Libraria Elbasan.Artikull ne Gazeten qe drejtohej nga Lef Nosi qe perpara shpalljes e pavaresise. Arikulli i dedikohet vdekjes se njeriut qe i dha aq shume Pavaresise se Shqiperise.

E familjarizuar me kontributin qe ky zoteri i dha vendit tone me shtyu kureshtja te shfletoja gazetat nen emrin Lef Nosi.  Ne momentet qe pikasa kete artikull u emocionova shume. Pasi isha e shoqeruar me anglez ne librari mu desh te perkthej permbjatjen. Gjate perkthimit syte mu perloten dhe mu duk sikur u ktheva mbrapa ne kohe dhe perjetova vdekjen e tije sikur ndodhi ate dite! Ky njeri fisnike shpenzoj dite, muaj ne periudha te ndryshme me njerez te shquar te Shqiperise prej 1908 deri sa u largua nga kjo bote. Ka qene ne Kosove, ku takoj Isa Boletinin, ne veri te Shqiperise ku takoj Ded Gjo Lulin, ne Shkoder, ne Elbasan me 1913 ku takoj Lef Nosin, Vlore dhe Tirane.

Me 1920 21 Shkurt ne Londer shkoj per te dreke me Lef Nosin, Mehmet Konitzen dhe Sadik Tiranen. Aty diskutuan problemin e pushtimit te Italise. Ata i sugjeruan Aubrey idene te sulmonin Italianet. Pergjigja e tije ishte: ju luftuat kuder turqve dhe fituat por  fqinjet tuaj ne Balkan nuk ju thane te faleminderit por po ju vrasin dhe po u gllaberojne. Nese ju sulmoni Italianet keni te njejtin fat. Ne fund te Shkurtit 1920 Amerika insistoj ne publikimin e cdo korrespondence te problemeve ne Adriatik. President Wilson nuk pajtohej me planin Anglo-Francez per copetimin e Shqiperise ( Informacione te marra nga Albania’s Greatest Friend).