Kam nderin te tju flas dhe te komunikoje with cilido, qe ka shoqeruar ne kete udhetim kurioz te kesaj faqe interneti. Me daten 18 Pril numuri i lexuesve te www.rrugaegnatia.press.com ka arritur njemije. Ky numer i madh, do te ta konsideroja per te vetmen arsyen, se ne kete blog , temat e shtruara, ndoshta nuk terheqin, nje audience te gjere. Temat e ngritura ose informacione ne formen e nje historie ne kete faqe interneti, e cila ka vetem nje qellim: te informojme veten me informacione qe per shume arsye ne nuk kemi mundur te ti degjojme me pare. Informacionet pergjithesisht jane marre nga libra akademike te shkruajtura ne Anglisht.

Ashtu si ndjehem kur lexoje vete rreth historise Shqiptare te lashte e cila me jep me shume besim ne vetvete, ashtu shpresoje qe lexuesit e kesaj faqje te ndjehen krenar per te! Ky blog informacione dhe histori te ngjashme me cfare eshte shkruar me pare, do te vazhdoje dhe ne te ardhmen ku, shpresojme, qe lexuesit te ti gjejne ato interesante.

Ne te njejten kohe, do te kete informacione ose tema te cilat kjo faqe do te ti prezantoje lexuesve rreth problemeve sociale ku do te shtrohen tema te humanizmit dhe te tjera ne kete aspekt teper te rendesishem ne kohet moderne. Shpresojme qe askush te mos zhgenjehet dhe kritikat ose debatet jane te mirepritura.  Me deshire te madhe duam te tju themi se ne kete faqe ka pasur lexues edhe nga Republika e Korese. Lexues nga Amerika, Israel, Rusia, Polonia dhe nga e gjithe Europa kane qene ne kete bloge. Shpresoje qe te kene gjetur ato informacione qe kane kerkuar. Po ashtu shpresoje qe te mos jene zhgenjyer. Kane ardhur komente se ky blog shpreh ndjenja kombetare. Me kenaqsi duam te tju themi se ky koment eshte marre si kompliment. Perse ne fund te fundit te mos jemi krenar per origjinen tone si Shqiptare?

Nuk eshte gabim te kerkosh rrenjet e tua, te origjines tende, te cilen shume teori te pa bazuara ose ndoshta dhe keqedashese e kane shtremberuar me qellim historine, qe te prezantojne kombin Shqiptare te parendesishem ne arenen nderkombetare. Por lexuesit duhet te mirepresin edhe te diskutojne nganjehere temat te cilat, nuk jane shume komplimentari rreth shoqerise Shqiptare.

Shume lexues te ketije blogu jane anglisht-foles dhe shume nga ata kane inkurajuar punen qe behet ne kete blog. Nese shumica e posteve ne blog jane ne Shqip disa jane ne anglishte.

Kjo faqe e internetit ju falenderon nga zemra qe keni shpenzuar sado pak kohe me te!