Kjo video eshte teper rrenqethese. Zeri i zotit Reshat Arbana kumbon si nje kambane ne mes te Bjeshkeve tona te larta. Vargjet qe ai reciton jane te poetit Ali Asllani. Kjo peozi ndoshta do te mbijetoje dhe dote jetoje ne mendjen e brezave te ardhshem. Ashtu si ne shume vende ku shkrimtare dhe intelektual qe shkruajne ose me mire rebelojne kunder politikave dhe politikaneve Ali Asllani ishte nje nga ata qe rebeloi duke perdorur penen e tije. Ai ishte i pari shkrimtare qe insistoje ne krijimin e Lidhjes se Shkrimtareve me 1952.

Vargjet e kesaj poezie pasqyrojne realitetin a atyre viteve. Duke analizuar keto vargje teper domethenese arrin ne konkluzionin se politikanet dhe politikat e tyre kane te njejten ngjyre dhe fytyre. Nuk duhet perjashtuar fakti qe ka edhe Zoterinje qe jane perfshire, ne politike ne cdo sistem dhe kohe por per fate te keq ata jane vetem disa, dhe nuk arrijne ne majat me te larta te politikes.
Akademik te ndryshem qe ne kohet e lashta kane verejtur te njejtin fenomen. Greket e lashte ku pafundesisht kane diskutuar cili do te jete varianti me i mire i kushtetutes dhe arriten ne konkluzionin : nje njeri i vetem te qeverisi, por pushteti i tije te jeti i kufizuar.
Aristoteli per shembull, bente dallimin midis mbreterise dhe tiraneve duke sjell kater kritere ku ai qe eshte ne krye te qeverise te permbushi si me poshte:
a) te jete pergjegjes perpara ligjit, b) te jete ne zyre pergjithmon ose me afate, c) te jete i zgjedhur ose jo dhe d) populli mbeshtet zgjedhjen e tije.
Romaket po ashtu kane qene teper te ndjeshem rreth ketije problemi. Qe nga vitet 735 para eres sone Romaket ishin udhehequr nga Mbreterit qe thuajse ishin admiruar nga historianet, si per shembull Livy. Por Mbreti i fundit i quajtur arroganti Tarquinius Superbus ku Livy veren : ai qe i pari qe shkoi kunder tradites duke mos u konsulluar me Senatin, por qeveriste me autoritetin e tije dhe familjes se tije. Me 509 para eres sone djali i tije Sextus Tarquinius perdhunoj nje grua fisnike Lucretia, ku me vone arriti te vriste veten,dhe mbreteria u perjashtua dhe Romaket vendosen republike. Pas kesaj ngjarje Romaket deklaruan (Moribus antiquis res state Romana virisque) qe do te thote, Shteti Romak do te vazhdoje i forte duke respektuar traditat e vjetra dhe burrat e tije, ku vazhdoj keshtu per rreth 400 vjet.

Historia vazhdon dhe ashtu si gjithmon perserit vetveten, ne shekullin a pare te eres sone Romaket rane ne dore te Diktatorve si Sulla, Ceaser dhe Pompey, ku vendi u perfshi ne lufte civile. Ne vitin 49 para eres sone lufta filloj midis Ceasar dhe Pompey. Nje nga njerezit a shquar te Romakeve ne ate kohe keto ngjarje e tmerruan Marcus Tullius Cicero (103-43 para eres sone) dhe deklaroj: Une e di se cilin te braktis por nuk di ke te ndjek.

Qe nga kjo periudh Cicero filloj te mendonte seriozisht cfare do te thoshte te jetoje nen nje diktature. Ai vazhdoj te komentonte rreth Ceasar kur u shpall fitues duke thene: I gjithe pushteti i eshte dhene ne nje pjate nje personi qe merr keshilla nga askush, perfshi ketu dhe miqte e tije, por nuk do te ishte ndryshe sikur personi qe une do preferoja do te ishte fituesi. Cicero u perfshi ne shkrimet e traktateve politike te nndryshme gjate kesaj kohe si edhe shkrime politike. Per diktatoret ai verejti dicka shume specifike ” nje shtet qe eshte udhehequr nga nje diktator nuk meriton te pershkruhet si shtet”.
Pikepamjet e tije rreth menyres se qeverisjes ishin keto: Eshte e pamundur te jetosh mire me perjashtim kur ne nje shoqeri te mire ku ai qe drejton nje vend duhet te kete si objektive per qytetaret e tije qe ata te jene te gezuar, te shrytezoje pasurite natyrore, te kene nje reputacion te lavdishem dhe te respektohet per integrimin e vendit.
Cicero vazdhon te diskutoje Lirine dhe shtron pyetjen ” liri per ke dhe te beje cfare?”. Cicero me analizat e tije thote qe nje vend ka nje qeveri te mire ku nuk eshte vetem ne doren e nje personi te mire por te nje grupi personash. Julius Ceaser kosideronte vendin e tije, si pasurine e tije edhe qytetaret, si shoket e tije.

Pyetja qe duhet te shtrohet sot eshte: duhet nje tirane patjeter te jete diktatore?
Realiteti te tregon dhe te meson qe kjo pyetje kishte vlera atehere dhe duhet te kete vlera dhe ne kohet tona moderne. Poezia e Ali Asllanit eshte nje deklarate, qe ndoshta eshte interpretimi i shkelqyeshen i thenies se mesiperme te Ciceros ” Jam i qarte se cilin te braktis por nuk e di ke te ndjeke”.
Vere: theniet e Cicero jane marre dhe perkthyer nga nje reviste prestigjoze ne Londer The Spectator.