Aksidentalisht degjova kengen e kenduar ne Eurovision festival e kenduar nga vajza qe prezanton Shqiperine.

Si kushdo, pata emocionet e momentit si cdo kush mund te ta imagjinoje dhe kalon te njejten gjendje emocionale. Ndoshta nuk eshte dita, qe shoqeria jone sot, nuk eshte shume entusiaste per muziken, kur shume te rinje student humbasin jeten ne nje askident teper te dhimbshem.

Pa u kursyer dua te them, qe nuk pata asnje ndjenje pozitive per kengen e kenduar nga Kosovarja ne Azerbaxhan. Nuk mund te te thuash qe zeri i saje nuk ishte i bukur apo i forte, por ju lutemi nuk ishte gje tjeter vec nje prezantim, qe nuk mezi pret momentin qe kenga te te mbaroje sepse aq ndjehesh shume keq. Po ashtu, veshja e kengetares nuk ishte gje tjeter vec,  paraqitje e nje gruaje qe na eshte treguar ne perralla kur ishim te vegjel (shtriga e keqe). Kerkojme falje qe shprehemi ne kete menyre por nuk meriton asnje lloje komplimenti ne shume drejtime.

Ne keto momente shtrohet pyetjet: ku ka merguar te pasurit pak Klas? Ku jane muzikantet qe nuk jetojne te prodhojne nje muzike i cili te mos prezantoj cmenduri ne arene nderkombetare? Perse mundohemi te bejme dicka qe nuk e kuptojme?

Perse Shqiptaret ndjekin moden qe nuk e ndjeke askush? Nje mode te shemtuar qe nuk mbjelle kulture, por jep shembull te shemtuar per brezat e rinje. Nuk mendojne muzikantet qe ndoshta me veprimet dhe muziken e tyre ndikojne indirekt ne jeten e te rinjve?

Perse talentet sot, nuk kane si motive ne keto raste te vyera, kur prezantojne Shqiperine ne cdo fushe  ne arenen nderkombetare, te behen nje shembull i shkelqyer , por shkojne dhe shkaterrojne cfare eshte tradite e mire. Me prezantimin e fundit ne kete aktivitet muzikor Europian nuk kemi bere vec i provojme Europes, qe civilizimi i shoqerise tone shkon ne kahun e kundert me te tjeret.