Ne kete post duam te te percjellim nje mesazh qe i drejtohet Shqiptareve. Ky mesazh eshte nga autoret e librit,  Jete te Gjate Femijeve Tuaj, shkruajtur nga Marjorie Senechal dhe burri i saje fotograf, Stan Sherer.

Ky liber  eshte ne Anglisht dhe teper interesant. Me e bukura qe mund te thuash rreth ketij libri botuar ne Anglisht, eshte qe flet per njerezit e thjeshte. Gjitashtu fotografite qe jane pjese e ketije libri prezantojne nje realitet te viteve nentedhjete. Fotografi i quajtur Stan Sherer ka fotografuar jeten e thjeshte, te njerzve te atyre viteve ku njerezit ishin te corientuar dhe keto foto jane mahnitese ne vetvehte. Cfare eshte per tu admiruar po ashtu ne kete liber eshte, qe libri nuk ka fotografi te politkaneve apo njerezve me famshem sic ndodh zakonisht sot ne boten moderne. Po ashtu ne kete liber, thuajse ne cdo faqe gjen respektin dhe dashurine qe autoret kane marre me vehte ne Amerike per Shqiptaret. Dashurine per nje vend me bukuri mahnitese, dhe zhgenjimin ne anen tjeter qe Shqiptaret dhe toka e tyre eshte nje vend, qe thuajse njihet shume pak ne arenen nderkombetare. Autoret po ashtu jane te impresionuar nga bujaria dhe zgjuarsia e Shqiptareve qe ata paten rastin te takojne gjate kohes se qendrimit te tyre ne Shqiperi.

Nje faqen 37 autori thote qe ne, po ashtu si Edith Durham, njerezit qe ata rane kontakt u kane kerkuar autoreve te ketije libri,  qe te mos shkruajne per cfare ata kane pare dhe degjuar me keto fjale: mos i tregoni botes rreth varferise, mbrapambtjes dhe deshperimit tone. Trego ne vend te ketyre gjerat e mira qe po ndodhin ne vendin tone, trego planet per te ardhmen tone, bukurite dhe pasurine e Shqiperise. Jo vetem ky paragraf te ben te ndjehesh i trishtuar por thuajse i gjithe libri eshte shkruar nen frymen e dashamiresise per Shqiperine.

Autoret e ketije libri u drejtohen jo vetem Shqiptareve qe ata kane takuar por te gjithe Shqiptareve me keto fjale: Te dashur miq, vendi juaj eshte i mrekullueshem, planet tuaja per te ardhmen jane rrezatuese, me shprese dhe vendosmeri, dhe eshte kontributi juaj qe ne Shqiperi gjera te mira po ndodhin,  gjera te cilat dukeshin te pamundura para pese vjetesh ( kur Shqiperia vuante nen zgjedhen komuniste). Kjo eshte nje pjese a madhe e historise tuaj.  Po ashtu sic ju e dini dhe ne e dime, qe nese ne shkruajme vetem per gjera pozitive do te jete falso.  Por ne te vertete ju vete jeni shume kritike per shoqerine Shqiptare, me shume se cdokush tjeter. Shume nga ju, insistuat qe Shqiperia eshte vendi me i keq ne te gjithe boten dhe refusuat, te besonit kur ne thame qe Shqiperia nuk eshte vendi me i keq ne bote.

Kur ne u shpjeguam ju, se ne kemi qene ne vende te tjera ne vende me te varfra si Afrika, Filipines, Rusia, New York dhe u munduam te te krahasonim ju ngritet zerin dhe that: po Shqiperia eshte ne mes te Europes. Ne nuk jemi te sigurte  me menyren se si e shikoni ju harten, por ne e kuptojme se cfare ju doni te thoni. Gjate periudhes komuniste ju u ishte thene qe Shqiperia ishte superiore ndaj vendeve te tjera, tani ju e dini qe Shqiperia eshte nje nga vendet me te varfra ne Europe.  Po ashtu nje keng e vjeter dhe e vertete thote, qe askush nuk e di problemet qe ju keni pare.

Paragrafi qe vjen eshte teper domethenes dhe kemi deshire qe te jete nje mesazh i ngrohte nga ky blog po ashtu. Lexuesit, shpresojme, qe te reflektojne cfare autori vazhdon te shkruaje: Por izolimi juaj per nje kohe te gjate, ka erresuar faktin qe popuje te tjere po ashtu kane vuajtur gjate jetes tone: historia e shekullit te 20 ka qene nje histori e luftrave, genocid, varferi, racizm, thatesire, semundje epidemike, te gjithe djajte qe dolen nga kutia e Pandores.  Me shprese, historia e Shqiperise eshte ndryshe nga cdokush tjeter, por problemet e saje nuk jane. Ju ndoshta i shikoni problemet e prapambetjes dhe varferise sikur duken shume ndryshe per te huajte, por ata nuk i shikojne ato probleme me te njetin sy.

Totalisht pajtohemi me autoret e ketij libri. Shqiptaret nuk kane kaluar experienca nga me te keqijat. Ne duhet te nxjerrim mesime nga cfare thuhet ne keto fjali, si me siper. Ne harrojme se njerez si Isrealitet jane torturuar vetem ne mes te shekullit to 20 dhe ne mes te Europes. Por ne anen tjeter asgje nuk i ndalon ata te shkelqejne ne shkolla dhe ne cdo fushe te jetes sot kudo qe jane. Ne si Shqiptare duhet te imagjinojme boten duke pasur parasysh qe bota eshte me e madhe, se Shqiperia e florinjte e jona e vogel. Duhet te bejme pak perpjekje te lidhim jeten dhe historine tone, me cka kemi qene rrethuar dhe jemi te rrethuar. Asgje nuk ndodh ne vakum cdo vend, historia dhe zhvillimi ndodh ne harmoni me cka eshte per-rreth, dhe cfare ndodh ne nje kohe te caktuar dhe ne nje pike te globit.