyra e vetme per te mbijetuar- plugimin e tokes. Kur mesojme se Greket e Lashte gjate Periudhes se tyre te Arte, nuk arrisnin te prodhonin drith per te gjith vitin dhe merrnin drith nga Egjipti ose Asia e Vogel Turqia sot.  Iliret dhe me vone Shqiptaret si kane mbijetuar? Ndoshta keto analiza te cojne mbrapa dhe te rikujtone theniet e te pareve qe – mos e hidh buken ne toke se eshte mekat.

Po ashtu Greket e Lashte ishin rrethuar nga deti dhe kjo i beri ata te kishin anije teper te sofistikuara ne ato kohera qe i perdornin per tregti dhe lufte. Iliret po ashtu ashtu sic tashme e dime, anijet e perdoruar pikerisht nga Mbreteresha Teuta ishin teper te fuqishme ne Adriatik. Nje vend si Shqiperia, e cila eshte nje pikelidhje midis Lindjes dhe Perendimit, ku ka pasur shume pushtues nder shekuje, ku Rruga Egnatia e beri pushtimin e saje me te lehte qe ne kohen e Romakeve. Ne keto kushte ne nje fushe te vecante qe nga keto vise kane dale tradicionalist luftetare te medhenje por per fate te keq shume nga ata nuk kane luftuar nen emrin Ilire ose Shqiptare. Shtrohet pyetja perse? Ne jemi shume krenar nese nje i huaj na cenon, por ndjejme (ndoshta ky eshte vetem nje supozim ne vetvete ) izolim dhe nje lloje zhgenjim qe jemi Shqiptare. Nuk ka me kritike me te medhenje se ne vete per shoqerine Shqiptare.

Shoqeria Shqiptare gjate kohes se sundimit Turke perqafoj thuajse teresisht kulturen orientale. Ashtu sic thuhet ne nja nga librat e Montesque me titull ” Nen Shpirtin e Ligjit” : atje ku shkojne otomanet nuk bejne gje tjetr vec lene nje toke te djerre dhe rrenojne kulturen Kristiane. Gjate pese shekujve nen sundimin e tyre shoqeria Shqiptare ashtu si ne shume vende te tjera te Ballkanit,  nuk pati krijimtari artistike sepse duhet te ishte ne konformitet me deshiren e pushtuesve.

Shqiperia dhe vete populli i saje eshte nje vend i ri. Por ne te njejten kohe Italianet u bashkuan si nje vend i vetem ne fund te shekullit te 19-te e cila u arrite nen udheheqesin me origjine Shqiptare Garibaldi. Por ata menjehere sapo u bashkuan si nje vend i vetem, ndertuan krenarine e tyre kombetare duke u frymezuar nga Romaket e vjeter dhe e quanin veten e tyre Latine.

Ashtu si per Italianet, Greket, dhe Shqiptaret, duhet te krenohen me te kaluaren e tyre e cila nuk eshte aq e lavdishme por eshte teper interesante!