Antonio Gramsci ( Gramshi) Batalion

Si ne shume raste te tjera njerezit e shquar me origjine Shqiptare jane te njohur jashte Shqiperise. Antonio Gramshi patjeter qe ishte i mirenjohur nga shkollare Shqiptare te shkolluar ne Perendim. Por, per fate te keq gjate kohes se periudhes komuniste pjesa derrmuese e tyre nuk mbijetoje.

Ky Batalion me kete emer eshte krijuar me 9 Nendor 1943 .Ky batalion u mbush me ushtaret  Italian qe u bashkuan me reziztencen Shqiptare kunder Gjermaneve. Ne fillim ky batalion ishte i perbere nga 137 burra ku keta zgjodhen komandantet e tyre. Njeri nga ta ishte Terzilio Cardinali, tjetri ishte, Guiseppe Monti, Alfredo d’Angelo, Dominicio Batagai dhe Sami Kotherja po ashtu bente pjese ne komanden e ketije batalioni. Batalioni me emrin Antonio Gramshi perbehej nga dy kompani.  Beteja e pare qe ky batalion mer pjese kunder Gjermaneve eshte  me 15 Nendor 1943 Berat. Pasi Italia kapitulloj Berati ishte nen kontrollin e partizaneve. Forcat Italiane nuk ishin te njohur me taktikat e partizaneve por ndihmonin ata duke mbajtur Gjermanet ne qarke. Beteja vazhdoj per rreth pese ore ku nje lufte e ashper ndodhi . Italianet me se fundi arriten te thyejne Gjermanet duke pesuar humbje te medha. Gjermanet ekzekutuan te plagosurit dhe te burgosurit qe gjeten.

Pas kesaj beteje batalioni ishte mbushur me Italian te tjere qe donin te luftonin kunder Gjermaneve. Gjate vitit 1943-1944 Antonio Gramsci Batalion mbeti nje pjese e mire qe u integrua ne Brigaden e Pare te Partizaneve dhe quhej elita a ushtrise partizane dhe u perfshi ne betejat me te rendesishme qe kjo brigade mori pjese. Komandanti i tyre Terzilio Cardinali u vra ne nje aksion me tete Korrike 1944 ne zonen e Dibres. Ky batalion mori po ashtu pjese ne luften per clirimin e Tiranes.

Pas clirimit te Shqiperise ky batalion u shkri me ushtrine partizane dhe me vone u krijua nje Divison me te njejtin emer. Ne Maj 1945 nje marreveshje me Qeverine  Italiane te ktheheshin ne Itali duke mbajtur per ta nje ceremoni ne nder te ketij batalioni.

Eshte nje informacion teper interesant. Deshmon faktin qe origjina e Antonio Gramshit ishte Shqiptare. Megjithese ai perkrahte idet Marksiste ai ishte nje mendimtare i shquar i atyre koheve. Idet e tije ishin te majta por ai kurr nuk aspiroj per nje sistem qe do te rrenonte intelektualet e shoqerise Shqiptare or te ndonje shoqerie tjeter. Me idete e tije ai aspironte qe edhe njerezit e thjeshte te kishin te drejte te edukoheshin dhe te permiresonin jeten personale te tyre dhe te gjithe shoqerine. Antonio Gramshi urrente padrejtesite a asaj kohe ashtu si Karl Marks qe me botimet e tije aspironin per nje shoqeri ku pasuria te shperndahej ne menyre te barabarte.

Nese Karl Marks dhe Antonio Gramshi do te merrte veshe se cfare ne te vertete ndodhi ne vendet qe tentuan te ndertonin ” socializmin” ndoshta do te tmerroheshin.