Erasmus nga Rotterdam ne menyren e sjelljes per djemte e rinje! Ky kapitull eshte marre nga libri : Nje liber i vogel ne sjelljen me kulture per femije.

Si te sillesh kur takon njerez te tjere

Kur behet fjale per prinderit, ne i detyrojme respektin me te madh atyre. Por nese flasim per mesuesit, te cilet formojne mendjen tone dhe e forcojne ate, ata meritojne jo me pak respekt. Po ashtu midis njeri tjetrit ne duhet te te shfaqim te njejtin respekt dhe respketi duhet te jete i dyanshem. Ai qe  respekton ate qe eshte i barabarte me ty, dhe po ashtu dhe atije qe mund te jete rank me i ulet dhe e respekton, nuk do te thote se po ul veten , por tregon qe je me i qyteteruar dhe meriton me shume respekt.

Ne duhete flasim me respekt dhe saktesi me superioret tane, por duhet te tregojme dashuri dhe xhentiles me koleget .Kur flet me nje person duhet te jeshe i qete, me nje fytyre te sinqert dhe jo i shokuar ose i irrituar. Te shikosh poshte, do te thote qe nuk ke ndergjegje te paster. Te shikosh per-rreth, duket se nuk je i qete. Te kthesh fytyren ne krahun e kundert tregon se nuk je ne ekuiliber.

Eshte e pasjellshme te nderrosh pamjen e fytyres, si ne nje moment, kruan hunden, tjetren rrudh vetullat, tjetren, ngre vetullat, pastaj perdredh buzet dhe tjetren mbyll buzet. Keto pamje demonstrojne qe ke nje karakter jo te qendrueshem.

Po ashtu, eshte e pasjellshme to tundesh koken, dhe te luash me floket, te kollesh per qejf, te pastrosh fytin, te kruash koken, te pastrosh veshet, te pastrosh hundet, te ferkosh fytyren,  te ferkosh koken mbrapa si edhe te mbledhedh shpatullat sic bejne Italianet. Te thuash, jo, me veprime si tundje e kokes eshte me shume nje veprim qe bejne femijet dhe jo burrat. Nuk eshte e kendshme, nese dikush flet me dikush tjeter dhe leviz krahet, ose te tregon dicka duke levizur gishtat ose leviz kembet gje qe demonstron qe  ne vend qe te flasesh me gjuhe, perfishine te gjithe trupin.

Mundohu qe zeri yt te jete i bute dhe xhentil. Mundohu qe fjalet e tua te mos jene te shpejta, aq sa te flasin goja perpara mendjes, por i qete dhe fjale te sakta. Kjo lloje metode mund te arrije  te eliminoje nese te mbahet goja, kurse nese flet me shpejt mund te te krijosh shume probleme te cilat nuk mund te ti kesh ato natyralisht.

Kur flet ne nje takim me dikush tjeter eshte e kendshme nese i drejtohesh  njerezve sipas titujve, si njerezve  te thjeshte ashtu dhe profesional si per shembull, zonje , zoteri, prift, hoxhe, baballaret ose vellezer dhe motra. Eshte e shemtuar nese femijet perdorin fjale te pista si kur bejne shaka ose jane serioz.  Disa gjera ndodhin ne jete. Disa nga keto jane semundje te ndryshme.  Kur dikush eshte semure dhe bisedon rreth saj, si per shembull e vjella ne banjo ose ere e keqe, duhet te filloje fjalin  me shprehejen” te me falesh”.

Po ashtu nese dikush ne nje bised nuk po tregon te verteten, dhe ti do qe ta kundershtoshe duhet shume kujdese. Menyra me e mire qe te kundershtosh do te jete ” Mua me kane thene komplete ndryshe dhe e kam degjuar nga ky ose ai person”.

Mos krijo probleme me te gjithe miqte ose shoket e tu por trego respekt per te gjithe. Megjithate zgjidh disa si miq  tu qe te cilet jane me te besuar. Por mos i trego askujt cfare ti ne te vertete do qe te ta mbash sekret. Mos u mundo qe te marresh vesh problemet e t gjithe njerezve dhe mos nderhyr tek jeta e te tjereve.. Po ashtu, nese degjon dicka per dikush beje sikur  nuk di asgje. Mos lexo letrat e te tjereve, se eshte e pasjellshme. Nese si aksident je prezent kur dikush lexon nje leter largohu. Nese dikush po flet me dike tjeter dhe duket private eshte e pasjellshme te nderhysh.

Konkluzion: Eshte me fat ai qe ka lindur ne nje familje te privilegjuar por eshte e shemtuar nese ky person nuk ka kulture. Ata qe nuk jane vec njerez te thjeshte, duhet te perpiqen me shume qe te sillen me kulture, qe te kompensojne ate qe i mungon, privilegji. Askush nuk mund te zgjedh prinderit ose vendin nga vjen, por cdokush ka mundesi qe te formoje karakter dhe sjellje te kulturuar. Nje nga theniet e pavdekshme nga Erasmus eshte: Kyci ne menyren e sjelljes eshte: duhet te mos vesh re se cfare gabimesh kane te tjeret por shmang gabimet e tua. Per kete arsye nuk duhet te kritikosh dhe mosvleresosh miqte e tu per nje sjellje te keqe. Disa njerez nuk sillen ne menyre te kulturuar por kane cilese te mira. Kjo nuk do te thote qe te jeshe njeri i kendshem nuk duhet te sillesh me kulture, por nese nje mik ben nje gabim, atehere eshte e rendesishme, dhe e sjellshme to informosh kete person me kujdes, duke i folur  atij ose asaj me-vehte.