Perse Britania ishte nje nga vendet me te ’’ rrezikshme’’ per Shqiperine?
Per te saten here dhe ne sa raporte te propogandes ish- Qverise Komuniste te Shiperise u degjua slogani ” ne jemi ne lulfte me Imperialismin Amerikan dhe Angleze? Pergjigja eshte teper e qarte” . E pamundur te ti numerosh!
Faktet historike tregojne te kunderten. Disa njerez te shquar Angleze kane dhene nje kontribute te madhe per ceshtjen e Shqiperise. Eshte mire qe pergjithesimet te ti bejme shembuje konkrete. I tille eshte dhe qellimi i ketije blogu: te vihemi ne dijeni per te dhena qe per shume arsye jane mbajtur sekret, ose edhe mohuar ose atributuar sipas interesave te paleve te perfshire ne konflikte te ndryshme ne periudha te ndryshme.

Nje shembull i faktuar historikisht ne libra dhe raporte te ndryshme si nga pala Shqiptare edhe Angleze eshte si me poshte: Dy agjent Britanike ose me mire oficer te Sherbimeve Sekrete te Anglise te quajtur David Smiley dhe Neil Mclean hyne ne Shqiperi nga Greqia me 1943, me kembe. Shqiperia ne kete kohe kishte Partine Komuniste ku kryetari ishte Enver Hoxha qe kishte qene mesues ne Licuen e Korces. Ne ato vite ishin tre grupe qe ishin te organizuara kunder pushtuesit Italian dhe Gjerman. Njeri grup ishin partizanet. I dyti ishte Legaliteti qe perfaqsonte Mbretin Zog me kryetar Abas Kupin. Grupi I trete ishte Balli Kombetar qe udhehiqej nga Midhat Frasheri dhe Abas Ermenjin nga Garmshi dhe qe ishte shkolluar ne France. Keto tri grupe ashtu si ishin kunder pushtuesit po ashtu ishin edhe kunder njeri-tjetrit.

Dy agjentet Britanike shkuan dhe takuan Enver Hoxhen. Ne takimin me Enver Hoxhen ku ai kerkoj nga Britaniket, arme qe te dergoheshin me parashute, municion dhe flori. David Smiley mesoi partizanet per gjashte muaj perfshi ketu edhe Mehmet Shehun. Ai i mesonte se si te perdornin armet Britanike dhe taktikat perendimore. Agjentet Britanike, hengren, jetuan dhe benin shaka me partizanet gjate kesaj kohe. Ne nje raste Enver Hoxha shpejgon David Smiley, mori nje harte dhe vuri shenje te kuqe mbi cdo vend. Dhe me vone filloj te ti shpjegonte atije qe keshtu donte ai te ta shihte boten ne te ardhmen. Por David qe besonte ne Perandorine Britanike i thote Hoxhes ” Edhe une dua te ta shohe boten te kuqe por jo ate te kuqe qe ti ke ne mendje ”.
Marredheniet midis Britanikeve dhe partizaneve ishin te nje natyre miqesore por aty kishte dyshime nga te dyja palet. Hoxha i shikonte Britaniket si spiune te vegjel dhe bashkepunues te fashisteve. Kurse Britaniket mendonin qe partizanet nuk kishin deshire te te luftonin pushtuesin dhe qellimi i tyre ishte te perfitonin me prestigjin e Britanikeve dhe armet e tyre, kunder organizatave te tjera non-komuniste. David Smiley vecanerisht shprehet keshtu partizanet qellonin ndonjehere dhe deklaronin qe I kishin bere ”prita te medha armikut dhe vrane nje numer te madh”. Ne nje rast vazhdon ai ” Ushtria Italiane godit nje pozicion te partizaneve dhe partizanet e Mehmet Shehut vrapuan nuk luftuan”. Ai mendonte qe partizanet qe ishin nen komanden e Mehmet Shehut nuk ishin frikacake por ne fakte ata kishin urdher qe te godisnin vetem kur ishte me te vertete nevoja. Partizanet vazhdon ai, qellonin nganjehere qe te impresiononin oficeret Britanike me qellim te furnizoheshin me armet e tyre dhe keto arme, Enver Hoxha do te ti perdorte per luften civile me vone.

Kujtimet e Enver Hoxhes per Mclaen ku shpejgon se ” Ai me buzeqeshi kur me shtrengoj doren, syte e tije ndricuan si te nje dhelpre . Ai ishte inteligjent por kishte nje zemer te ftohte ” vere 1943. Gjate ketyre koheve Britaniket dhe partizanet jetuan bashke dhe vazhdonin te ti furnizonin me arme, monedha, flori qe zbrisnin nga qielli me parashute. Pa ndihmen e oficereve Britanike komunistet nuk kishin ku te te merrnin tjeter keto ndihma. Nga fundi i Veres 1943 Brigada a Pare e Partizaneve e udhehequr nga Mehmet Shehu ishte shume mire e furnizuar me arme, por kushtet ishin teper te veshtira dhe njerezit ishin te uritur.
Dy oficeret Angleze ishin duke lene Shqiperine. Ata arriten ne breg te deti ne Vloret, ku ushqimet mbaruan. Ata shpenzuan dhjete dite duke ngrene mishin e nje mushke te ngordhur dhe pinin uje duke perdorur nje sfungjer te thithnin uje nder gure. Nje nate ne Tetor 1943 nje anije luftarake erdhi dhe solli ushqime dhe e hodhi nder gure ku Shqiptare qe po vdisnin nga uria i morem.
Me Shtator 1943 kur Italia beri paqe me Aleancen Perendimore 20.000 ushtare Italian mbeten ne Shqiperi dhe u futen nder familjet Shqiptare te kerkonin ushqim, dhe partizanet moren komplete kontrol nder fshatra. Gjermanet ishin teper te shpejte te godisnin grupet e vogla qe ishin jo te bashkuara ne qytete dhe fshatra te vogla. Gjermanet vodhen, dogjen, vrane dhe ndiqnin pjesetaret e resistences.
Nje tjeter oficer Angleze Rigg Hibbert qe ishte hedhur me parashute ne malet e Veriut te Shqiperise ne Dhjetor 1943 arriti ne konkluzionin qe, ai ishte gjithmon ne levizje dhe pati kontakte efektive por Shqiptaret po luftonin per te mbijetuar, dhe resistenca per ta ishte jo shume e rendesishme per ta. Tre grupet e resistences Shqiptare ishin te percara dhe kishin diferencat e tyre. Per shembull Balli Kombetar deshironte qe te ruante traditen dhe strukturat e vjetra, kurse partizanet donin qe te ti shkaterronin ato. Partizanet nuk donin tja dinin se Gjermanet vrisnin, digjnin bagetit dhe shtepite. Perkundrazi kjo ishte ne avantazhin e tyre sepse njerezit nuk kishin ku te vinin por bashkoheshin me partizanet keshtu Rigg Hibbert shpjegon. Synim i Amerikaneve dhe Anglezeve perputhej me keto veprime ne afat te shkurter.

Nje nga njerezit me te pasur te Shqiperise ne ato vite dhe me shume influence Ihsan Toptani thote: komplikacionet gjate luftes i dhane Britanise motive te pakta te tregojne interes kundrejt Shiperise, Britaniket ishin te interesuar qe sa me shume Gjerman te vriteshin sepse ky ishte urdhri i Winston Churchillit. Britaniket ju pergjigjen Ihsanit ku ata pajtoheshin me cfare Toptani thoshte por nuk kishin deshire, qe per te vrare nje Gjerman, nje fshate i tere te vihej flaka. Britaniket pajtohen me ate qe nacionalistet e Shqiperise luftuan me pak se sa partizanet. Megjithate, ka pasur arsye te forta perse nacionalistet luftuan me pak, nje nga arsyet ishte se ata kishin pasuri dhe shume interesa ekonomike dhe jo sepse pelqenin Gjermanet. Kurse partizanet nga ana tjeter nuk kishin se cfare te humbisnin. Ne nje raport te Britanikeve me 1943 ishte verejtur se partizanet ishin luftetare me te mire por Balli ishin me Zoterinje.

Julian Amery beson se partizanet ishin luftetare me te mire por mbas fitores se Stalingradid ishte e qarte se cili grup do te fitonte luften ne Shqiperi, dhe Britaniket vazhdon ai, duhet te te kishin kuptuar hesitimin e nacionalisteve gjate luftes. Ata mbeshteten komunistet, por cili do te fitonte luften ishte nje problem teper serioz per nacionalistet. Gjermanet shpresonin qe do te shakterronin resistancen gjate dimrit 1943. Ata vrane shume por Brigada a Pare ishte kyc i luftes dhe ne pranveren 1944 mijera te tjere te rinje u bene partizane. Oficeret Britanike ne menyre te hapur favorizuan komunistet dhe partizanet nuk luftuan aq shume sa thone, por mjafte, te impresiononin Britaniket. Urdherat nga Winston Churchill ishin te mbeshtesnin komunistet ne Yugosllavi dhe Shqiperia nuk ishte permendur ndonjehere, ndoshta, ishte menduar si province e Yugoslavise.

Me 1944 Prill, Mclean dhe Smiley erdhen ne Shqiperi prape me parashute. Ata moren veshe qe nacionalistet kishin humbur pasurite dhe autoritetin e tyre. Gjithashtu ata nuk menduan se cfare do te ndodhte mbas lufte por vazhdonin te mbeshtesnin komunistet, me arme dhe monedha, duke menduar se ata i meritonin.
Enver Hoxha ishte teper i veshtire dhe i vrazhde, si person, kundrejt oficereve Britanike. Nje shembull i qarte i kesaje eshte, gjate nje operacioni lufte me 1944. Nje tjeter oficer Anglez raporton Anthony Northrop. Partizanet duhet te godisnin Gjermanet dhe koha ishte caktuar. Forcat Royale do te godisnin qe nga Bari i Italise. Enver Hoxha u terhoq nga sulmi. Northrop raportoj kete incident to Qendra e Oficereve Britanike duke u kerkuar atyre qe cdo furnizim tu nderpritej komunisteve. Reagimi i Enver Hoxhes kundrejt tij ishte : i mori mori atij radion, dhe e arrestoj. Ne nje rast tjeter po i njejti oficer tregon qe: ne nje mengjez ai ishte zgjuar nga nje shiptare. Shqiptari i shpjegon oficerit anglez, qe Gjermanet ishin vec dy minuta larg prej ku ky oficer ishte. Partizanet e kishin lene ate aty dhe e larguan pa e lajmeruar ardhjen e Gjermaneve! Ashtu si edhe rasti i pare, ky incident u ishte raportuar Qendres ne Bari por ata vazhduan te mbeshtesin komunistet dhe Hoxhen. Qe atehere Anthony kishte nje opinion te erret per Hoxhen.

Peytja qe duhet te te shtrohet eshte: Perse Anglezet nuk mbeshteten nacionalistet aleatin natyral te tyre? Kjo pyetje ka qene dhe eshte nje nga pyetjet qe diskutohet nder oficeret qe moren pjese ne lufte ne Shqiperi. Mclean, Amery dhe Smiley pranojne qe Britania ka bere gabim qe nuk parashikoje, qe komunistet do te fitonin luften. Ata menduan qe nese anti-komunistet do te ishin mbeshtetur plotesisht nga Anglezet do te kishin patur nje motive me te forte te luftonin, dhe do te kishin pasur mbeshtetjen e vete Shqiptareve. Ka disa te tjere qe besojne se asgje nuk do te kishte ndaluar fitoren e komunisteve. Nje faktore tjeter qe duhet konsideruar ne Balkan ne ato vite, ishte presenca e Titos. Ai ishte pare si forca me serioze ne rajon, dhe Tito ndoshat nuk do te kishte lejuar qe nje force anti-komuniste do te fitonte luften ne Shqiperi.

Julian Amery ne Gusht 1944 organizoj disa zbritje me parashute ne Veri te Shqiperise ku nacionalistet po luftonin Gjermanet seriozisht. Por keto ndihma nuk erdhen kurre. Per fate te keq kjo nuk do te ishte hera e pare, qe cfare ishte premtuar nuk do te realizohej ose veprimet per arsye te ndryshme nuk do te ko-ordinonin me ata qe ishin ne Shqiperi dhe me ata qe do te sillnin ndihma nga jashte. Njerezit qe ishin ne Bari ( Qendra e oficereve angleze) e kishin ndare mendjen se cilin grup do te mbeshtesnin, por jo Ballin or Legalitetin.

Ne vjeshten 1944 Gjermanet u terhoqen nga Shqiperia dhe komunistet shpallen fitoren. Julian Amery thote : ne keto kohe loja nuk kishte mbaruar ende. Nje nderhyrje e vogel e Amerikaneve dhe Britanikeve mund te te kishte mbrojtur Shqiperine te ishte pjese e Perendimit ashtu si ndodhi ne Greqi, ku komunistet nuk u mbeshteten por u mbeshtet Gjeneral Zervas dhe tradicionalistet.
Winston Churchill mbeshteti Yugosllavine dhe forcat e saje komuniste, dhe nuk tregoj asnje lloje interesi rreth Shqiperise, and Julian Amery nuk pajtohet me kete. Julian Amery ashtu si shume angleze te tjere kishte verejtur se Shqiptaret ishin per te tu mbeshtetur dhe nuk duhet te kishin perfunduar nen kthetrat e Bolshevikeve per dy arsye.
E para: ishte gabim qe Shqiptaret te ishin braktisur dhe te te ishin nen regjimin e urryer te Hoxhes.
Se dyti: Vlora dhe ishulli i Sazanit ishte nje pike strategjitke teper e rendesishme. Ne vend qe te qe Britaniket te punonin te permbysnin komunistet ata po perpiqeshin te integroheshin me ata. Britaniket qe ishin ne Shqiperi mbas lufte ishin urdheruar te linin ate. Ne ate kohe Hoxha nuk ishte me interesuar qe te trajtonte ata me kortezi, por kishte vendosur qe te mos merret aprovimin a tyre me. Hoxha filloj te dyshonte qe Britaniket ishin spiun dhe ai po korruptonin ata qe pelqenin idete e tije me keto opinione per oficeret Britanike.
Nje shembull tjeter se si Hoxha filloje te trajtonte oficeret Britanike eshte : Tony Simcox nje nga oficeret qe ishte i lidhur ngusht me Said Kryeziu dhe vellaj i tije Gani nga Kosova. Keta dy vellezer ishin nga Kosova. Tony Simcox thote : Ne i lame nacionalistet e Shqiperise vecanerisht Gani Kryeziun, ku luftoj ne te vertete dhe sakrifikoje me shume se komunistet duke mos qene me te ashper me partizanet, kur ata filluan te godisnin Abas Kupin. Ne duhet atehere patjeter dhe menjehere te kishim ndaluar dhe negociuar deri sa partizanet te luftonin vetem kunder Gjermaneve dhe jo grupeve te tjera non-komuniste. Te lejosh komunistet te sulmojne ose provokojne dhe vrasin me armet tona, eshte njelloje sikur ne vete, te ta kishim bere ate.

Enver Hoxha i pergjigjet ketije raporti ne nje menyre teper te vrazhde. Oficeri Anglez u poshterua nga komunistet. Partizanet i moren atije misionin qe ai ishte duke kryer, tenden ku ai jetonte e hoqen nga vendi e rrenuan, vodhen cfare ai kishte dhe rrahen perkthyesin a tije per vdekje. Ne te njejten kohe, Mclean dhe Smiley ishin urdheruar qe te tu dorezoheshin komunisteve por ata nuk i besonin Enver Hoxhes. Ne te njeten kohe keta dy oficer si njerez me parime nuk donin te dorezoheshin tek Hoxha, qe te mos te shiheshin si te pabese, kundrejt mikut te tyre Abas Kupi. Keta dy oficere ishin ne dileme te madhe. Por ajo u zgjidh sepse Qendra e Barit kishte marre veshe qellimet e erreta te Enver Hoxhes ku oficeret Britanike ai donte te ti poshteronte, per te treguar forcen e tije. Ne kete raste, ata do te largoheshin nga Shqiperia nepermjet detit.
Duke lexuar me siper se si oficeret angleze u trajtuan ose do te trajtoheshin nga Enver Hoxha, dhe se si oficeret Angleze trajtonin ata qe ata i quanin miq nuk ka nevoje per koment! Enver Hoxha ishte nje njeri qe instaloj nje regjim te urryer ne Shqiperi. Edhe dikush qe nuk eshte Shqiptare vec me keto histori te shkurtra qe lexon ose degjon krijon nje opinion te erret per nje njeri te tille. Si mund te te harrosh te gjithe mbeshtetjen qe Britaniket I ofruan komunisteve? Si mundesh kur je ne pushtet harron gjithcka dhe vepron si nje bishe e egersuar? Ka me shume se nje pergjigje per kete, por duhet te tja leme kete pergjigje historianeve, psikologeve dhe akademikeve.
Analizat e oficereve Angleze rreth problemit dhe qendrimit nacionalisteve gjate luftes dhe mbas lufte: Nacionalistet ne Shqiperi kaluan shume peripecira gjate dhe mbas lufte. Oficeret Britanike mbajten te gjalle respektin per Abas Kupin, dhe te tjere qe ata takuan gjate viteve qe ishin ne Shqiperi. Oficeret Angleze i pershkruan nacionalistet si Zoterinje. Parimet e tyre perputheshin me parimet e Zoterinjeve ne Shqiperi. Nje tjeter Anglez qe eshte bere reference ne kete blog eshte Aubrey Herbert. Ai thote : Shqiptaret jane teper te ngjashem me Zoterinjte e Anglise per sa a perket parimeve te tyre. Enver Hoxha vinte nga nje familje qe ishte e mirenjohur ne Gjirokaster por ndoshta si individ, nuk njihte parime te te qenit nje Zoteri. Ndoshta miresi nuk ekzistonte brenda tije, ndoshta brenda tije ai kurre nuk pati miresi! Hoxha dhe regjimi i tije u instaluan, ku qellimi dhe synimi ishte te rrenoje familjet me te shquara te Shqiperise!
Me se fundi jo vetem qe lufta e klasave sa vinte behej me e ashper por ai filloj te dyshonte dhe per shoket me te afert te tije, keshtu qe nga ky liber, ku cdo informacion eshte marre nga raporte te ndryshme ne arshivat e Policise Sekrete te Britanise dhe Amerikes po si edhe intervista me oficeret qe ishin ne Shqiperi provon me se miri, qe Enver Hoxha ka pasur te njejten tendenci ne jete. Poshtero, persekuto mbaje pushtetin duke ushtruar frike dhe ekzekuto ata qe nuk pajtoheshin me vijen e tije Marksiste- Leniniste.

Kur oficeret Britanike ishin duke lene Shqiperine ata deshironin qe te merrnin Abas Kupin me vete. Kjo kerkese iu ishte refusuar atyre, duke e justifikuar, se mund te te veshtirsonte marredheniet me komunisted dhe Enver Hoxhen. Keta oficer qe me vone disa nga ata moren pjese ne misionet per te permbysur regjimin komunist gjate 1948-51 besojne se Policia Inteligjence Angleze tradhetoj interesat e Britanise dhe Aleateve te tyre. David Smiley ishte teper i zhgenjyer qe ishte forcuar te braktis Abas Kupin. Ai thote qe: Abas Kupi ne na dha leke, mushkat e tije qe ne te leviznim dhe leke per te blere ushqime, nbrojti jeten e tyre. Njerezit e tije shpetuan jeten e pilotve perfshi ketu edhe ata Amerikan, kur shpetuan gjate bombave qe rane mbi Rumani. Abas Kupit i ishin premtuar ndihma ne armatime po kurre nuk arriten te vinin. Tre oficeret ishin te linin Shqiperine nga Veriu I Shqiperise ne fund te Tetorit 1944. Gjeja qe zhgenjeu Britaniket me shume ishte kur takuan nje oficere tjeter ne anjie qe te siguronte qe asnje Shqiptare nuk do te ishte brenda saje.
Sapo ata arriten te qendra e tyre ne Bari nisen telegrame njerezve me influence te siguronin qe Abas Kupi te linte Shqiperine. Vetem kjo deshmon qe keta oficere ishin njerez me parime dhe zoterinje! Per fate te mire Abas Kupi mundi te merte nje anije te vogel dhe la Shqiperine bashke Ihsan Toptani dhe djalin e tije Petrit Kupi.

Oficeret Angleze ishin teper te indinjuar, qe ceshtja Shqiptare nuk kishte marre seriozitetin e duhur ose me mire ishte tradhetuar nga Qeveria Angleze. Ata do te takoheshin prape me ceshtjen e Shqiperise dhe Abas Kupin pas disa vjetesh! (shume informacione marrenga libri The Greatest Betrayal).