Vendi nga vjen luan nje role te rendesishem ne jeten e njeriut si ne aspektin emocional, po ashtu ndikon se si njerezit qe vijne nga keto vende reagojne me njeri tjetrin, ne shume aspekte te jetes si edhe sfida per nje Mesdhetar te integrohet me njerez qe nuk nuk kane te njejten origjine.

Mesdhetaret kane disa tipare te vecanta ne krahasim me popujte me origjine Anglo-saksone dhe popuje qe jetojne ne nje vend me klime te ftohte. Nje nga karakteristikat qe eshte shume dalluese eshte qe Mesdhetaret jane teper emocional. Mendja e tyre udhehiqet me shume nga emocionet se sa nga arsyeja. Kjo eshte nje nga arsyet qe Mesdhetaret jane pare dhe vazhdojne te shihen si romantike.

Po ashtu nje karakteristike tjeter e Mesdhetareve eshte ne lidhje me realizimin e nje objektive.  Qendrimi kundrejte dickaje qe ka nje afat te caktuar:  eshte do ta arrijme/mbarojme neser! Kjo ndodhe sepse jeta ne Mesdhe ecen ngadal.  Jeta nuk eshte me ritme te shpejta si ne vendet Anglo-saksone kur dita duket gjithmon e shkurter. Kjo eshte nje nga arsyet qe Mesdhetaret kane standarda me te larta ne lidhje me te qenit te gezuar. Anglo-saksonet mundohen te gezojne cdo moment ne jeten e tyre. Madje nje kafe, pije, dreke me nje mike per ta eshte nje experience qe vleresohet. Mesdhetaret jane teper interesant ne jeten e perditshme. Jeta e tyre eshte me pak e komplikuar sepse gjeografikishte jane te favorizuar me nje klime dhe diete te mrekullueshme.

Nje filizof i  madh Francez i quajtur Montesque ne nje nga librat e tije, i pershkruan keshtu njerezit qe vijne nga vende me klime te ngrohte: Pervec cilesive te mira , klima e ngrohte i ben keta popuj dembela dhe jo shume te sinqerte. Kurse ne lidhje me te qenit shume  emocional dhe pasionant ai ben krahasim me Ruset dhe Anglezet. Ai komenton: nese kur nje njeri vdes, ne nje vend ku eshte klime e ngrohte, njerezit qajne me ze, mbi te vdekurin. Kurse per nje Rus thote ai te qajne, duhet qe nje viktime te ndahet copa copa. Kurse Anglezet shprehet ai nuk shfaqin emocionet aq lehte.Po ashtu ne anlalizat qe ai ben duke krahasuar njerezit nga vende me klime te ngrohte me Anglo-saksonet ai thote: ata jane me te guximshem dhe me te ndershem.

Per te mbeshtetur cfare eshte diskutuar me siper do te pelqenim te sillnim nje thenie nga nje shkirmtare dhe kritike litersie Amerikane, John Appleby i cile thote: Ndryshimi midis literatures Angleze dhe cdo vend tjere eshte ky: Literatura Angleze diskuton, analizon se si njerezit reagojne me njeri tjetrin. Pra thote ai, ata nuk diskutojne ekzistencen e tyre.

Literatura Mesdhetare ne pergjithesi eshte rreth inidividit. Duke filluar ketu me Homerin ( Iliada) ku tragjedia eshte rreth personave,heronjve duke sjelle reagimet e tyre, emocionet dhe sukseset e tyre ne fushe te betejes!

Te pershkruash popujte dhe karakterin e tyre nuk eshte nje subjekt i lehte. Asgje nuk eshte bardhe e zi. Shoqerite evolojne dhe ndryshimet jane pjese e evolimet. Nese i referohemi ndryshimeve qe kane ndodhur ne shoqerine Shqiptare ato jane te pa imagjinueshme. Ndryshime qe kane ndodhur kane qene te pa imagjinuara njezetvjete te shkuara. Ne pergjithesi njerezit jane me te afert me njeri tjetrin. Qartesisht me syrin e nje obzervuesi sheh qe njerezit shkembejne fjale me te ngrohta me njeri tjetrin ne raporte te ndryshme.  Cdo kompliment, fjale te ngrohta qe shprehim dhe komunikime me  etikete kur integrohemi me njeri tjetri ne shoqeri, nuk bejme asgje tjeter vec brumosim kompetence dhe dashuri tek nje person tjeter.  Rezultat i kesaj sjellje njerezore e sofistikuar ku dhe nje buzeqeshje e ngrohte, percjell tek te tjeret qe na rrethojne nje mesazh ngrohtesie dhe dale-ngadale vrazhdesia ne ballin e ngrysur, e mbartur per shekuje me radhe perfundimisht do te zhduket.