Para Luftes se Dyte Boterore Shqiperia kishte kete sistem klasor:

Cifligaret e medhenje, fshataret e mesem te cilet zoteronin nje siperfaqe te konsiderueshme toke dhe bagetish, zejtaret qe kishin dyqanet ose punishtet e tyre ne qytet dhe mereshin me tregti dhe, se fundi si ne qytet dhe ne fshat klasa a varfer qe punonte per Agallaret ose Bejlleret dhe ne qytet sherbenin ne familjet qe quheshin te mesme deri tek cifligaret.

Me ardhjen ne fuqi te Partise Komuniste klasat e mesme dhe cifligaret e medhenje ishin ne shinjester me qellim qe sistemi socialist do te krijonte, nje shoqeri te barabarte, ku te mos kishte te varfer dhe te pasur. Qellimi i eleminimit te klases se pasur ose te mesme u arrit shume shpejte duke bere shpronsimin e ketije grupi dhe ne anen tjeter perndjekjet politike te pafundme.  Krijimi i nje shoqerie te barabarte ishte shume larg nga realiteti. Si perfundim, nga sistemi Komunist shoqeria Shqiptare trashegoj eliten Komuniste.

Se cfare sistemi klasor Shqiperia pati per gati pesedhjetvjete gjate periudhes socialiste ishte: Elita e Qeverise se asaj kohe ku perfshihen Anetaret e Byrose , te Komitetit Qendrore, Ministrat, oficere dhe ushtarake ne pozicione te larta dhe zyrtate te larta rretheve.

Klasa tjeter qe mund te thuhet ishin ata qe ne te vertete mbajten shoqerine te bashkuar ishin si mesuesit, ekonomistet dhe profesional te ndryshem.

Klasa punetore ishin njerezit qe punonin ne fabrika dhe uzina te atije sistemi ku ketu mund te perfshihej dhe njerezit qe ishin te kualifikuar si rrobaqepes, mekanike dhe zanate te tilla te tjerea si keto.Klasa me e vuajtur dhe me e varfer qe perbente rreth 70 % te popullsise ishin fshataret qe punonin ne kooperativa me te ardhura absolute minimale dhe asnje dite pushimi, te cilen me mire te ti quash SKLLEVERIT.

Mbas njezetvjeteve te demokracise ne Shqiperi cfare sistemi klasor kemi shtrohet pyetja?

Ne trasheguam eliten Komuniste e cila nje pjese e mire e tyre sot eshte ne krye te Qeverise apo ne krye te Partive te ndryshme, vecanerisht ne krahun e majte dhe qender perfshi ketu edhe Partine Demokratike. Partite e Djathta nuk jane marre seriozishte deri me tani sepse ne te vertete Partia Komuniste, e arriti qellimin e vete ne shkuljen nga rrenjet e shtresave te pasura ose te mesme, keshtu qe ky grup njerezish ose njerezit qe kane kete origjine duhet me keqardhje te pranojne humbjen ose ate qe ndodhi thuajse para gjashtedhjete-e gjashte vjetesh. Por ky konkluzion nuk do te thote qe njerezit qe vijne nga klasat e permbysura ( te quajtura nga Enver Hoxha dhe pasuesit e tije), duhet te harrojne te qenit fisnike! Perfundimisht Elita Komuniste ka zevendsuar shtresat e pasura qe ekzistonin perpara Luftes se Dyte Boterore.

Por eshte per tu admiruar fakti qe ne trashegojme nje shtrese te popullsise qe duhet te quhet shtresa e mesme ku edukimi dhe arritjet akademike jane teper te rendesishme. Njerez qe punojne sot si avokate/mesues/ enginier apo arkitekte dhe profesione si keto jane, ata qe prape jane shtylla e shoqerise. Eshte ky grup njerezish qe punon dhe kontribon me shume kundrejte nje shoqerie civile te edukuar. Eshte kjo shtrese e cila edukon femijet dhe brezin e ri nen frymen, qe arritjet ne shkolle dhe edukimi eshte gjeja qe te ndryshon qendrimin kundrejte vendit dhe shoqerise ku jeton.

Ish-klasa punetore per fat te keq per me shume se njezetvjete ka qene ne udhekryq. Ndoshta shumica e tyre kane merguar ne Perendim dhe prape mund te thuash se me aftesite e tyre shumica jane integruar dhe indirekt, kontribojne ne ekonomine Shqiptare.  Fshateresia e cila ka nje pjese te mire te tokes duhet te ta shohe veten ne nje pozicion me te larte, se ish-klasa punetore e cila perfundoj thuajse ne rruge.

Cfare eshte per te ardhur keq sot eshte, se, shoqeria Shqiptare edhe mbas kaq vjetesh eshte e ndare ne Familje Demokratike dhe Socialiste! Dikush duhet te komunikoje lehtazi ne veshin e njerezve te thjeshte, dhe te bertase me te madhe, qe ne djalle te veje politika dhe politikanet, dhe te perqendrohet ne kerkim te nje edukimi me te mire te femijeve dhe brezave te rinje, brezave te ardhshem, te cilet do te na perbuzin nese ne ecim me kete ritem, duke thene sa mendjeshkurter paskan qene brezat e kaluar!