” Nuk jane historite qe une shkruaj por jeten e njerezve, dhe ne periudhen me te lavdishme jo gjithmon virtutet demonstrohen ose brutaliteti, ne te vertete nje dicka e voge nje thenie ose nje gjest shpesh ben nxjerr ne pah nje karakter me mire se sa ne beteje ku mijera vdesin”. Plutarch shkruajti librin, Jete Paralele. Plutarch ishte nje filosof dhe shkrimtare Grek. Ai lindi ne Greqi dhe me vone jetoje ne Rome si qytetare i Romes ku shkruajti libra teper te vyer ku vlerat e ketyre librave i qendrojne dhe koheve tona moderne.

Fillesen per te sjelle disa nga theniet e Plutarch me bene te analizoje proceset politike ne Shqiperi por kjo nuk do te thote qe theniet e tije nuk vlejne per politikanet dhe ne vende ku ” Demokracia” eshte me kalcifikuar. Intervista me historianin Bernd Fischer rreth problemeve te politikaneve te Shqiperise, ku shpreh opinionin e tije personal si historian eshte teper domethenese.  Politika ne Shqiperi eshte futur ne nje kafaze te hekurte ku eshte nen observimin e rojeve te cileve u mungojne cilesite te arrijne nje marreveshje. Cfare duhet te kuptojme me kete thenie?

Historiani Ficsher krahason Zotin Berisha, Nano apo ndonje politikane te rangjeve te larta me Enver Hoxhen, ky krahasim nuk eshte shume larg realitetit. Kjo nuk do te thote qe ata jane ekzaktesisht si Enver Hoxha. Politikaneve Shqiptare  u mungojne aftesite te kuptojne partine ose palen oposite te bashkepunojne ne interes te vendit. Cfare ata i bashkon me ish-klasen e vjeter komuniste eshte , Urdheri, Komanda, Ekzekutimi i vendimeve te ndryshme. Pra, me nje fjale menyra se si operojne Parliament ose me grupet e tjera politike.   Politikanet mund te mos e kuptojne qe ne te vertete ata kane keto mangesi, ne dialogue dhe mirekuptim dhe kjo eshte me e keqja.  Nese  dikush nuk kupton qe nuk ka aftesi te kryeje nje detyre, projekte ose te arrije nje marreveshje , eshte e veshtire per ate individ qe te ndryshoje.  Nese nje person ka potencial te shkelqeje akademikisht, dhe mund te shoh, veten e vete si superior fiton cilesi te udheheq. Nje lider i mire jo gjithmone ka aftesi te beje marreveshje ne interes te te gjithe vendit, ku egoja e tyre individuale te mos dominoje vendime te medha.

Cfare Plutarch thote ne librin : Mendime se si te Udheheqesh nje Shtet eshte ” Te hyshe ne nje jete publike jo per te perfituar por duhet te jeshe i bindur qe eshte nje dicka e ndershme te besh”. Ai debaton qe nje politikane duhet te kete si detyren e tije te paren- te kuptoje qytetaret e tije. Nje politikan duhet te kuptoje dhe punoje me opinionin publik, me qellim te fitoje nje reputacion te mire dhe te fitoje kredibilitet. Duke iu referuar intervistes se Fischer ku ai shprehet se populli Shqiptare ka avancuar ne kete drejtim, por eshte per te ardhur keq qe politikanet kane ngelur brenda guackes se tyre, duke ushtruar kontroll ne sistemin e drejtesise e cila eshte nje lidhje e forte dhe e trasheguar nga e kaluara komuniste.

Po ashtu Plutarch thote qe sjellja e politikaneve ne publike dhe private eshte po aq e rendesishme. ” Nuk jane vetem fjalet, dhe marreveshjet,  te cilat politikanet jane pergjegjes ne publike por edhe darkat qe ata shkoje, lidhjet jashte martesore, martesat, qejfet dhe interesat e tyre”.  Nese analizon kete thenie dhe e aplikon ate ne cdo politikane ne Shqiperi sot ndoshat mund te te arrish te shkruash me shume se nje liber.

Te sjellesh ndryshime kur je ne pushtet, Plutarch i kushton nje rendesi te madhe ketije aspekti ne shkrimet e tije. ” Nese nje politikane do te sjelle ndryshime te cilat jane absolutisht te domosdoshme patjeter qe duhet mendojne ne perspektive”.  Prape ketu mund te te sjellesh se si politikanet duhet te praktikojne aftesite e tyre qe te arrijne marreveshje te cilat perfaqsojne interesat e te gjithe vendit jo vetem te nje grupi te  caktuar.

Jason of Thessaly tha qe: ” Ata qe mundohen te bejne mire ne pergjithesi  patjeter mund te bejne gabime te vogla”. Jo thote Plutarch : ”ky eshte nje veprim tirani. Me mire te themi qe : ” Fito kredibilitet ne popull duke bere gjera te vogla qe te qendrosh i forte ne ceshtje te medha”.  Nese jo ai vazhdon: ” Ju do te keni nje reputacion si dikush qe nuk arrin te besh marreveshje dhe si dikush qe nuk eshte i njohur me idete ose mendimet e pales qe eshte ne oposite me ju”. Te analizosh klasen politike  Shqiptare sot shume lehte mund te arrishe ne konkluzionin qe : Politikanet e sotem tregojne pa-aftesi ne kete aspekt. Te te arrish te aplikosh kete parim, kaq te rendesishem duhet te shihet si themeli i demokracise.

Te kujdesesh per brezat e rinje Plutarch i kushton rendesi dhe pikerishte thote: ” te rinjte gjithmone diskutojne dhe insistojne ne probleme ku me te vertete jane teper te rendesishme, politikanet duhet te mos i lene ata pas dore sepse humbasin autoritet”.  Brezi i ri ne Shqiperi eshte me te vertete i demoralizuar. Shume nga studentet mendojne qe te lene Shqiperine sepse eshte nje perplasje e madhe midis dy brezave te ndryshem  ku Politkanet e sotem qe jane direkt te lidhur me sistemin e vjeter, dhe te rijnte njezetevjecare ose me shume te cilet e kane degjuar sistemin e Enver Hoxhes si ne perralla.

Ndryshimet ekonomike ndodhin ne nje periudhe te shkurter, por mentaliteti i ngulitur ne mendjen e njerezve eshte dicka qe do shume kohe dhe gjate kesaje kohe te gjate, e ardhmja e shume njerezve mund te jete e zymte, ekonomia e vendit do te ndikohet dhe humanizmi qe duhet te jete pjese e nje shoqerie demokratike, nuk njihet fare ne Shqiperi. Dhe kjo eshte si pasoje e nje egoje te madhe qe kryesisht, shihet qarte ne klasen politike moderne, e cila dominon sot jeten e cdo familje ne Shqiperi.