Ne shkrimin e meparshem qe titullohet Sistemi Klasor ne Shqiperi eshte permendur se cfare kemi trasheguar nga e kaluara. Nje dicka me shume interes, dhe teper e rendesishme eshte te analizosh fjalen fisnik ose aristokrate qe historikisht eshte perdorur, per te pershkruar njerezit qe vijne nga familje me tradite.

Cfare kjo do te thote ne ditet e sotme eshte nje teme teper e gjere ku mund te shtroshe dhe perfshishe shume probleme sociale dhe historike. Por, nuk do ndalemi ne fakte historike, por te do diskutojme se si mund dhe cfare duhet te besh gjate jetes, te prezantosh veten tende si fisnike.

Le te applikojme kete rregull:

Rregull i Njeshit:

Nese jam une, ju jeni ju, ata jane ata

Atehere po ashtu:

Une jam Njesh, dhe ju jeni Njeshi, ata jane Njeshi

Ne , te gjithe, jemi Njeshi se bashku.

Cfare ky rregull do te thote : ne jemi te gjithe te njejte dhe kjo dikton respekt per cdo Nje, ashtu se Njeshi e meriton. Nuk ka rendesi nese je burre ose grua, i vetem, bashke me te tjere, i pasur, i varfer, i bukur , i cuditshem apo i vjeter. Ndarja e shoqerise ne grupe te ndryshme eshte nje gabim i madh dhe duhet te largohet.  Koncepti i Klases, nuk eshte gje tjeter vec mendjemadhesi, elitizm dhe cdo gje qe ben nje person te jete superior kundrejte nje tjeter. Nese pranojme Rregullin e Njeshit, nuk ka vend per diferencime.

Nese vazhdojme dhe analizojme te qenit fisnike, qe do te thote te sillesh me kulture. Perkufizimi i fisnikerise eshte rreth sjelljes se kulturuar dhe te pa kulturuar. Shoqeria Shqiptare nuk ka trasheguar standarde te caktuara se si nje Zoteri ose Zonje duhet te sillet. Megjithate traditat/normat dhe zakone te ndryshme te japin nje ide se si te perfytyrosh nje fisnike. Por pa u menduar thelle ne fakte, qe ne nuk trashegojme ndonje material ose kode te caktuar, qe njerezit te kene njohuri dhe te mundohen te permbushin cfare ne fakte, kerkohet te jeshe nje Fisnike i vertete.

Te jeshe fisnike, eshte te jeshe me te vertete shume i bukur brenda vetes tende. Por akoma me shume eshte, te jeshe me i miri, dhe te jeshe i afte te njohesh me te miret qe jane rreth teje.

Nje fisnike eshte  dikush qe eshte teper e lehte te ta pikasesh: me kepuce te shkelqyera, nje fytyre te bute dhe nje sjellje e dashur e cila te terheq si magnet. Nje njeri qe rrezaton vetem perfektsi, sheh qe menyra se si bisedon eshte e kendshme dhe rreshqet si ujevare, dhe te tjeret qe e rrethojne i japin vetem buzeqeshje. Dhe e gjithe kjo vjen se, nje fisnike ka ditur se si te arrije te njohe veten, dhe te dije se cfare kerkon, dhe se me cilin do te arrije ate qe do te arrije. Dhe se fundi nje fisnik eshte i kendshem sepse ai e njeh gezimin dhe lumturine.  Por nuk duhet te harrojme se te arrishe te jesh i tille nuk do te thote qe ajo rruge ka qene e lehte per te.  Sjellja fisnike ka udhetuar, nder pisllike, degradim, hidherim, sepse njerezimi ka qene i pacivlizuar dhe me te vertete teper i hidhur.

Nje fisnik kupton se , sjellja e mire dhe e kulturuar eshte nje permbledhje e ligjeve jo te shkruara dhe kodeve te cilat jane hartuar me qellim qe te udheheqin boten me butesi. Fisniku gjen menyren se si te asimiloje menyrat me te mira dhe me te rejat, ne zgjedhjen e problemeve te mbartura nga e kaluara.

Nje fisnike eshte dikush i cili nuk eshte kurre i pasjellshem dhe gjithmone flet kur i takon dhe flet me vend. Nje fisnike kurre nuk mundohet te tregoje qe eshte me i edukuar se te tjeret, se kjo do te thote qe ai deshiron te dominoje, duke demonstruar qe ka njohuri me te medha se bashkebiseduesi i tije.