Emperors from Illyricum

Perandoria Romake gjate eres sone udhehiqej nga Senati. Elita e Ilireve u integrua ne rangje te larta te ushtrise romake. Iliret u rekrutuan ne ushtrine Romake dhe rezulatti i kesaje ishte te njiheshin si qytetare romake.  Nga ana civile disa komunitete Ilire u bene qytete romake. Me perjashtim te Liburnians nuk pate komunitete te tjera te organizuara ne qytete romake me pare se vitet 69-96 gjate eres sone ( Flavian epoke).

Romaket shfrytezuan aftesite e Ilireve dhe anijet  ku disa nga to kane dhane, nje kontribute te madh ne fitoren perfundimtare ne Actium ( Veri te Greqise) ku anijet detare te Kleopatres u shkaterruan me  vitin 31 te eres sone. Ne Ravena te Italise me, 68 pas vdekjes se Perandorit Nero ushtria romake ka pasur regjimente qe ushtaret ishin vetem me origjine Ilire nga Pannonia dhe Dalmacia. Rekrutimi i Ilireve ne ushtrine Romake u shtri jo vetem gjate bregut te Adriatikut por edhe ne territore tokesore deri lumin Danube. Megjithese oficeret romake po rekrutonin dhe nga vende te tjera ne ate kohe nuk perjashtohet mundesia qe mernin ushtare nga Iliria. Ka shume mundesi qe disa nga emrat ne varrezat te romakeve jane Ilire me origjine kur oficeret nuk mund te mbushnin kuaotat, rekrutonin nga Iliret. Patjeter qe ka evidence qe te qenit ne ushtrine romake nuk ishte aq e kendshme per Iliret ( Tacitus Histories, Marvin 1977 Illyrians in Italy). Iliret u shquan ne perandorine Romake menjehere pas vdekjes se Commandos me 192 te eres sone. Me 9 Pril 193  qeveritari i Pannonis se Siperme ( fise Iliresh ne  bregun e siperm te Adriatikut ne kufije me Dalmacine) L. Septimus. Severus u shpall Perandor nga regjimenti i tije dhe brenda dy muajsh ishte ne krye te Romes. Menjehere sa shkoj ne Rome largoj Gardianet e Perandorise existuese dhe i zevendsoj ata kryesisht me Iliriane dhe dy here me shume ne number ( mbi 10.000). Brenda disa vjeteve nje regjiment i ri u krijua nga Iliret dhe u stacionua ne  qytetin Albanum disa kilometra larg Romes. Historiani Cassius Dio Roman Senator, ka qene deshmitare okulare dhe ka thene ‘ Severus mbushi qytetin me ushtare me fytyra te ashpra, te frikshem ne fjalimet e tyre dhe jo shume interesante ne biseda’.

Romaket nuk ishin shume sipmatizante te ushtareve Ilire. Mbas 30 vjetesh ne Rome filluan pasigurite. Cassius Dio, vete pati probleme dhe u largua nga qyteti i Romes sepse nuk ishte shume i pelqyer nga nje qeveritar Ilir ne Iliri. Romaket e shtresave te mesme dhe te larta, Danubianet ( fiset Ilire ishin shtrire deri ne Danube ne ato kohe) thoshin qe nuk jane shume te talentuar, jo te zgjuar, pa kulture dhe jo shume njerezore por nga ana tjeter Severus ishte teper i vemendshem per problemet e ushtrise.

Iliria pati paqe dhe prosperitet per me shume se 50 vjete ne shekullin e dyte te eres sone. Ne fillim te shekullit te trete ushtria e Ilireve ishte teper e kujdesshme te luftonet per te tjeret, kurse ne anen tjeter insistonte qe te kishte mbeshtetje nga zona te tjera te Perandorise Romake te mbronte kufijet e exposuar pergjate lumit Danube. Nese mbeshtetja e tyre rrezikohej Iliret, nuk hesitonin te formonin Perandorine e tyre te vecante, per te marre suporte nga Perandoria ne Rome. Iliret arriten pozicione te larta ne ushtrine romake dhe vinin nga origjine e thjeshte ose nga fshatra.

Nja nga keta, eshte Valeruis Maximanus qe u ngrit ne rank te larte gjate regjimit te Marcus Aurelius. Ai ishte shquar si njeri i aksionit dhe fitonte ne beteje duke luftuar balle per ball. Nje tjeter Perandor me origjine Ilire eshte Aurelius Claudius me 286 te eres sone ku fitoje mbi Gothet ne Naissus dhe Perandoria Romake ra nen kontrollin e Ilireve me residence ne Sirmium. Aurelius vinte nga Iliria e jugut Dalmacia ose Dardania por vdiq shpejt nga nje epidemi.

Nje tjeter me emrin Domitius Aurelianus arriti te bashkonte Perandorine Romake te Lindjes me te Perendimit  dhe kjo ishte pika me a larte e pushtetit te Ilireve. Ne kete kohe ushtria e largua nga qendra kryesore Sirmium, ku u bashkua me grupe te ushtrise tjera me tituje Ilire,  por humben thuajse lidhjen e ngushte me vendin e tyre Ilirine.

Probus ishte nje tjeter Perandor me origjine Ilire gjate viteve 276-282. Thuhet qe eshte vrare nga trupat e tije pasi ai donte qe te eliminonte ushtrine, duke deklaruar ‘ qe  ushtria nuk eshte me e nevojshme, dhe se shpejti nuk do te kete me ushtare, gjithe bota nuk do te prodhoje me arme, dhe buajte duhen per te pluguar token,  kuajte per mbareshtrim si edhe per paqe. Jo me lufte, dhe te burgosur ( Augustian Histori, Jeta e Probus). Pasardhsi i tije ishte Carus me origjine nga Dalmacia ku vdiq ne nje beteje ne Persi.

Nje tjeter emer qe i dha Perandorise Romake  nje periudhe te re ishte Valeruis Diocles i njohur  me emrin Diocletian qe po ashtu vinte nga nje origjine e thjeshte nga bregu i Dalmacise. Ai ne kualicion me nje mikun e tije Maximanuis, me origjine Ilire. Kjo marreveshje resultoj teper e sukseshme dhe per kete arsye ata emeruan dy Perandor te rinje ose te quajtur Ceaser me origjine Ilire Galerius dhe Constantius. Keta te kater qene teper te suksesshem por kishin paragjykime per Kristianet dhe  persekutuan keta te fundit.

Ne lidhje me menyren se sa e sukseshme ishte qeverisja e ketyre perandoreve eshte permbledhur ne nje paragraf te shkurter nga nje historiane i atyre koheve, Aurelius Victor qe shkruan mbas 50 vjeteve keshtu : vendi i tyre ishte Iliria, vendi dhe femijria e tyre ishte e veshtire, por kariera e tyre ishte me e suksesshmja nga te gjithe per shtetin. Ndersa njerezit e edukuar dhe rritur mire, jane gati per te gjetur gabime tek te tjeret, kurse ata qe vijne nga nje bakgraund i veshtire gjykojne te tjeret rreth arritjeve dhe meritave dhe nuk perqendrohen ne gjera te vogla'( Liber De Caesavibus, 39,26-28).

Diocletian doli ne pension me 305. Constantin qe ishte djali i Constantious Cesar fitoj mbi Maxentuis ne nje beteje jashte Romes me 312. Origjina e tije prape e thjeshte ishte nga Dardania. Perandori Constantin u be simbol i Krishterimit me 324. Dinastia e tije udhehoqi deri me 363. Keta te fundit ne pergjithesi nuk i kushtuan me vemendje Ilirise. Megjithate kur vinte momenti qe Perandoret do te zgjidheshin,  ushtria emeronte perandor me origjine nga Iliria si Jovionus nga Beogradi, Valentinian nga Cibala ( Vinkovci). Valentinian nuk u perqendrua ne problemet e Ilireve, dhe  nuk jetoje ne seline ne Sirminium. Nuk u pergjigje ose pak fare peticioneve te bashke atdhetareve nga Iliria.

Iliria Romake perfundoj me 9 Gusht 378 ku Perandori Valens dhe ushtria e tije u shkaterrrua nga Gothet ne betejen e Adrianoplit ne juglindje te Thrakes.

Kjo permbledhje e shkurter eshte marre nga libri qe titullohet,  The Illyrians, Autor John Wilkes. John Wilkes eshte Profesor  Aerkologjie per Greket dhe Romaket ne Institutin e Aerkologjise, Universiteti Kolegjit te Londres.