Ambasadorja e Britanisë së Madhe në Tiranë Fiona Mcllwham shprehet se qytetarët nuk duhet të kërkojnë integrimin në Bashkimin Evropian sepse kështu mund të kenë një qeverisje më të mirë por ata duhet të bëjnë presion tek politikanët. Në këtë mënyrë ambasadorja ka theksuar se e rëndësishme është që vendin të demokratizohet dhe thjeshtë të “integrohet”.

Mesazhi i saj në intervistën për Ilva Taren në emisionin “Tonight” ishte i qartë: “Nuk besoj se keni nevojë për ide nga të huajt. Keni mjaft ide dhe talent në vendin tuaj. Përdorini!”.

“Është shumë e drejtë që demokratizimi dhe rruga që do ndiqni të rrjedh nga brenda dhe jo nga jashtë, jo sepse të huajt thonë që kështu është mirë. Por nuk mendoj se këto të dyja përjashtojnë njëra-tjetrën. Mendoj se ne si Britani e shohim zgjerimin dhe hyrjen e Shqipërisë në BE si pozitive. Shqipëria dhe populli shqiptar dëshirojnë këtë, por reforma dhe realizimi i tyre duhet të vij nga brenda, nga ju. Ka nevojë që të ketë presion nga qytetarët ndaj politikaneve në mënyrë që këta të fundit të realizojnë atë që populli pret. Nuk duhet kjo vetëm sepse kështu e kërkojnë diplomatët e huaj apo Brukseli. Kur reforma demokratike bëhet axhende e brendshme kombëtare atëherë realizohet me efektivitet më te lartë dhe më shpejt. Mendoj se nuk është keq të kesh një qëllim, dhe një fokus. Por duhet ta vendosni vetë se cila është rruga më e mirë për të ndjekur”, tha ambasadorja.

Mcllwham ka kritikuar ashpër klasën politike duke deklaruar se në këto 20 vjet politikanët po dominojnë hapësirën demokratike duke “mbytur” insititucionet e pavarura.

“Duhet të ketë më shumë hapësire, jo vetëm për institucionet por edhe për ekspertët, për pikëpamje të pavarura. Nuk mendoj se politikanet kudo në botë kanë monopolin e njohurive apo ideve. Prandaj për shumë arsye është e rëndësishme që partitë politike duhet të lënë hapësirë, mundësi për debat por sidomos për funksionimin e duhur të institucioneve”, është ajo.

Lidhur me zgjedhjen e presidentit të ri, Mcllwham shprehet se nga Shqipëria pritet të shihet bashkëpunim me sens kombëtar. “Do të ishte diçka e mire, madje thelbësore, që kjo figurë të reflektojë këtë sens bashkimi pra që ai apo ajo, kushdo qoftë , gëzon mbështetje të gjerë nga politika apo dhe më tej”.

 

Vetem miqte flasin me kete gjuhe. Anglezet ne cdo periudhe kane demonstruar ne cdo kohe dashuri per popullin Shqiptare. Gjate leximit te ketije artikulli nxjerre konkluzionin se cili eshte miku yt i vertete!