Ju kerkojme ndjese lexuesve te kesaj faqje per arsyen qe nuk kemi postuar kohet e fundit.Shpresojme qe informacionet ose shkrimet e publikuara ketu, vazhdojne te jene teper interesante per ju.

Inspirimin per kete post ka ardhur nga nje liber i lexuar kohet e fundit qe i kushtohet Periudhes se Rilindjes ne Itali. Por te mos humbasim interes tema, qe do te diskutohet nuk ka lidhje me Italine. Gjate shekullit te pesembedhjete nje nga sekretaret qe i sherbente Pape se Vatikanit te asaj kohe quhej Poggio Bracciolini. Ai ishte me origjine nga Firence ku fliste Latinisht dhe shkrimi i dores se tije ishte, i shkelqyer. Poggio ishte teper i interesuar per literaturen me origjine pagane Romake, dhe nje nga qellimet ei tije ishte te gjente librat e shkruajtur ne Latinisht nga shkrimtaret Romake dhe te ti kopjonte  ato.

Ne kerkim te librave, Poggio shkonte nder manastire ku ishte mundesia, qe kjo lloje literature te ishte mbajtur. Ai shkon ne Gjermani nje vite, dhe do patjeter ne kohen qe eshte atje te vizitoje Llixhat qe ishin ne Baden.

Cfare atij i ben pershtypje dhe i shkruan nje mikut te tije ishte : ne keto ujera kishte si gra te reja dhe te moshuara te cilat shkonin ne uje, pa rroba ne trupe ne prezencen e burrave, dhe nxjerrin pjeset private te tyre si edhe vithet ne sy te  panjohurve. Ai vazhdon te shkruaje qe: midis burrave dhe grave ishte nje ndarje e vogel. Atje kishte dritare shume te vogla ku njerezit qe shkojne atje, bisedojne, pijne dhe prekin njeri tjetrin ashtu si e lejon tradita e tyre.

Poggio vete refusoj te hynte ne llixha sepse mendonte qe: nje burre nga Italia, injorant rreth gjuhes se tyre, te hynte ne uje dhe te ishte rrethuar nga grate do te thoshte qe nuk kishte se cfare te bisedonte. Ai vazhdon qe te jete i befasuar, se si burra te huaj ndihmonin grate qe nuk ishit te tyret, dhe keta te fundit nuk shqetesoheshin per kete. Dhe ai vazhdon te komentoje, duke qene nje njohes i mire i filozofise se Platos( ne librin Republika),   thote duke bere shaka:  E gjithe pasuria ishte e perbashket.

Poggio ishte impresionuar duke pare se cfare pikerishte ndodhte ne pishine. Disa nga vajzat ai thote, te cilat ishin me te edukuara , kur muzika dhe kercimi kishte filluar, ato hynin ne uje ne formen e nje hyjnie. Ato hiqnin rrobat e tyre si pak fshehtaz dhe dukeshin si Hyjnia Venus. Kur burrat donin te luanin me vajzat me te bukura, kishin lojera te vecanta.

Poggio ishte kaq i impresionuar per cfare pa ne keto Llixha saqe , hkruan se si Italianet e asaj kohe jetonin jeten e tyre dhe thote: Ne jemi te tmerruar nga te katastrofite e se ardhmes dhe ne gjithmone jemi ne ankth dhe deshperim, dhe nga frika qe kemi qe do te jemi te pushtuar nga ndjenja e deshperimit, ne kurre nuk ndalojme te mos jemi me, dhe gjithmon punojme per te pasurit, dhe nuk i japim qetesi shpirtrave dhe trupit si edhe per nje moment. Por, keta njerez ne keto vise, ai vazhdon te komentoje : jane te kenaqur me pak, nga dite ne dite dhe trajtojne, cdo dite si nje dite qe duhet te festohet.

Te ndjekesh lumturine dhe kenaqsite e jetes eshte dicka fisnike. Shume filozofe te tjere nisur qe nga Greket e Lashte, kane shkruajtur se nje njeri duhet te jetoje cdo dite duke shijuar gezimet e jetes. Te jeshe i lumtur nuk eshte vetem rreth se si ndjehesh per momentin. Me shume eshte, se si te veprosh ne jete duke ndermarre veprime te tilla te cilat te sjellin gezim. Te ndjekesh lumturine eshte nje sere veprimesh, ku nder me kryesoret eshte te shpallosesh virtute. Te ndjekesh kenaqesite e jetes eshte forma me e persosur e lumturise.

Ne kohete tona moderne, duhet te mos e ngarkosh jeten me probleme te cilat, nuk  lene hapesire dhe kohe per te gjetur ate.Shembuje te tille jane,  si te mos jeshe materialistike dhe te rrishe larg emocinove te forta si urrejtja. Nje nga shembujte ne te cilen, kenaqsia e nje personi eshte te njohesh virtutet e tua dhe te besh te pamunduren qe te shfaqesh ato ne momentin kur ato jane te domosdoshme, me te cilat mund te te ndryshojne jeten e nje njeriu tjeter.

Ndonjehere duhet te provosh qe te shamngesh influencen e  mentaliteteve qe te ndrydhin emocionet qe te ndjekesh ndjenjen e te qenit i/e lumtur! Vetem atehere e sheh frutin e te qenit e lire! Vetem atehere mund te jeshe ne pozicionin te njohesh veten tende me mire, virtutet tuaja. Nese nuk ke qene ne pozicionin te kuptosh, perjetosh dhe te influencosh te tjeret rreth teje se si te jeshe ndjekes i kenaqsive edhe te vogla te jetes, jeta eshte e zymte dhe pa shprese.

Aristoteli thote: gezimi i jets eshte pasqyre e veprimeve te tua te vullnetshme te cilat nuk  jane gje tjeter vec shembuje te virtuteve.