I dashur President!

Do te deshiroja, te te pergezoja, per punen tende individuale, dhe angazhimin e plote te Qeverise tuaj ne punen e madhe qe po beni ne cuarjen e Shqiperise perpara. Po ashtu i dashur President, do te pergezoja per angazhimin tuaj personalisht ne lidhje me Festen e Madhe te Dites se Pavaresise me 28 Nendor.

Si nje qytetare e Shqiperise qe jeton larg saje, doja te permendja nje emer qe u fshi nga kujtesa e Shqiptareve gjate regjimit Komunist. Ky emer i harruar eshte, Kolonel Aubrey Herbert, nje anglez  aristokrate, Deputet ne Parlamentin Agleze dhe Kolonel qe mori pjese ne Luften e Pare Boterore. Une doja te deshiroja te sillja disa momente historike per vemendjen tuaj, ku ky njeri fisnike u perfshi ne ngjarjen me te shenuar te vendit tone, Shpalljen e Pavaresise. Kolonel Herbert nder te tjerash, ku influenca e tije personale, mundesoje qe Shqiperia  te behej anetare e Kombeve te Bashkuara me, 17 Dhjetor 1920. Shqiperia ishte nje nga vendet e para, qe u be anetare e nje organizate nderkombetare, e cila nuk kishte marre njohje diplomatike si vend i pavarur ne arenen nderkombetare.

Kolonel Herbert, ne punen e tije per Shqiperine ju desh te kapercente, dy barriera te medha ne ato vite delikate kur ekzistenca e vendit tone, ishte ne diskutim. E para : Injoranca totale e diplomateve dhe  politikaneve, rreth cdo aspekti te Shqiptareve. E dyta- Interesat e kunderta ne Balkan, kundrejt interesave Shqiptare.

Ai me zgjuaresine dhe energjite e tije si politikane, dhe nga ana tjeter dashuria per Shqiptaret ne nje fjalim te tije ne  Qershor 1914, sfidoj traditen e Parlamentit Britanike kundrejte politikes se ndjekur deri atehere nga Ministria e Jashtme Britanike, duke ndjekur nje qendrim romantik-liberal. Ky qendrim ishte per perkrahjen e popujve te vegjel, ose popujve qe ishin viktim, si pasoje e mos- pasjes  mbeshtetje nderkombetare. Ne fjalimin e tije ne Parlamentin Angleze ai insistonte, ne mbrojtjen e nje populli, qe po luftonte te mbronte gjuhen dhe lirine e vete. Duke diskutuar parimin e barazise ai thote: Ne anglezet duhet te jemi te gezuar, qe parimi i Barazise do te aplikohet ne Shqiperi, ashtu si eshte aplikuar, ne vende te tjera te Balkanit.

Kolonel Herbert ishte teper i lidhur me Shqiptaret, qe ne momentin e pare qe ai ra ne kontakt me ta, gjate jetes se tije. Ai thote keshtu ne nje fjalim tjeter ne Parlament: Ju mund te mbeshteteni ne premtimin e Shqiptarit kur ai te jep fjalen. Ju mund te besoni ne traditen e tije, ashtu si mund te ti besosh nje oficer Angleze. Kolonel Herbert ishte miku me i madhe i Shqiperise gjate viteve 1912-1924.

I dashur President une do te deshiroja te shtoja qe, jo vetem ky njeri kontriboj ne krijimin e Shqiperise por, ai dhe familja e tije ka kontribuar, dhe ne aspektin humanitare. Ai dhe familja e tije, perfshi ketu edhe nenen e tije,  ka ndihmuar Shqiptaret, duke shpetuar qindra dhe mijere njerez ne ato vite te veshtira nga semundjet dhe uria. Djali i tije Auberon Herbert, ishte nje nga njerezit qe ndihmonte njerez te arratisur nga vendet ish-komuniste perfshi ketu, edhe Shqiptare. Vajza e tije Bridget Herbert e cila ka vdekur me 2004, e mbante te hapur shtepine e saje per Shqiptaret.

Po ashtu Zoti  President, do te shtoja disa kontribute te familjes se tije deri ne vitin 1943. Nena e Kolonel Herbert dhe gruaja e tije, krijoj ne kujtim te tije, nje shoqate qe quhej Shoqata e Ndihmave per Shqiperine e cila kishte si qelllim mireqenien e popullit, dhe mebeshtetjen e projekteve ne Shqiperine e sapo krijuar. Kjo shoqate, ndihmoje ne ndertimin, dhe pajisjen me mjete te spitalit te Vlores, dhe filloj bonifikimin e kenetave, me qellim qe te zvogelonte numrin e njerezve te semure nga malarja.

Emri i Kolonel Herbert ne ato vite ishte i mirenjohur ne Shqiperi. Nje fshat u formua, ne veri te Kavajes to strehonte refugjatet Kosovare ne Maj 1925 me emrin Herbert.  Lady Carnarvon krijoj Librarin me emrin Herbert ne Tirane, me 1929. Edith Durham e cila punoje bashke me Aubrey Herbert per ceshtjen e Shqiperise tha: Ju nuk mund te  gjeni nje emer me prestigjioz ne Shqiperi se Herbert. Gruaja e tije Mary Herbert me 1943, formoj nje shoqate me emrin Anglo-Albanian- Association, per te zevendsuar Komitetin Shqiptare ne Londer, ku Aubrey Herbert kishte qene, kryetari i ketije Komiteti.

Dua te ta mbylle kete leter Zoti President, duke shtuar nje paragraph, ku mesazhi eshte i trishtueshem, por koha eshte sheruesi me i mire, i plageve me te dhimbshme. Kolonel Herbert shkoj ne Vlore me 1913, Shtator. Ate dite, nje grupe i madh njerezish, ishin mbledhur atje ku ai jetonte, dhe filluan te therrisnin, ‘ Oh Mbreti I Lirise, niperit tone kurre  nuk do te harrojne emrin tend’.  Kolonel Herbert ishte prekur shume nga kjo ngjarje dhe i shkruan vellait te tije : Shqiptaret dhe niperit e tyre kurre nuk do te harrojne emrin tim. Por ashtu si ne te gjithe tashme e dime,  Shqiptaret qe i premtuan atije ” i perjetshem  emri Herbert” nuk munden sepse emeri i tije  nuk e permend me gjate 50-vjeteve te shemtuara, te periudhes komuniste. Ndoshta, Festa a Madhe e ketije Nendori do te mbaje kete premtim,  qe i eshte bere atije personalisht 99 vjete te shkuara dhe sterniperit atyre Shqiptareve liridashes te atyre viteve, do te degjojne emrin e tije, dhe kurre nuk do te fshihet nga kujtesa e ketije kombi qe Herbert deshte aq shume  deri ne diten e fundit te jetes se tije.

Do te isha shume e interesuar, te degjoja nga ju, nese ju e keni konsideruar kontributin kryesor te Kolonel Herbert ne njohjen e Shqiperise si vend i pavarur ne ato vite teper te veshtira per ne, ne kete Feste te Madhe te Kombit Shqiptare. Une mendoje, qe ky eshte momenti i cili, emri i ketije fisniku te madhe duhet te skalitet ne zemrat e te gjithe Shqiptareve  kudo qe ate jetojne sot. Po ashtu, i dashur President, nje angazhim i tille do te cimentoje, marredheniet me nje vend te madhe si Britania.

Nje kopje e kesaje letre do te dergohet me email dy familjareve te Kolonel Herbert , Daisy Vough dhe Alexander Vough ( sternip dhe mbesa e tije). Nje kopje do te ti dergohet Zotit Kryeminster Berisha. Nje kopje tjeter do te ti dergohet Ambasades Agnleze ne Tirane.