Sapo mbarove se lexuari nje artikull ne nje nga gazetat prestigjoze ne Londer, dhe me beri te te mendoje. Artikulli eshte nje form intervju-je me nje nga filosofe dhe shkrimtare italian i quajtur Umberto Eco.

Dy nga fjalite qe te bejne te ti analizosh jane : Si nje shkollar jam i interesuar ne filosofine e  komunikimit, simbolet dhe nje nga tiparet e shquare e  njeriut eshte mundesia per te genjyer. Nje qen nuk genjen. Kur qeni leh do te thote qe eshte dikush  eshte jashte. Kafshet nuk genjejne por njerezit po.

Fjalia e dyte eshte ( Umberto Eco eshte edukuar ne nje shkolle fashiste dhe thote) : ne 10 vitet e para te jetes sime une u edukova ne nje shkolle fashiste dhe ata  paten nje teori te komplotove ku – burrat angleze, israelitet dhe kapitalistet po thurnin komplote kunder popullit te varfer Italian.

Sa interesante jane keto dy fjali. Njerezit gjate jetes se tyre duan te besojne ne dicka qe duhet te jete besim fetare, ideologji, teori te ndryshme dhe harrojne te arsyetojne. Nese beson verberisht ne dicka indoktrinohesh.  Amerikanet sot bejne propogande se vendi i tyre eshte nen kercenimin e terroristeve islamike. Kjo propogande dhe ” te qenit te kercenuar nga terroristet islamike” i jep asaj ”te drejte te shkoje” dhe pushtoje kombet  si Irak , Libia ose cdo vend qe paraqet ” rrezik”.  Po ashtu historia ka treguar si  cdo Perandori  qe e cila ka bere investime ne vende te tjera qe nuk jane te rendesishme ne arenen nderkombetare nuk jane tjeter vec shenja dominimi ( PUSHTET).

Qeveria angleze e sotme fajeson, nenpunesit e qeverise per krizen e konomike. Bankieret po ashtu fajesojne mesueset infermieret, nenpunesit e gjukates, prokurorise e te tjere.  Bankieret jane ata qe vazhdojne te marrin milliona paund, si kompensim ndermjet tyre, pavaresisht se ekonomia angleze eshte ne krize. Qeveria Angleze u pagoj borxhin bankave nga leket e njerezve qe paguajne taksa kryesisht nenpunesve te saje, dhe perfundimsht Britania ka  biliona paund borxhe  sot.   Pensionet e bankiereve jane te pa imagjinuara duke filluar nga 500.00 – 1.000.000 paund.  Fajtoret jane po NENPUNESIT e Qeverise dhe ata duan ndeshkuar se nga ata vjen” rreziku” i krizes ekonomike.  Per keto arsye Qeveria e sotme ne Britani ka vendosur ne rritjen e  moshes e daljes ne pension, uljen e pensionit si edhe shkurtimin vendeve te punes  ne te gjitha departamentet  e saje.

Nese aplikohen keto mendime ne vende si Shqiperia eshte nje demonstrim precise i propogandes komuniste. Vetem me ideologjine duke thene, qe ne jemi te kercenuar nga Imperializmi Amerikan dhe Angleze, shumica e njerezve pushoj se menduari. Procesi i te menduarit ishte zevendsuar me ate te besuarit. Mendimet ishin te imponuara se cfare duhet te mendohej. Truri i njeriut tregon qe eshte i adoptueshem te situatave te tilla dhe mendjet e njerezve manipulohen shume shpejte. Patjeter qe faktore te tjere ndikojne  ne te besuarit ne nje ideologji apo besim fetare por kryesorja eshte qe politikanet e cdo koheve, jane te afte te manipulojne mendjen e njerezve me teorite qe vete ata i prodhojne per  qellime absolutisht vetjake.

Berluskoni ne cdo  fushate elektorale flet per komplote kunder tije nga gjyqtaret dhe komunistet.  Te ti referohesh fushatave eleketorale ne Shqiperi ndodh i njeti fenomen.  Partia ne fuqi akuzon partine opozite dhe ansjelltas.  I njejti proces ndodh ne Parlamentin Anglez. Konservativet kritikojne reformat e Laburisteve dhe ansajelltas.

Politikanet dhe teorite e tyre jane kunder interesave te popullit. Kohet moderne po i zgjojne te menduarit njerezve te thjeshte. Vetem mosbesimi i teorive te krijuara nga politikante eshte arma me e sukseshme sot. Njerezit jane te afte te genjejne si Umberto Eco shprehet. Genjeshtrat e poliitikaneve nuk jane tjeter vec shembuje te teorive qesharake te Berluskonit.

Advertisements