http://www.proletari.com/gjygji-komunist-ndaj-inteligjences-shqiptare/html

Emrat e ketyre burrave te shquar ne kete artikull do te mbeten ne history! Jeta e tyre perfundoj ndoshta ne vitet kur ata ishin me te afte se kurre per te kontribuar per Shqiperine.

Per fate te keq, fati i tyre ishte vendosur qe nga momenti i pare qe Komunistet fituan luften. Ata ishin fajtore qe ishin intelektualet e Shqiperise dhe vetem per kete duhet te ekzekutoheshin. Njerezit me te shquar ne Shqiperi do te viheshin ne shenjester nje nga nje nga partizanet e atyre koheve. Veprime te tilla nuk ndodhen per here te pare ne Shqiperi. Ne Poloni Nazistet Gjermane bene te njeten gje kundrejte Polakeve. Ata i konsideronin Polaket si jo qenie njerezore. Qe te zhduknin Polaket exekutuan te paret intelektualet Polake.  Po ashtu Naziztet Gjermane te paret qe filluan te persekutonin ishin Isrealitet intelektual.

Enver Hoxha ndoshta brenda vetes se tije ishte betuar qe te paren klase qe ai do te shkaterronte do te ishin intelektualet. Ai vete filloj te persekutonte  intelektualet qe ishin afer tije kurse ndjekesit e tije neper qytete dhe fshatra teje mbane Shqiperise filluan te poshteronin familjet me te mira qe ekzistonin ne ato kohe. Ato familje qe ishin krenaria e vendit por per komunistet fjala krenari nuk ekzistonte. Vetem nje fjale ekzistonte dhe ajo ishte TERROR!