Nje vizite ne qytetin e Renesances ne Firence eshte nje nga experiencat me te bukura qe cdo vizitor perjeton. Firence eshte qendra e kultures Europiane, qe lulezoje gjate shekujve 14, 15 dhe 16. Dicka impresionuese qe mezi prisja te shihja,  ishte te shihja shtepine e Dante Aligerit dhe Kishen e Beatrices. Teper emocionuese kur shetit, ne te njeten rruge ku shkrimtari Italian qe krahasohet me William Shekspir, shkrimtarin Anglez, persa i perket literatures  klasike shetit.  Dante Aligeri dhe Beatrice shihen ne rruge, kur te dy ishin drejtuar per te shkuar ne te njejten kishe, dhe ai bie ne dashuri me te! Shume romantike! Kisha qe sot ka marre emrin e saje, eshte ndertuar ne 1086, dhe prifterinjte  qe kane bere mesha ne te, kane emrat atyre  ne mure. Lista fillon qe nga mesi i shekullit te 13 te dhe deri ne ditet tona.

Po ashtu vizita ne Pallatin e Medicit ishte nje experience e bukur. Kur shkon ne keto vende historike, dhe qytete te kultures, mendon se cfare Shqiptaret e viteve te mesjetes shkruanin, dhe nese kishte dikush nga ata qe pikturonte. Te vetmin qe ne njohim  eshte Marin Barleti, gjate shekullit te 16-te. Patjeter qe ai ka qene influencuar ne shkrimet e tija nga periudha e Renesances ne Itali.  Pa dyshim qe Marin Barleti, duhet te krahasohet me Dante Aligerin, per Shqiperine. Ah, sikur njerez te tjere te zgjuar, ne ato vite, te kishin shkruajtur,  pikturuar apo te benin skulptura ne Shqiperi!

Duke pare piktura te ndryshme, lexuar nga cili dhe kur pikturat e varura ne Pallatin e Medicit ne Firence, syri me kapi  nje pikture te vogel, e cila eshte ne krye te ketije blogu. Emri i piktorit eshte Francesco Albani. Duke menduar qe ky mbiemer nuk eshte vec Shqiptare, me shtyu kureshtja, te beja ca kerkime. Ne asnje vend nuk thote qe Francesco Albani eshte me origjine Shqiptare. Nje nga librat e Encikopledise se Londres, botuar me 1828 e permend Francesco Albanin, por nuk thote qe origjina e tije eshte Shqiptare. Te provosh qe ai ishte apo jo Shqiptare, nuk ben ndonje ndryshim pasi nje artist mund te jete me origjine nga cdo vend dhe vleresohet per punen artistike, dhe jo per origjinen e tije.

Me kerkimet qe bera arrita te gjeja nje shkrim rreth familjes me mbiemer Albani ne Itali. Familja Albani eshte formuar nga dy vellezerit Shqiptare George, (Gjergj) dhe Filip i Mikeles deA Lazi te cilet kishin qene luftetare te Skenderbeut.  Ate erdhen dhe kerkuan azil ne Urbino, ku Duke i kesaj krahine ishte, Federico Guidabaldo nga Montefeltro. Duka i Urbinit ishte nje njeri i shkelqyer dhe nje luftetare i ndershem. Nje liber qe eshte permendur ne kete blog, eshte shkruajtur ne oborrin e tije, nga Baldesare Castiglione me titull Oborrtari ( The Courtier) ku njeri nga personazhet e permendura eshte  po ashtu me origjine  Shqiptare, Nicolao Leonico Thomeo. Keto, histori te vogla po te ti bashkosh bashke kane kuptim. Ndoshta keta dy luftetare Shqiptare, shkuan dhe kerkuan ndihme, ne Urbino pasi Nicolao ishte i njohuri i oborrit te Urbinit ( ju lutem nje post per Leonico Thomeo eshte postuar me pare ne kete blog).

Gjergji dhe Filipit, ju ngarkuan detyra teper te besuara, nga Duka i Urbinit po ashtu edhte detyra diplomatike. Ata nderruan mbiemrin nga Albanesi ne Albani, ku Clement XI vjen nga kjo familje si edhe shume te tjere, qe paten poste te admirueshme ne ushtri dhe ne kishen katolike si kardinals , diplomate dhe politikane te larte.   Padyshim shume njerez do te pajtohen me mendimin qe Shqiptaret ndricojne kudo qe jane, por nese jane jashte vendit te tyre, arrijne suksese me te medha. Te qenit Shqiptare duhet te na inkurajoje me shume, qe te jemi more kompetent ne arritjet sado te vogla qe jane ato, dhe kudo qe te jemi.

Eshte nje tradite qe Shqiptaret e kane dashur dijen dhe kulturen nder shekuje. Ne nje nga librat e Stephen Greenblatt botuar me 2011 i cili titullohet : Si filloje Renesance! thuhet: Nder vendet, ku Romaket ishin shtrire si afer lumit Rine, Siria, ishulli i Cos afer Rodes ose Durres qe e cila tani eshte Shqiperia, burrat dhe grate e edukuara kishin dhoma qe ishin vecanerisht te caktuara per lexim librash.