Me beri pershtypje status i nje mikut tim ne facebook ku sjelle nje ftese te diskutojme rreth besimeve te ndryshme fetare. Per koincidence po lexoja nje reviste teper e majte ne Angli ( New Statesman) por me artikuje teper te vleresuar rreth menyres se te shkruarit dhe mbulon nje spekter teper te gjere te problemeve. Ky artikull i shkruajtur nga Richard Dawkins qe beson ne evolucionin e jetes dhe jo ne fe me ngjalli nje interes te vecante dhe pershtatet plotesisht me idet e mia rreth besimeve te ndryshme fetare. Te analizoshe fene ne pergjithesi dhe efekted e besimeve te ndryshme fetare ne bote dhe ne Shqiperi eshte nje ceshtje teper delikate. Feja mund te shkaktoje ndarje te grupeve te ndryshme te shoqerise. Po ashtu, qe eshte me teper per tu reflektuar feja i ben njerezit te paragjykojne grupet e tjera qe nuk jane te te njejtit besim. Ku konsiston percarja midis grupeve te ndryshme? Nje shembull i qarte eshte qe duke quajtur femijet, si femije te myslimanve ose katolikeve, ortodoksve ne nuk bejme gje tjeter vec, kemi bere ndarjen e shoqerise ne keto grupe fetare. Ideja qe te keshe moralet qe Bibla ose Kurani te tregon do te thote qe ke mbetur mbrapa me kohen. Nderse rreth ”jetes” pas vdekjes dhe premtimet qe do te shkosh ne paradise qe te mos shkosh ne ferr duke qene i ” moralshem” :cfare hipokrizie dhe nje motive imoral, per te qene i moralshem! Nga ana tjeter, ideja te besosh ne Qenien Njerezore te ndricon mendjen dhe te ndryshone menyren e te menduarit dhe te te vepruarit. Humanizmi eshte dicka qe e preke dhe e ndjen ne jeten tende. Eshte dicka qe njerui vete duhet te te veproje dhe te kunderveproje rreth Qenieve te tjera njerezore duke pasur miresine parasysh. Te demonstrosh miresi ne jete duhet te jete motivi i te gjitheve. Eshte motivi i morlashem dhe i pershtatet te gjitha shoqerive dhe grupeve te ndryshme fetare. Te besosh ne ” ai qe ka krijuar kete bote” duhet te besosh se nuk do kete me luftra, urrejtje, krime cnjerezore, njerez te varfer qe humbasin jeten e tyre nga uria ne shume skaje te botes moderne dhe te tjera si keto. Duke qene ne lidhje me njerez te ndryshem gjate jetes ne pa edhe pa kuptuar ndonjehere demonstrojme veprime humane kundrejt miqve , shokeve, familjes dhe te panjohurve. Humanizmi duhet te jete besimi qe duhet te sundoje mendjen njerezve. Eshte vetem dhe vetem njeriu, qe te sjelle gezime dhe hidherime ne jete. Eshte po ai qe me mendjen dhe arritjet e tije zhvillon teknologjine qe ndikon ne cdo aspekt te jetes today ne cdo cep te botes. Cfare na bashkon ne te gjithe bashke duhet te jete , te jeshe i kendshem, te kuptosh te tjeret qe te rrethojne, te demonstrosh keqardhje kur eshte momenti i duhur. Keto cilesi jane me teper te rendesishme dhe rrenjesore dhe me te fuqishme se feja. Nje gje eshte per tu vleresuar per Shqiptaret qe asnjehere nuk kane lejuar qe besimi fetare te te jete perpara te qenit Shqiptare. Ky qendrim vertete eshte per tu admiruar rreth Shqiptareve dhe eshte pare si nje nga shenja te nje shoqerie te civilizuar ne boten moderne.

..
.