Kujtimet e se kaluares jane vete jeta. Jeta eshte nje rruge e shkurter, eshte nje proverb e vjeter. Por te besh kete rruge te shkurter perfshine shume mundime dhe gezime.

Te emigrosh ne nje vend tjeter eshte e veshtire. Ndjenjat qe te pushtojne kohe pas kohe jane me shume melankoli dhe gezim nese planifikon qe do te shkosh prape atje. Nje ndjenje qe te vret thelle ne shpirt kur ecen ne te njejtat rruge, kthesa, hyrje dhe parqe qe ke shetitur vite te shkuara.

Ne takat e kepuceve te mia dhe shollin, une mbaj dheun e Fushes se Suloves se Elbasanit dhe balten e Lumit te Devollit. Po ashtu ne fytyren time kam molekula te kultures se qytetit te Elbasanit. I ndjeje ato kur depertojne thelle ne zemren time dhe me kthjellojne shpirtin e trazuar nga dhembja. Kur une jam midis te panjohurve, e izoluar, komplete ndryshe dhe ne te vertete e pa afrueshme. Une ulem, kemba mbi kembe dhe me ngadale tund kemben time ku me duket qe leshoje peshen time, me ate pak toke,  dhe reren e lumit e cila me kujton, qe kjo eshte si nje arme e florinjte dhe une mbrohem me te.

Me kujtimet e nje adoleshenti ku romantizoje rreth momentit qe mesuesi  im i Letersise me prezantoj me shkrimtarin Rus Leon Tolstoj, ah sa shume enderroje! Pylli i pishave, plepave, nen driten e diellit te pranveres shkelqenin dhe shembellenin si drite e arte ne zemren tone te re, te dobet nga emocionet dhe enderrat. Te ndrydhur ishin zemrat tona te atyre viteve si nje dhome ne nje burg te erret ku kurre hija e Perendimit te bukur nuk depertoj per shume gjate. Bukuria e vajzave nuk zgjaste, sepse zemrat ishin te burgosura per shume kohe , shume gjate, oh sa shume gjate.

Jeta eshte cfare jetojme sot. Sot, ditet jane te bukura ne pranvere. Gjelberimi vallezon ne zemrat e adoleshenteve dhe fluturon larg te takoje  lartesite e malit te Tomorrit. Ah zerat  e qete te shetitjes se mbremjeve, me vine dhe peshperisin ngadal fjalet, imazhin dhe  une qetesisht me syte e mbyllur  me mbyt e kaluara,  shetitjet ne bulevard te buta, te ngadalta, oh sa te ngadalta!