How The Other Half Lives, by Jacob Riis:

http://www.authentichistory.com

Te vizitosh kete website eshte vertete e teper domethenese. Te ben te vleresosh imgjinaten e disa njerezve dhe intelektin e tyre. Po ashtu preokupimet e tyre. Te regjistrosh jeten e njerezve te varfer ne cdo korne te qyteteve te medha si Nju Jorku eshte njelloje si te protestosh per  me shume te drejta. Ne librin e shkruajtur ku foto te shumta jane deposituar nga Jacob Riis eshte regjistruar dhe pershkruar sa e varfer eshte nje grup i shoqerise, ku jetojne dhe perse jetojne ne kete menyre duke filluar me femije te moshave shume te vogla.
Njerez te mjere ka pasur ne Shiperi ne cdo periudhe dhe vazhdon te kete.
Nese shkojme mbrapa ne vitet e ”Shqiperise Socialiste”. Nga fundi i viteve te 80-te thuajse te gjithe Shqiptaret ishin shume te varfer nese i krahasojme me standartet e jeteses se sotme. Shqiperia ka qene nje vend agrar dhe vazhdon te jete.
Sistemi komunist pati si qellim te shkul nga rrenjet shtresat e mesme te popullsise dhe si pasoje nuk kishte me te ” pasur”. Disa nga te varferit pas lufte gjeten perkrahja te Partia Komuniste dhe u punesuan por prape ishin teper te varfer.Eshte fatkeqsi qe te varferit a viteve te ” socializmit” nuk jane fotografuar. Do te kishim miliona foto sot nese dikush do te kishte lejuar te bente nje perpjekje te tille.

Perse vende si Shqiperia te jene te varfer?
Sa burime natyrore kemi qe te arrijme bejme nje jete teper normale?
Si e shohin visitoret e huaj Shqiperine?

Eshte teper e lehte te themi qe ne nuk kemi politikane qe mendojne per popullin dhe prosperitetin e vendit.
Nje nga pergjigjet qe eshte e dukshme ne Shqiperi eshte se ne na mungon pergjegjsia sociale. Pergjegjsia sociale nuk duhet pritur vetem nga politikanet. Me mungese te pergjegjsise sociale duhet te kuptojme mungese te Humanizmit. Nje nga karekteristikat e shquare te Shqiptareve eshte Bujaria.

Bujaria eshte nje shenje humane qe tregon dashuri, besnikeri dhe i afte per te mirepritur njerez ne jeten tende ose familjen tende. Duhet kjo gje qe eshte teper a admirueshme te shtrihet ne skaje te ndryshme nen te qenit humane?Ne rruget e Tiranes shikon njerez qe shesin copa te vogla telash, mbeturina te telefonave dhe me e dhimbshme eshte kur sheh njerez qe shesin krahun e tyre duke pritur qe dikush te ti marri ne pune.Te vezhgosh keto procese te ben te dridhesh dhe dhembja te pushton stomakun si nje ngerc i forte.
Dikush mund te te deklaroje qe nese je i rritur do te mbijetosh. Eshte absolutisht e vertete. Por duhet te jete dikush qe shetite me makinat me luskoze ne Tirane apo qytete te tjera qe te hedh syte perreth dhe te te shohe qe nje grup tjeter eshte duke vuajtur ku eshte shume lenduese te ti shikosh. Pergjigja eshte fare e thjeshte ai dikush do te thote- nuk eshte pergjegjsia ime. Nese ky dikush mundet te ofroj pak ndihme do te beje nje ndryshim te madh ne jeten e nje personi ose te nje familje.

Ne nje nga fotot e postuara ne internet sheh qe Edi Rama prek me doren e tije nje djale qe eshte duke lypur. Nje akt teper humane do te thoja. Duhet patjeter te dyshoje sinqeritetin e tije? Ndoshta humanizmi i tije ndalon aty ndoshta ai ka shkuar me tej dhe ka kontribuar te permiresoje jeten e qytetareve te zhytur ne mjerim te thelle.Por nuk duhet pritur shume nga politikanet te cfaredo krahu apo ngjyre qofshin.

Ne disa vende te tjera te Europes Humanizmi eshte me i hershem. Nje shembull i njhour ne history e rekorduar nga Mary Wollstonecraft ne Norvegji ne fund te shekullit te 18te. Nje nga oficeret e Mbretit te Norvegjise ishte plagosur ne lufte. Ai ishte i dashuruar me nje vajze te thjeshte. Plaget e tije po e conin ate drejt vdekjes. Kur Mbreti e takoj oficerin , oficeri i kerkoje atije qe te kujdesej per kete vajze te thjeshte pas vdekjes se tije. Mbreti eshtu beri. Shtroj nje mbremje ku kjo vajze ishte ftuar. Duke qene vajze e shtresave te uleta asaj askush nuk i fliste dhe ajo nuk njihte njeri tjeter por ishte ulur ne nje qoshe, e vetmuar. Mbreti e kerkoj dhe shkoj te fliste me te. Pas asaj mbremje kjo vajze i ishte lidhur nje pension.

Sa e admirueshme eshte kjo?
Shoqerite e vendeve te Europes se Veriut kane barazi sociale .Ato kane nje lloje sistemi socialist qe thuajse funksionon. Le te shpresojme qe ky veprim ka shtyr njerez te ndryshem te jene me xhentile dhe humane kundrejte njerezve qe kane nevoje per ndihme. Nese disa nga ne do te mendoje keshtu gjithe rruzulli tokesore do te jete ndryshe. Shqiperia ka nevoje per njerez te kendshem dhe xhentile sepse ka kaluar periudha shume te veshtira dhe nevoja per njerez te tille eshte e domosdoshme sot me shume se kurre.

Le te marrim shembull nga organizatat e ndryshme bamirese te huaja qe jane Shqiperi. Njerezit me te shumte ne keto organizata punojne per asgje. Nje sakrifice e vogel e dikujte do te sjelli nje ndryshim te madhe ne jeten e njerezve. Nuk ka kenaqsi me te madhe kur ke arritur dicka jo per jeten tende por per dikush tjeter.
Vendos nje buzeqeshje ne buzet e dikujt qe jane te perthara per te!