Nicolo Leonico Tomeo njeriu qe themeloj shkencen e Humanizmit ne Itali kishte origjine Shqiptare!

Nje nga librat e shkruajtur nga Baldesare Castiglione qe titullohet Oborrtari ( The Courtier) eshte publikuar ne shekullin e 16. Ky liber ka qene dhe vazhdon te lexohet edhe ne ditet tona moderne. Eshte printuar ne gjashte gjuhe dhe ne 20 qendra Europiane. Perkthimi i ketij libri ne anglisht u arrit per here te pare me 1561 nga Thomas Hoby. Ky liber pati nje influence te madhe ne aristokracine angleze si edhe ne konceptin e  te qenit nje zoteri anglez.

Nje permbledhje e shkurter e ketij libri te madh eshte : aty gjen se cfare cilesishe duhet te kesh te jesh oborrtari i nje mbreti. Nje oborrtar ose nje zoteri duhet te jete nje shkollar i mire. Po ashtu duhet te jete nje oficer i shkelqyer ne lufte, duhet te te demonstroje maturi dhe kontrol te emocioneve te veta, te kendoje luaje nje instrument, te kerceje dhe patjeter te jete i devotshem te te dashures apo gruas se tije. Ne kete liber nje pjese a madhe i kushtohet gruas.Te jeshe nje grua e denje per nje oborrtare duhete te te zoterish disa cilesi. Cilesite e mirepritura per grate jane si per shembull menyra se si te flasesh ne shoqerine e te tjereve, duke demonstruar te qenit femer dhe butesi. Po keshtu duhet te te jete e shkolluar ashtu is edhe zoterinjte, te luaj dhe kerceje ne mbremjet qe ajo merr pjese. Asnjehere te mos japi veten qe eshte a pasionuar pas nje burri, te presantoje veten me dinjitet dhe te vishet ne nje menyre teper fisnike kur eshte ne shoqerine e tije.

Ky liber influencoj thuajse te gjithe Europen Perendimore, se si ne vecanti nje Zoteri duhet te te presantoje veten. Po ashtu eshte me vlere te permendesh se ky liber ishte i mos-pelqyer nga Kisha e asaj kohe. Njerezit qe kane lexuar librin Oborrtari kane qene nga shtresat me te pasura dhe vecanerisht fisniket dhe detyrimisht ata qe kishin njohuri te literatures ne shekullin e 16 dhe me vone.

Libri eshte ne shkruajtur sikur ka diskutime te temave te ndryshme te nje grupi oborrtaresh ne Urbino to Italise. Pervec vlerave letrare artistike, atje permendet emrin e nje Zoteri me origjine Shqiptare.  Emri i ketije njeriu te shquar eshte Nicolo Leonico Tomeo. Lindur me 1452-1531 ne Venecia. Babaj i  tije ishte Shqiptare.  Ai ishte profesor Universiteti ne Padua te Italise. Mesonte dhe shkruante filosofine e Arsitotelit ne kete universitet. Ka qene po ashtu nje poet, nje njeri qe koleksiononte produkte aritstike dhe teper i zgjuar, me humor te holle.

Ne librin Oborrtari Nicolo eshte permendur si njeri teper i zgjuar dhe me humor te holle. Nicolo ishte ne nje darke me disa zoterinje te tjere me Marques Frederico per Mantuan ( Marques eshte nje nga zoterinjte e permendur ne kete liber me humor te holle po ashtu si Nicolo). Nje nga zoterinjte ne kete darke filloj te hante supe duke e afruar tek buzet e tije pjaten me supe dhe po e thithte duke bere zhurme. Duke e ditur qe zhurma qe ai po bente duke thithur supen i kerkon te falur Marques. Marques i thote atije ” Kerkoji te falur derrave, por mua ti nuk me shkakton asnje problem”.  Ndersa Nicolo Leonico vazhdoj se si te percmonte nje diktatore qe po gezonte nje reputacion false si liberal duke thene ” Konsidero sa liberal eshte ai , jo vetem te dorezoje dikujt tjeter pasurine e tije, por edhe ate te te tjereve”.

Nicolo ishte nje nga te paret qe themeloj shkencen e Humanismit. Nicolo eshte njohur nder filosofet dhe per kontributin e tije ne perkthimin e  shkrimeve te Platos, te titulluara Moralia.  Jane letrat e Erasmus ku vertetsojne respektin per personalitetin e tije dhe punen e madhe ne universitet. Shkrimet e tije ishin vertete teper te rendesishme. Ai perktheu shkrimet e udhetarit te vjeter Pausians dhe nje doktori me emrin Galen.

Ai studoj Greqisht ne Florence dhe ishe mjafte i zoti te shpjegonte Aristotelin ne gjuhen origjinale. Per kete arsye ai ishte ftuar ne Padua me 1497. Ai ishte rritur ne kishe ku mesonte gjuhe te tjera te huaja dhe jepte mesim ne gjuhe te tjera, por me vone re kthehet ne Padua qe te ti jepte keshilla Kardinalit Pole. Ai ishte teper i lidhur me filosofine Platonike dhe shpenzonte kohe duke studjuar vetem per ate. Bembo, Jovios dhe shume te tjere flasin me teper respekt per te dhe Erasmus e permend Nicolon si nje njeri te parimeve dhe po ashtu per pastertine e moraleve dhe erudicionin e madhe te  tije. Ai vdiq me 1531 dhe eshte varrosur ne kishen e Shen Francis ne Padua.

Nicolo Leonico ishte nje njeri teper i rendesishem ne shekullin e 16. Ai ishte teper i lidhur me qarkun e Humanisteve ne Angli. Nje nga studentet e tije ishin Richard Pace. Richard Pace ishte profesor i Greqishtes se vjeter ne Universitetin e Kembridxhit dhe me vone ishte sekretari  i Mbretit Anglise Henrit te VIII. Po ashtu ai ishte teper i afert me Reginald Pole i cili ishte Kardinali i Anglis si edhe Arkbishop i fundit i Anglise. Po ashtu ai ishte ne korrespondence me William Latimer, i cili ishte nje nga njerezit e njohur gjate periudhes te Pre-reformimit te Anglise bashke me Reginald Pole.

Ne korrespondence me Erasmus Nicolo, ku ai eshte i shume permendur. Libri i pare i matematikes i botuar nga ai ne Angli, me 1522 . Po ashtu ishte  kerkuar te ti sherbente  Mbretit te Spanjes.Nje nga shkrimet e tije eshte flet per pushtimin e Shkodres. Po ashtu ka shkruajtur rreth Turqve dhe shnderrimit te Kristianizmit ne barabarizm.

Ky eshte nje nga njerezit qe ka luajtur nje role te rendesishem ne Rilindjen ( Renaissance) ne Itali dhe ne vende te tjerea te Europes. Origjina e tije Shqiptare. Ndoshta nje dite emri i tije do te permended edhe ne librat e Shqiptareve si nje person qe influencoje Rilindasit e atyre viteve. Ndoshta, nje librari ose nje universitet do te marrin emrin e tije, ndoshta vec duhet te te shpresojme qe historia e Shqiperise do te te flasi per njerez si Nicolo Leonico Tomeo dhe kontributin e tyre te madhe ne Europe. Kur shume vende te tjera kane degjuar emrin e tije ndoshta dhe Shqiptaret do te te mesojne emrin e tije nje dite. Nese Aristoteli, Plato , Socrates e shume filosof te tjere permenden ne Shqiperi perse Nicolo Leonico qe kishte gjak shqiptari te mos permendet?

Histori, historian dhe akademik, le te shkruajme per njerez qe vende te tjera krenohen me keta emra,  qe te tu leme brezave te ardhshem pak krenari! Vende te vogla si Shqiperia kane lindur njerez qe kane dhene nje kontribute te shkelqyeshem ne kulturen e vjeter dhe me vlera te shkelqyeshme Europiane.