Emigrantet qe kane lene Shqiperine per arsye te ndryshme ne periudha te ndryshme, historikisht nuk e kane harruar dhe harrojne vendin e tyre. Disa nga ata, kane ofruar jeten e tyre, vendit te lindjes, si gjate luftes se Pare Boterore ashtu dhe mbas luftes se Dyte Boterore.

Amerika vendosi te merte pjese ne luften e Pare Boterore si Aleate e Fuqive te Medhaja me 1917. Organizata Shqiptare me emrin Vatra e vendosur ne Luisiana kishte 3.000 anetare ne ato vite. Kolonel Aubrey Herbert i beri thirrje kesaj organizate nepermjete Konitzes te mbeshtesnin Shqiperine duke iu referuar ndjenjave patriotike per vendin meme dhe pavaresine kombetare. Kjo organizate sponsorizonte Mihal Tourtoulis, si lobist dhe publicist te sajen. Programi i kesaj organizate u transformua, kur Amerika hyri ne lufte Pril 1917. Presidenti Wilson mbeshteste parimin e vet-vendosjes per cdo komb.

Organizata Vatra, Kontiza dhe Kolonel Aubrey shpresonin ne ato vite qe me pjesemarrjen e Shqiptareve ne luften e Pare Boterore duke mbeshtetur Aleancen Perendimore do te fitonin kredibilitet politik, sepse ne keto vite Shqiperia ishte ne te vertete, vend neutral.

Po ashtu vende te tjera si Polonia krijuan ushtrine e tyre nga emigrantet dhe te burgosurit e luftes ne Qershor 1917 nen komanden Franceze. Unshtria Ceke ndoqi te njejten rruge. Vatra, ne keto kohe ishte shume entusiaste dhe deshironte qe te grumbullonte rreth 5.000 burra me origjine Shqiptare-Amerikane, te ti conte ne Shqiperi. Ky unit do te quhej Brigada Shqiptare- Amerikane dhe do te udhehiqej nga Kolonel Aubrey Herbert nen komanden supreme te Italise.

Ne nje nga letrat qe Herbert i drejton Qendres Kryesore Britanike ne Itali me 26 Djetor 1917 thote qe rreth 2.000 burra ishin regjistruar te ishin pjese e kesaje Brigade.
Gjate kesaj kohe Aubrey Herbert, meresh me planin se si kjo Brigade do te assitonte Aleatet ne Balkan dhe strategjine qe do te perdorin kunder Austrianeve qe ishin vendosur ne veri te Shqiperise dhe Serbeve. Kjo permbledhje e shkurter eshte marre nga libri i koheve te fundit ne anglisht Albanian’s Greatest Friend ( ditari i Kolonel Aubrey Herbert).

Eshte me vlere te permendesh qe deshira e Shqiptareve te vendosur ne Amerike nuk mungoje te vinin ne Shqiperi ndoshta te jepnin dhe jeten e tyre per pavaresine perfundimtare te saje. Si gjithmone, ndihma e Kolonel Aubrey nuk ndaloj asnjehere. Politikane te tjere angleze dhe komandant te ushtrise Italiane po ashtu ishin perfshire ne kete process. Por, per arsyen qe ushtria e Dyte Italiane pesoj nje disaster ne Betejen e Kaporettos ( 24 Tetor-4 Nendor 1917) kjo Brigade nuk mund te krijohej formalisht dhe Lufta e pare Boterore perfundoj keshtu qe planet mbeten te pakurorzuara.