Libra akademik te koheve te fundit!

Referenca te ndryshme vazhdohen te ti behen origjines se Shqiptareve. Pyetje jane shtruar perpara akademikeve, historianeve dhe specialisteve te njoheve te gjuheve te ndryshme.Historia dhe origjina e nje populli mund zbulohet nga emrat e maleve, lumenjve, njerezve, kulteve, varrezat e vjeter traditave dhe gjuha qe jane trasheguar.Eshte per tu theksuar qe Shqiptaret nuk kane trasheguar historine e tyre per mijera vjete te evidentuar si Greqia apo Romaket.  Akademik te ndryshem kane paraqitur dhe vazhdojne te paraqesin interes, vecanerisht ne gjuhen shqipe qe eshte e vetmja gjuhe me origjine indo-europiane qe i ka mbetur orgjinaliteti.

Ne nje liber qe eshte shkruajtur nga nje prift Amerikan  i quajtur Edwin Jacques ka informacione rreth origjines se Ilireve dhe mundesise qe Iliret jane pasardhesit e Trojaneve.  Po ashtu referenca te ketije problemi eshte bere ne nje liber tjeter botuar nga nje Englishman Robin Hanbury- Tenison ( Land of Eagles).  Specifikisht Robin thote qe ne Theth dhe veri te Shqiperise perfshi ketu Kosoven mund te te kene ardhur njerezit e lashte qe moren pjese ne luften e Trojes.Nje liber tjeter qe analizon Iliaden e Homerit nga J.T.Sheppard te shtyn te analizosh emrat e heronjve, zakonet dhe historine me shume se 5.000 vjete te shkuara ku Iliret mund te kene origjin Trojane.

Perse Iliret mund te kene rrenjet ne Troje? Iliada e Homerit ishte nje tragjedi perfundimisht nje mitologji. Por ne anen tjeter emrat qe ai ka perdorur ne Iliad duhet te ti marrim si te vertete.

Origjina e Ilireve duke u nisur nga emrat qe themeluan Trojen ( Izmir sot ose Dardanellet) dhe Greqin ose Thessalonin ( Selanikun e sotem).Tros ishte quajtur vendi i Trojaneve. Dardanus ishte djali i Zeusit dhe Electra  nje nga djemte e tije eshte quajtur Ganymedes. Eshte vertete teper interesant qe ky emer Ganimete  eshte i perhapur ne krahinen e Kosoves dhe ne veri te Shqiperise. Mitologjia rreth Ganymedes nuk mund te jete me shume  se mitologji. Por eshte me vlere te permendesh qe ai ishte nje djale teper i bukur bjonde dhe Zeus e rrembeu ate me anen e nje shqiponje. Ndoshta shiponja eshte nje simbol qe Shqiptaret e kane trashguar qe ne kohet e lashta!

Iliada eshte ndoshta e lidhur me origjinen  e Ilireve. Homer mund te jete jo nje emer Greke ashtu sic pretendojne Greket. Edwin Jacques thote ne librin e tije se nga qe Homer ishte i verber ne gjuhen Ilire emri i tije do te thoshte o i mjere. Po ashtu ne librin The Pattern of the Iliad permenden emra si Asios ( Asis)  dhe Abas. Po ashtu Mbreti Alba. Alba Silvius Aeneas.  Alba djali i Latinus.  Alba duhet te shihet si emer qe nuk ka lidhje me Greqine apo me ndonje vend tjeter ne Balkan.Ilirians nuk kishin simbole fetare qe nderonin por ne librin The Illyrians nga John Wilkes thuhet qe i vetmi kult qe njihet ishte Silvanus ( Silvius).

Nje nga traditat tone qe mund te supozosh qe mund te kete origjinen ne Troje eshte : rrahja e gjoksit kur dikush vdes  me pare se trupi i te vdekurit te varroset ,qe eshte nje zakon e perhapur ne veri te Shqiperise. Homer shkruan se kur miku me i ngushte i Akilit Petroclus eshte vrare ne luften e Trojes nga Hektor  dhe kur lajmi  i vdekjes shkon te Akili, grate slave qe ishin me Akilin filluan te qanin me klithma duke rrahur gjoksin e tyre.

Histori!

Dannans erdhi nga Libia ne Argos. Ne Argos  ishte Mbret dhe te gjithe njerezit qe jetuan moren atehere moren emrin Dannans. Ky emer ishte dhe per Greket vecanerisht per ata qe moren pjese ne luften e Trojes. Kurse ata qe marshuan kunder Trojans ishin quajtur Acheans  qe vinin nga Thessaly por vendosur ne Argos. Thuhet se Dannans dhe Acheans u martuan me njeri tjetrin e cila eshte deshmuar nga martese e dy vajzave te Dannans me dy djemte e Acheans.

Mbreti i Trojaneve gjate luftes se trojes ishte Priam. Gruaje e tije quhej Troana ILIUM.  Troja u shkaterrua nga ushtria Greke Agammnenon me 1100 para eres sone.  Per rrethe 400 vjete te tjera Troja ishte komplete e braktisur. Me 700 para eres sone Greket pushtuan Trojen dhe e quajten Ilion ku Troja ishte e Helenizuar dhe e quajtur Troja VIII. Romaket larguan Ilion me 85 para eres sone dhe pjeserisht ri ndertuan Trojen.  Perendori Augustus kushtoj shume rendesi Trojes pasi atje ishin rrenjet e tije ne Trojan Aeneas. Pasi u formua Konstandinopoja nga Konstandini  i Madh me 324  Troja humbi rendesine e saje.

Si Homer e pershkruan humbjen e djalit te  Mbretit te Trojes Priam, Hektor dhe takimin me Akilin, ku shkoj per te marre trupin e Hektorit duke i thene atije qe: Akili i thote babait te Hektorit Mbretit Priam: ju zoteri ne kohet e shkuara keni qene i lumtur. Duke pasur te gjithe vendin ndermjet Lesbos , Phyrgia dhe Hellenspont, ata thone qe ti zoteri ja u ke kaluar te gjitheve me pasuri dhe djemte e tuaj.

Troja eshte vertetuar qe ka ekzistuar por heronjte ne Iliaden e Homerit jane Grekezuar me emra Greke. Homer nuk shkrujti Iliaden por  tregonte historine ndoshta ne amfiteatret e asaj kohe verbalisht. Trojanet mund te jene shperndare ndoshta ne te gjithe Europen e sotme dhe nuk perjashtohet disa nga ata mund te kene shkuar drejt brigjeve te Adriatikut. Ndoshta Aerkologjia dhe studjuesit e gjuhes shqipe te sotme ne te ardhmen do te kete nje pergjigje me precise rreth historise dhe origjinis e popujve qe jetuan ne Balkan ku lindi civilizimi me i vjeter ne bote. Shkollare te ndryshem qe visituan vise te Shqiperise ne cdo kohe deri me ditet e sotme kane paraqitur interes te vecante duke menduar me shume dhe duke pare me larg se informacionet e dokumentuar nder libra te ndryshem.

.