Të vendosura nën presionin e mendimeve konservatore që janë shpesh aktuale në shumë zona të vendit tonë, shumë vajza i drejtohen kirurgjisë për të rikthyer virgjërinë e tyre, nëpërmjet një ndërhyrje që quhet himenorafi

Nje artikull teper shokues eshte publikuar nga nje vajze shqiptare eshte ne anglisht, ne internet. Ky artikull percmon burrat shqiptare ne lidhje me menyren se si e trajtojne seksin femer. E hidhur qe dikush mund te te kete pasur nje experience aq te hidhur ne jete. Disa nga njerezit qe kishin komentuar me ose pa orgjine shqiptare pajtoheshin deri ne nje fare mase me mendimet e shprehura ne kete artikull. Eshte teper e hidhur qe ne kohet e sotme moderne, degjon dhe lexon opinione te tilla.

Opinion rreth trajtimit te gruas shqiptare nga burri ne lidhje me artikullin si me siper: gruaja Shqiptare trajtohet si nje qen sipas ketij kete artikulli vertet shokues!
Nuk mendoje se duhet cdokush te sjell opinionin personal sepse pervojat mund te jene nga me te mirat, deri me te urryerat.
Historikisht grate shqiptare nuk jane trajtuar si nje bashkeshorte, por si nje mjet i burrit. Vizitor te huaj qe kane vizituar Shqiperine gjate shekullit 19 kane verjetur te njejtin fenomen. Lord Byron me 1809 kur vizitoj Ali Pashe Tepelenen vezhgoj dhe i shkroj nenes se tije: Grate shqiptare jane te bukura por te trajtuara si kafshe. Kurse miku i tije John Hobhouse ne shenimet e tije thote: Shqiptaret martohen per ego. Ndermjet burrit dhe gruas nuk ka dashuri thote ai.Ndersa nje shkollar tjeter Angleze piktore dhe shkrimtare viziton te gjithe Shqiperine pervec veriut. Ai vjen ne Shqiperi kur asnje tjeter deri me ato nuk kishte shkelur aq thelle dhe vizitoj, qytete si Elbasani, Berati, Shkodra, Lezha, Vlora dhe viset e tjera te Vlores si Dukate, Himare dhe Vuno. Emri i tije eshte Edward Lear dhe ai ishte i shoqeruar nga nje Shqiptare me emrin Anastasio gjate vizites si tije ne jug te Shqiperise me 1848.Edward Lear ne viziten e tije ne juge te Shqiperise kqyrte bukurine e grave shqiptare dhe kostumet e tyre. Ai ve re se gruaja ne Shqiperi ne ato vite ishte komplete e ndare nga burri. Ai shikon dhe nuk kupton dot kur sheh gra me femije ne duar qe pervec femijes mbanin edhe palltot e burrave te tyre duke ecure ne rruge. Po ashtu ai ve re qe grate mbanin dru ne krahe ose te ngarkuara ne shpinen e tyre ne Dukate te Vlores dhe Himare.Kureshtja dhe pabesueshmeria e asaj qe ai sheh e shtyne ate te pyes shoqeruesin e tije Anastasio ne italisht. Anastasio i shpjegon atij qe: grate jane me te forte se mushka signore, keshtu qe mos u cudit per skenen qe sheh.Tani jemi thuajse mbas 160 vjetesh dhe degjon dhe lexon qe trajtime te tilla vazhdojne te ti bejne gruas Shqiptare. Gruaja Shqiptare nuk eshte e vetmja qe eshte trajtuar ne kete menyre, por kjo nuk e justifikon keqtrajtimin e gruas ne cdo vend dhe ne cdo lloje shoqerie.

Emancipimi i gruas i trumpetuar ne kohen e ‘Socializmit’nuk bere ndryshime te medha ne mentalitetin e mykur te rrenjosur per shekuje kundrejt seksit femer. Burri ne pergjithesi dominonte ne familje. Por duhet pranuar qe grate shqiptare dhe vajzat ishin te detyruara te shkonin ne shkolle dhe arsimi tetevjecar ishte i detyrueshem. Po ashtu, eshte me vlere te permended qe, nese vije nga klasa e duhur vajzat nuk trajtoheshin ndryshe nga djemte kur shkoje ne universitet.Ne anen tjeter keto ndryshime te menjehershme qe Partia Komuniste implementoje ne ato vite, pjesemarrja e grave shihesh me dyshim dhe mosbesim nga burrat. Pjesemarrja e grave ne parti gjukohej nga seksi mashkull. Por duhet patjeter te pranojme se dhe ndermjet tyre gjithmone ka pasur dhe ka dhe do te vazhdoje te kete njerez largepames dhe me mendje te shendoshe. Nese ne cdo shoqeri nuk ka njerez largepames nga te dy sekset, shoqerite nuk evolojne. Nuk duhet te te shikojme te gjithe burrat dhe veprimet e tyre me dyshime.

Cfare mentaliteti ne kemi trasheguar si kombe nder shekuje?

Qe ne kohen e Ilireve grate Ilire kane pasur nje pushtet te pavarur thuhet nder libra te historianeve Romake te asaj kohe. Eshte verejtur nga shkrimtare Romake se ne fisin qe ka jetua ku eshte Kroacia sot ( Pannonia) grate kishin lidhje para martesore dhe kishin lidhje me shume se me nje burre. Po ashtu grate Ilire qe jetonin rreth Danubit ne varrezat e tyre jane gjetur mjete qe ne trupin e tyre kane pasur tatuazhe. Po ashtu me vlere te madhe historike eshte te permendesh Mbretereshen Teute dhe betejat e saje me Romaket dhe deklaratat e saje te mirenjohura ne senatin Romake. Eshte me vlere te permendesh qe grate Ilire kane pasur nje ndikim te madhe ne Perandorin Romakeku Konstandini I Madh ishte me origjine Ilire, dhe pikerishte vjen nga viset e Kosoves. Nena e tije quhej Helene dhe ishte me origjine nga nje fshat qe quhej Jalova ne ishujte e Dardaneles Turqia Perendimore sot.Gjate mesjetes nen Skenderbeun gruaja e tije Donika duhet patjeter te kete qene e respektua nga ai megjithe se nuk permendet me qe nga koha qe ai martohet me te. Grate Shqiptare Arvanitase nuk pranuan kurre te te nenshtroheshin pushtimit Ottoman dhe historikisht eshte dokumentuar heroizmi i tyre. Nja piktore franceze e ka ilustruar heroizmin e grave Suliote ne nje nga pikturat e tije. Kjo pikture eshte sot ne Museumin Historike te Luvres ne Paris. Kjo deshmon dhe tregon qe keto gra kishin pavaresi te arrinin te mernin vendime heroike si kete me siper.

Popujte te orientuar drejt islamizmit nuk e shohin gruan si nje force te rendesishme te shoqerise. Nese shtrojme ndikimin e fese muslimane si mjet per te keqtrajtuar ose me mire nje shoqeri qe eshte komplete e orientuar drejt sekist mashkull, eshte nje teme teper e gjere dhe delikate dhe per kete arsye te tja leme dikush qe eshte me i specializuar ne kete fushe.Miliona njerez mund te mos pajtohen me kete fjali po me i madh do te jete numri qe do te pajtohen me kete deklarate. Eshte nje semundje e rrenjesur per shekuje dhe ndoshta te c’rrenjoset duhet po aq kohe.

Nje pyetje qe duhet bere dhe i duhet kushtuar shume vemendje eshte: jemi ne grate pergjegjese sadopak ne kete problem shume serioz social?Cfare roli luajme ne si nena, motra, bashkeshorte, shoqe, mesuese , juriste politikane te ndryshojme sado pak kete mentalitet qe i kushtone shume, shoqerise, brezave te rinje dhe familjeve te sapo krijuara? Nese nena e nje djali pajtohet me mendimin qe djali i saje te mos e trajtoje gruan e tije ashtu si duhet cilat jane pasojat?
Ka shembuje qe nena e djalit pajtohet kur djali e ofendon ose keqtrajton gruan e tije ne prezencen e saje. Perse? Sepse ajo ka pasur te njejten experience dhe nuk mund te ta kuptoje qe vajza e dikujte tjeter te trajtohet me mire ose me dinjitet.
Cfare ne fakte ne si gra bejme kunder ketije mentaliteti absurd?Ne duhet te edukojme femijet tane, djemte tane kunder ketyre koncepteve medioker.

Nje fenomen qe nuk eshte i ri eshte Vajzat te jene te Virgjera dhe te denja per disa djeme Shqiptare ( sigurisht sipas mentalitetit te tyre).Ndoshta eshte me shume e perhapur ne disa krahina te vendit ndoshta, eshte me shume i perhapur kohet e fundit kudo ne Shqiperi.

Pergjigja nuk eshte e thjeshte.
Ne familjen Shqiptare prej shekujshe tashme gruaja nuk eshte konsideruar ashtu si duhet dhe sa duhet roli i saje kryesor ne edukimin e femijeve. To krijosh familje do te thote pergjegjsi per te ardhmen. Sa nena Shqiptare bisedojne me djemte apo vajzat e tyre rreth problemeve te dashurise, lidhjeve te ndryshme miqesore/ dashurore me seksin opozite? Pergjigja ndoshta eshte nje perqindje teper e vogel.Familja eshte berthama e shoqerise. Nje familje e shendoshe do te thote nje shoqeri e shendoshe. Nese nenat dhe prinderit tane, dhe kjo ndodh shume shpesh bisedojne, vetem te martojne femijet e tyre cfare ndodh? Kjo eshte nje arsye qe femijet si pasoje e kesaje ne nje moshe teper te re, bisedojne rreth nje procesi te vetem: MARTESA. Ndoshta djemte e sotem marrin shume pak ose aspak edukate rreth ketije aspekti ne familje. Pasojat e kesaje jane: Bisedad me shoket e tyre duhet te jete, vajza qe ata do te martohen, duhet te jete e virgjer. Cfare erresire ky grup djemsh or grash or cfarede qe te jete eshte zhytur!

Nese nje shoqeri, nuk e konsideron gruan si gjysmen tjeter te shoqerise po aq te rendesishme sa burri, evolimi eshte teper i ngadalshem. Po ashtu nje cifte qe krijone familje nen themelin e nje dashurie te forte, respekti reciproke ajo familje do te kete femije largepames. Nese shumica e familjeve do te krijohen mbi bazen e dashurise, respektit dhe sinqeritetit shoqeria do te kete ngjyre tjeter. Numri i djemve qe do te dalin nga keto familje te shendosha do te jete me e madhe se nga nje grup i shoqerise qe midis prinderve nuk ka mirekuptim, respekt dhe dashuri.

Ndryshimet e mentaliteteve te vjetra duan kohe dhe investim social ne shoqeri shoqeria Shqiptare nuk eshte e vetmja qe vuan nga keto mediokritete.Nje numer i madh i vajzave me origjine myslimane ne Britani jane ne te njejetn situate. Shume shpesh lexon gazeta dhe shifra qe rriten ne lidhje me nderhyrjet kirurgjikale (e virgjer). Ashtu si ne Shqiperi ato shkojne ne spitale dhe kerkojne nderhyrje kirurgjike nese nuk jane te virgjera perpara se te martohen. Te mendosh se sa i forte eshte presioni e origjines, familjes per te dy sekset sa te con te beshe keto lloje marrezirash. Ne shkrime te ndryshme ne gazeta engleze thuhet qe vete te fejuarit i cojne grate e ardhshme te tyre te kthehen ne te ” virgjera” para dites se marteses. Perse ai ben kete: (te kenaq familjen e tije) .

Kjo situate eshte e shemtuar. Vajzat Shqiptare qe jane teper krenare duhet te ngrihen kunder ketije mentaliteti te shkelur dhe te urryer ku te vleresojne virtutet dhe edukimin e tyre me shume se cdo gje tjeter. Vetem duke qene ne nje pozite te forte intelektuale keto mentalitete do te sfidohen dhe c’rrenjosen nga themelet.Te mos leme pa konsideruar qe seksi mashkull luan nje pjese po aq te rendesishme dhe te barabarte ne cdo process te shoqerise. Grate duhet te ta mbeshtesim te perqafojme se bashku me burrat iden positive qe, shoqeria ecen perpara vetem mbi bazen e krijimit te nje familje qe eshte krijuar mbi bazen e dashurise dhe respektit. Askush nuk ka te drejte te vendosi per lumturine tende.

Udhehiqe jeten tende, me dinjitet!