Eglantina Bardhi

Ajo është shtetase angleze por prej 8 vjetësh jeton dhe punon në Shqipëri. Në fakt është disi e pabesueshme por anglezja njeh më mirë se shumë shqiptarë shumë zona të thella veriore sepse kohën më të madhe e kalon pikërisht në këto zona. Ingrid Jones nuk është thjesht vizitore e zonave piktoreske të veriut por në fakt misioni i saj është që të gjendet pikërisht pranë njerëzve në nevojë dhe pikërisht aty ku varfëria është ulur këmbëkryq me banorët. Por si e shikon Ingridi, Shqipërinë e veriut larg kryeqytetit, atje ku paraqitet një realitet tjetër.

Ingrid Jones është drejtore e organizatës “Partnerë për Fëmijët” dhe puna e saj e ka drejtuar pikërisht drejt terrenit duke parë drejtpërdrejt vështirësitë që ndeshin shqiptarët e zonave të thella veriore. Një aplikim për punë në zonat e rajonit në vitin 2004 do ta sillte në Shqipëri dhe këtu do të vazhdojë gjatë punën e saj, sepse thotë që i pëlqen vendi ynë. Ingridi fillon dhe na përmend disa zona sa edhe për ne na duken disi të padëgjuara. “Kam qenë në Lekbibaj në Tropojë, edhe në zona të thella të Dibrës e Kukësit. Madje shkoj shpesh sepse puna jonë është të ndihmojmë njerëz në nevojë dhe atje ka banorë sidomos fëmijët për të cilët punojmë që kanë vërtet nevojë për ndihmë”, pohon Ingrid.  E tek është e tepërt ta pyesim për varfërinë që ndeshin në këto zona Ingrid nuk heziton të na rrëfejë edhe ndonjë të vërtetët tjetër që ka parë në veri nga të cilat është suprizuar shumë. “Mund të them se gjëja më e çuditshme që vërtet më ka habitur ishte të shikoje një grua që mund të jetë në moshë të madhe ose dukej e tillë për shkak të jetës  së vështirë që ka bërë tek mbante një turrë me dru në kurriz duke ndjekur burrin e saj të hipur mbi një kalë. Pastaj fillova të shoh shpesh fenomene të tilla dhe kuptova se nuk ishte rasti i vetëm. Në vendet e Evropës Juglindore ku kam punuar nuk kam parë kurrë gra që të përdoren në këtë formë”, pohon Ingrid Jones. Ajo është punonjëse sociale dhe ka punuar në shumë zona të rajonit por më gjatë ka qëndruar në Shqipëri sepse i pëlqejnë sfidat këtu. Në fakt një sfidë shumë e madhe për të është edhe fakti se ajo është autorja kryesore e Protokollit të Punës për Punonjësit për Mbrojtjen e Fëmijëve në Shqipëri. Ingridi thekson se fëmijët janë misioni kryesor i punës së saj. “Roli im pranë Partnerë për Fëmijët është i larmishëm dhe më përball me shumë sfida e në të njëjtën kohë më jep mundësinë të provoj gjera të reja – prandaj këto dhe nevojat e shumta që kanë fëmijët janë motivi për të vazhduar punën pranë Partnerë për Fëmijët dhe në Shqipëri. Fëmijët kanë nevojë për kujdes dhe një mjedis të përshtatshëm për ta që kur lindin dhe kjo  nuk mund të arrihet nga prindërit vetëm, por duhet që çdo anëtar i shoqërisë të sigurojë/garantojë që fëmija të zhvillojë potencialin e tij/saj të plotë”, thekson Ingrid Jones duke shtuar se në përfundim të kësaj, do donte të shihte bashkëpunim të ngushtë midis përfaqësuesve të pushtetit qendror dhe vendor, profesionistë, prindër për të përmbushur interesin më të mirë të fëmijëve.

Ndërkohë ajo pohon se ka punuar në 12 shtete përveç Shqipërisë dhe përvoja ndërkombëtare i ka dhënë jo vetëm kënaqësi profesionale por edhe mundësinë të punojë dhe të mësojë më shumë rreth kulturës, traditave dhe mënyrat e jetesës së popujve që është një vlerë e shtuar informacionit që mund të mësohet përmes librave dhe internetit.

Profili i Ingrid Jones

Nga viti 1999 ka punuar pranë organizatave humanitare për zhvillim në Evropën Juglindore, Ballkan, Kaukaz, Sudan, Azi Qendrore dhe Rusi. Është diplomuar në Punë Sociale në Universitetin e Portsmouth. Ka çmimin e Mësueses së Praktikës, çmim ky që më jep tagrin të Supervizoj Studentë Praktikantë të Punës Sociale. Në mars të vitit 2004 ka ardhur të punojë në Shqipëri dhe aktualisht është Drejtore e organizatës Partnerë për Fëmijët.

Eshte nje tradite tashme e vendosur midis Shqiptareve dhe Anglezeve. Kjo tradite dashurie dhe mirekuptimi duhet te kete filluar qe kur Lord Byron visitoj Ali Pashan ne Tepelene. Nga dashuria dhe pershtypjet e mira qe ai mori ne ate kohe, thuhet qe vdiq duke kenduar nje keng shqip. Me fjalet dhe pershtypjet e tije teper impresionuese rreth Shqiptareve, permendeshin ne qarqet politike Angleze, dhe pikerishte, Tepelenasit dhe Suliotet gjate shekullin te 19-te.  Shkollare te tjere te impresionuar nga cfarem, Lord Byron shkruajti per Shqiptaret visituan dhe mesuan rreth ketije vendi te panjohur ne ato vite. Ne gjurmet e tije erdhen te vizitonin dhe shkruanin per Shqiperine, njerez te shquar si Benjamin Desraeli i cili shkruajti nje liber rreth Skenderbeut. Po ashtu artisti Edward Lear vizitoje Shqiperine me 1848 i cili shkoj ne shume qytete ku asnje Angleze tjeter, nuk kishte shkuar ne ato vite. Nje tjeter fisnike qe nuk duhet harruar kurre nga Shqiptaret eshte Aubrey Herbert qe ra ne dashuri me Shqiperine. Djali i tije gjate kohes komuniste ndihmonte Shqiptaret qe ishin ne Britani si edhe te arratisur te tjere nga Europa Lindore. Nje nga vajzat e ketije fisniku Anglez, Bridget Herbert ne shtepine e saj kishte gjithmon Shqiptare per vizite deri me 2004 kur u nda nga kjo bote.

Edith Durham ishte po ashtu nje fisnike angleze qe shkeli ne tokat Shqiptare dhe bashke me Aubrey Herbert beri te pamunduren qe Shqiptaret te vete-qeverisinin dhe te kishin identitetin e tyre. Ajo ishte trime dhe e vendosur ne ceshtjen Shqiptare dhe kjo deshmohet ne nje fakte kur jeta e saje ishte kercenuar nga nje oficer Greke. Edith ishte ne kufirin Greke per te hyre ne Shqiperi, pasi Shqiperia ishte shpallur e pavarur, ku Greket ne ato vite, masakronin fshatra te tera ne jug dhe ne Korce. Oficeri Greke e pyeti Edith se ku do te shkonte, dhe ajo iu pergjigj, ne Shqiperi. Ai i  tha, nese te kalon kufirin Shqiptare une do te qelloje mbi ty. Ajo ju pergjigj: ti nuk guxon, sepse une jam Angleze, dhe kaloj kufirin pa ju dridhur qerpiku. Nje njeri fisnik me origjine Kanadeze me emrin Robert Elsi, eshte duke bere nje pune te shkelqyer per historine e Shqiperise ne kohet e sotme.

Fatekeqsia jone si komb eshte se ne presim nga te tjeret, te zgjidhin problemet tona. Kjo fillon qe nga politikanet dhe deri tek populli i thjeshte. Nje shembull qe deshtoje, nga ndihma e te huajve eshte Greqia e cile eshte nje vend, qe sot ka falimentuar dhe ppolitikanet edhe njerezit e pasur te Greqise po vijne ne Londer. Vende si Shqiperia dhe Greqia, ku kryesishte jane vende agrare, por me mjafte burime natyrore, duhet te bejne nje jete teper te kendshme ku mund te marrin shembull ne vende  si Zvicra.

Nje fatekeqsi tjeter eshte se ne Shqiptaret na mungon thuajse teresisht ndjenja e humanizmit. Kjo grua Angleze qe jeton sot ne Veri te Shqiperise nuk eshte me e pasura e Anglise. Rroga qe ajo paguhet ne misionin e saje nuk eshte motivi kryesor qe ajo jeton ne veri te Shqiperise.Do te ishte mire qe ne te ti shtojme  cilesive tona te mira ate, te qenit humane. Te ndihmojme ate qe eshte me i vobekte dhe te ndalojme te jemi te gjithe te PANGOPUR ne cdo aspekte te jetes. Nuk jane vetem Shqiptaret qe qene nen komunizm, per 50 vjete, por gjysma e Europes.

I beje thirrje te gjithe lexuesve te ketije blogu qe ne duhet te ndalojme te ankohemi per te kaluaren. Ne duhet te zgjojme sadopak ndjenjen e mbeshtetjes se tjereve, te ndryshojme komunitetin ku jetojme, te protestojme kunder plehrave qe jane ne cdo cep te rrugeve dhe pallateve dhe te aspirojme per nje shoqeri te civilizuar ashtu si e meritojme.

Shembuje te njerezve fisnike si Angleze apo te ndojne nacionaliteti tjeter duhen respektuar dhe ndjekur!